Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca në 22 vjetorin e masakrës së Izbicës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në këtë fshat, ku ka thënë se është detyrë e institucioneve tona që të punojnë në mënyrë që e vërteta dhe drejtësia të bije në vend. Konjufca tha se përmasat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, i tregon fakti që nuk ka ditë në të cilën nuk përkujtohen shqiptarët e vrarë nga shteti serb. Konjufca: Çdo ditë ka përvjetorë të vrasjes së shqiptarëve nga Serbia “Nuk ka ditë në Kosovë e cila të mos jetë data e përvjetorit të vrasjes së shqiptarëve të Kosovës prej Serbisë dhe nuk ka ...
Komentet te Konjufca nga Izbica: Masakrat na bëjnë më të vendosur, asnjë kompromis në themelet e shtetësisë tonë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sytë nuk janë vetëm dritarja e shpirtit tuaj, ata janë dritarja me të cilën ju e përjetoni botën. Nëse nuk hani mjaftueshëm nga këto ushqime që janë të mira për sytë tuaj, nuk do të shihni shumë. Fatkeqësisht, sytë janë të ndjeshëm ndaj faktorëve të caktuar të mënyrës së jetesës, të tilla si ushqimi i dobët, pirja e duhanit dhe shpenzimi i tepërt i kohës përpara një ekrani. Ata janë gjithashtu të prirur të përkeqësohen ndërsa plakeni, duke e bërë më të vështirë leximin, drejtimin, punën, lojën sportive dhe përfshirjen në hobi tuaj të preferuar, shkruan daily health post. Shikimi nuk është diçka që dëshironi të humbni. Çfarë ndikon ...
Komentet te FILLONI TË HANI KËTO USHQIME QË TË PËRMIRËSONI SHIKIMIN TUAJ Janë të Mbyllura
Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme kilogramët, atëherë ky smoothie i shijshëm është ajo që ju duhet. Përbërësit 2 mollë gjysmë filxhani jogurt 2/3 filxhan limoni të shtrydhur një lugë të vogël liri Përgatitja Dy mollë të prera në feta, gjysmë filxhani jogurt, 2/3 filxhan limon të shtrydhur dhe një lugë të vogël liri hidhini në blender ose përzieni me mikser dore. Kjo pije përmban vitamina të shumta, të cilat do t’ju mbajnë të ngopur, por për eliminim sa më të shpejtë të kilogramëve kombinoni smoothien me aktivitet fizikë./RTK ...
Komentet te PIJA QË HEQ KILOGRAMËT E TEPËRTA Janë të Mbyllura
Zhvillim ekonomik, jetë më e mirë dhe parandalim të ikjes së rinisë nga Presheva, po kërkojnë shoqëria civile nga pushteti i ardhshëm. Sipas tyre, kush do që do t’i fitojë këto zgjedhje, duhet të përqendrohet në hallet e preshevarëve, e jo në tema të mëdha kombëtare. Në Preshevë janë duke vijuar zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku shqiptarët e Preshevës garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion prej tetë partive serbe të bashkuara në partinë SNS. Valon Arifi nga shoqëria civile thotë për KosovaPress, se kush do që të fitojë këto zgjedhje duhet të jetë fitore për ndryshimin e këtij qyteti, i cili ka nevojë tash e më shumë ...
Komentet te Analistët nga Presheva: Kryetari i ardhshëm të merret me çështjet lokale e jo kombëtare Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun, zëdhënës të Qeverisë. Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe të Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile, të financuar nga Komisioni Evropian i BE-së. Studimet bachelor në Sociologji, Kryeziu i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, vitin e fundit të të cilave e ka ndjekur në Universitetin e Antëerpit në Belgjikë, si përfitues i bursës JoinEU-SEE, të financuar gjithashtu nga Komisioni Evropian. Sipas një njoftimi të Qeverisë, ai ka qenë edhe bursist pionier i programit të shkëmbimit ...
Komentet te Përparim Kryeziu emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Nga raportime e ditës së diele të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë duke u trajtuar 880 pacientë nga Sars- Cov-2. Sipas një njoftimit të ShSKUK-së, 729 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. “151 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 679 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 357 pacientë, 13 në gjendje të rënduar, 294 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 298 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave, Klinika Infektive, 117 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 89 pacientë, Klinika Infektive ...
Komentet te 880 pacientë po trajtohen klinikat Covid dhe spitale Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Izbicës në Drenicë, ku u vranë 147 persona. Ai me bashkëpunëtorë sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë. Hoxhaj ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi, derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre. Hoxhaj: Serbia mbanë përgjegjësi politike, kriminale dhe morale “Edhe pas shumë dekadash, kjo masakër që është prej më të mëdhave në Kosovë, por edhe shumë masakra që kanë ndodhë në shumë vende tjera të Kosovës, tregojnë që Serbia edhe më tutje mbanë një ...
Komentet te Hoxhaj përkujton masakrën e Izbicës, kërkon drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë Janë të Mbyllura
Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës. Homazhet janë bërë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Izbicë, ku u tha se shteti ynë duhet të nis të mbledh të gjitha provat për të dëshmuar se shteti serb ka kryer gjenocid të tmerrshëm në Kosovë. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari pas homazheve tha se masakra e Isbicës është shembulli se pa sakrificë e gjak nuk ka liri. Jashari: Masakra e Isbicës dëshmi e krimit dhe gjenocidit serb “Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimit ...
Komentet te Jashari nga Izbica: Jemi vonuar, shteti të mbledh provat për krimet serbe në Kosovë Janë të Mbyllura
Pyetja se a duhet të hani para apo pas stërvitjes në mëngjes, ka nxitur debat prej vitesh. Disa thonë se ushqimi para stërvitjes rrit sheqernat në gjak, duke i dhënë karburant trupit për të rritur intensitetin dhe gjatësinë e një stërvitje, si dhe bën që ju të os lodheni. Të tjerët thonë se ju digjni më shumë kalori nëse ushqeheni pasi t’i kryeni stërvitjet. Një studim i vogël në Mbretërinë e Bashkuar mbështet pikëpamjen e fundit – në një grup prej 30 burrash me peshë, ata që ushtroheshin para mëngjesit, digjnin dy herë më shumë yndyrë krahasuar me burrat që hëngrën mëngjes para se të stërviteshin. Kjo për shkak ...
Komentet te A DUHET TË HANI PARA APO PAS STËRVITJES NË MËNGJES? Janë të Mbyllura
Stili modern i jetesës ka bërë që shumicën e kohës ta shpenzojmë duke qëndruar ulur, e kjo pastaj po na shpie në shumë probleme shëndetësore si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik. Ekspertët shëndetësorë rregullisht na kujtojnë të mos e harrojmë rëndësinë e aktivitetit fizik. Ecja është një prej aktiviteteve më të vjetra fizike njerëzore dhe është tejet fitimprurëse për shëndetin tonë. Ajo e shpejton metabolizmin pa u shkaktuar problem nyejve, djegë kalori, e parandalon shtimin e peshës, na bën më të shëndetshëm, më të lumtur, etj. Sidoqoftë, ekspertët kanë treguar në detaje për gjashtë përfitimet kryesore shëndetësore të ecjes. 1. I lufton sëmundjet kronike siç janë ato të zemrës, ...
Komentet te GJASHTË GJËRAT QË I NDODHIN TRUPIT KUR ECNI ÇDO DITË Janë të Mbyllura