Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Lajme
Kryeministri Albin Kurti sot pati një takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller. Ambasadori Weidinger potencoi që Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ai veçoi fushën e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndërsa, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë./KP ...
Komentet te ​Ambasadori Weidinger: Austria mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së Janë të Mbyllura

​Abdixhiku pret në takim ambasadorin Orlando

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. Me këtë rast kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadorin Orlando për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova. /KP ...
Komentet te ​Abdixhiku pret në takim ambasadorin Orlando Janë të Mbyllura

​Von Cramon: BE të heqë vizat për Kosovën

Lajme
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon tha sot se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur. Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore në PE, Viola Von Cramon tha se është koha e fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën. Viola von Cramon: Nëse nuk heqim vizat për Kosovën do ta humbasim kredibilitetin Video 11:27:20 – 11:27:55 “Njerëzit në Kosovë më impresionojnë me dëshirën e tyre për të qenë pjesë e BE-së, në fakt asnjë shtet në rajon nuk shfaq qëndrim më të fortë për BE-në ...
Komentet te ​Von Cramon: BE të heqë vizat për Kosovën Janë të Mbyllura

​Kryesenatorja italiane uron kryeparlamentarin Konjufca

Lajme
Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në telegram thuhet: “Z. Kryetar, Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit. Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal. Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”. ...
Komentet te ​Kryesenatorja italiane uron kryeparlamentarin Konjufca Janë të Mbyllura

​Qendron Kastrati nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore

Lajme
Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli lidhur me avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civil. Marrëveshje do të ofrojë mbrojtje nga të gjitha diskriminimet për shërbyesit civilë dhe do të ofrojë edhe avancimin e bazës ligjore dhe mekanizmave përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjit për Barazi Gjinore dhe Ligjin e Punës. “Me drejtoreshën e Qendra Kosovare për Studime Gjinore Luljeta Demolli nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen nga të gjitha format e diskriminimit për shërbyesit civil dhe ...
Komentet te ​Qendron Kastrati nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore Janë të Mbyllura

​Kurti merr urime nga Forca e Re Demokratike dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë. Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu është shprehur i bindur se Qeveria Kurti do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë, dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, është shprehur i bindur se Qeveria e re e Kosovës do të angazhohet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe përkushtim ...
Komentet te ​Kurti merr urime nga Forca e Re Demokratike dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi Janë të Mbyllura

​Emërohen trajnerët e Kombëtares së femrave, Kombëtares U17 dhe U19 në futsall

Sport
Në kuadër të reformave dhe riorganizimit të ekipeve kombëtare, Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar stafin e trajnerëve në ekipin kombëtar A të femrave, në ekipin kombëtar U17 të meshkujve si dhe në ekipin kombëtar U19 në futsall. Kontratat me stafin e trajnerëve do të jenë 1+1, ku gjithçka rreth vazhdimit të punës së tyre do të varet nga paraqitjet dhe rezultatet e ekipeve kombëtare. Kombëtarja A (Femrat) Afërdita Fazlija Veton Çitaku Sanije Krasniqi Besart Ismajli Kombëtarja U17 (meshkujt) Arsim Abazi Fadil Berisha Fatos Vishi Valmir Bytyqi Kombëtarja U19 (futsall) Suad Keçi Haki Ahmeti/KP ...
Komentet te ​Emërohen trajnerët e Kombëtares së femrave, Kombëtares U17 dhe U19 në futsall Janë të Mbyllura

​Deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë publik përfundon më 30 mars

Lajme
Agjencia kundër Korrupsionit iu ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë brenda afateve ligjore, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit ligjor AKK nëpërmjet një komunikate thotë se procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2021 ka vazhduar të realizohet në pajtim me pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, do të përfundojë më 30 mars 2021. “Në javën e fundit të deklarimit të rregullt ...
Komentet te ​Deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë publik përfundon më 30 mars Janë të Mbyllura

Danimarka zgjat pezullimin e përdorimit të AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Danimarka ka zgjatur pezullimin e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit AstraZeneca për tri javë të tjera. Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropë që pezulloi përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca dy javë më parë pas disa rasteve të mpiksjes në enët e gjakut të regjistruara në këtë vend dhe vendet tjera, raporton Reuters. Qeveria informoi parlamentin danez për zgjatjen e pezullimit këtë mëngjes, njoftoi televizioni TV2, duke cituar burime të paemërtuara./KP ...
Komentet te Danimarka zgjat pezullimin e përdorimit të AstraZeneca Janë të Mbyllura

Ekskluzive për KosovaPress, flet gjenerali Wesley Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij nga shtypja

Lajme
22 vjet më parë, NATO filloi një fushatë ajrore kundër ish-ushtrisë dhe policisë Jugosllave. Për 78 ditë NATO sulmoi federatën e atëhershme Jugosllave për t’i dhënë fund spastrimit etnik që Sllobodan Millosheviçi po e bënte duke përdorur të gjithë arsenalin e tij ushtarak kundër shqiptarëve të Kosovës. Fushata e aleancës së NATO-s u drejtua nga gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark. Në këtë përvjetor, fotot e liderëve të atëhershëm perëndimorë u bënë virale në mediat sociale në Kosovë. Dhe fotografia e gjeneralit Clark u ilustrua gjithashtu si një shenjë mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës. Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress gjenerali Clark ka thënë se është ...
Komentet te Ekskluzive për KosovaPress, flet gjenerali Wesley Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij nga shtypja Janë të Mbyllura