Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Slloveni: Hyrja në vend është e ndryshme sipas vaksinave që merren

Rajoni dhe Bota
Sllovenia ka marrë një vendim i cili e trajton hyrjen në vend ndryshe, duke marrë parasysh llojin e vaksinës që merr udhëtari. Dino Kozlevac, kreu i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Istria, shpjegon se ai që mori vaksinën Moderna mund të hyjë në Slloveni 14 ditë pas vaksinimit. Ata që morën vaksinën AstraZeneca mund të hyjnë 21 ditë pas vaksinës së parë dhe vaksinën Pfizer shtatë ditë pas vaksinimit të dytë, shkruan e përditshmja Glas Istre. “Ata që u shëruan pas prekjes me COVID-19 mund të hyjë në Kroaci dhe Slloveni me një certifikatë mjekësore që është e vlefshme për gjashtë muaj. Prandaj, ata që e kapërcyen atë dhe ...
Komentet te ​Slloveni: Hyrja në vend është e ndryshme sipas vaksinave që merren Janë të Mbyllura

​Robert Berisha tregon për lidhjen e tij me modelen italiane…

ShowBiz
“Nostalgji muzikore” është kthyer në një ndër rubrikat më të dashura të së dielës, duke sjellë çdo javë personazhe të njohur të skenës shqiptare. Këtë herë ishte i ftuar këngëtari Robert Berisha, i cili foli gjerësisht mbi jetën e tij dhe jo vetëm . Ai është komentuar shumë së fundmi për një lidhje me modelen italiane Maria Bove. I pyetur në lidhje me këtë këngëtari tha se nuk ka me të asgjë tjetër përtej miqësisë. “Kemi qenë miq , dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ka ardhur për punë në Kosovë … Deri te ajo puthja që ka ndodhur me të , skam pasur bateri në telefon dhe se kam ...
Komentet te ​Robert Berisha tregon për lidhjen e tij me modelen italiane… Janë të Mbyllura

​Shqipëri – Angli, formacionet zyrtare

Sport
Pas fitores ndaj Andorrës, Shqipëria sonte përballet me kundërshtarin më të vështirë në grup, Anglinë me fillim nga ora 18:00. Të dy këto ekipe e kryesojnë grupin I me nga tri pikë pas ndeshjeve të para. Këto janë formacionet Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Bare, Laci, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Anglia: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Sterling, Mount, Kane./KP ...
Komentet te ​Shqipëri – Angli, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura

Kamberi: Presheva ka nevojë për stabilitet politik, jo për propagandë me tema kombëtare

Rajoni dhe Bota
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se kryetari i ardhshëm i Preshevës nuk duhet të trajtojë tema kombëtare në mënyrë propagandistike. Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se zgjedhjet e sotme janë të tretat me radhë në katër vjetët e fundit. Sipas tij, këto tregojnë për mungesën e stabilitetit politik në këtë komunë. Kamberi: Zgjedhjet e sotme të ndërtojnë një stabilitet politik për qeverisjen e Preshevës “Po, shpresoj që zgjedhjet e sotme përfundimisht do të ndërtojnë një stabilitet politik për qeverisjen e Preshevës. Për një qeverisje që do të jetë në shërbim të qytetarëve, për nevojat e tyre, sociale, të infrastrukturës. Zgjedhjet në Preshevë kanë peshë ...
Komentet te Kamberi: Presheva ka nevojë për stabilitet politik, jo për propagandë me tema kombëtare Janë të Mbyllura

​Vetëm 13% e qytetarëve të Preshevës votuan deri në orën 12:00

Rajoni dhe Bota
Deri në orën 12:00, vetëm 13 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Madje, sipas KKZ-së kjo përqindje e votuesve është edhe më e ulët krahasuar me zgjedhjet paraprake. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi. Ai tha se në orën 17:00 do të dalin me të dhëna të tjera në lidhje me përqindjen e votuesve. Kamberi: 13 për qind e votuesve kanë dalë deri në orën 12:00 (Video) “Deri tash kanë dalë 5210 votues, deri në orën 12:00 kur është bërë raporti i fundit. I bie 13 për qind, por qysh po shihet në terren është dalja duke u ...
Komentet te ​Vetëm 13% e qytetarëve të Preshevës votuan deri në orën 12:00 Janë të Mbyllura

Dy të mitur dënohen me nga një muaj paraburgim

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit të bazuar në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale detyrimi dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve. G.K., dhe H.B., nën përdorim të forcës me mjete të rrezikshëm- thikë si dhe një qenë të racës Pit Bull i kanë detyruar dy të dëmtuar, që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke iu marrë me forcë një shumë të të hollave. Kurse a do të argumentohen këto fakte do ...
Komentet te Dy të mitur dënohen me nga një muaj paraburgim Janë të Mbyllura

Konjufca dhe Osmani:Nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi

Lajme
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, së bashku me deputeten Vjosa Osmani dhe ministren Donika Gevalla, kanë bërë homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. Nga aty u tha se asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi. Konjufca tha se kurrë nuk do të harrojnë krimet e Serbisë në Kosovë. Konjufca: Jemi të vendosur që deri në fund t’i shkojmë drejtësisë “Kjo është një masakër ku shumica e të vrarëve janë fëmijë dhe gra dhe kjo tregon për mizorinë e pashembullt të shtetit serbë dhe përmasat e gjenocidit që e ka bërë ndaj popullit tonë, duke mos i kursyer as fëmijët, as gratë as pleqtë…kjo ...
Komentet te Konjufca dhe Osmani:Nuk do të rreshtim kurrë së kërkuari drejtësi Janë të Mbyllura

Vjedh shtylla metalike, arrestohet

Lajme
Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se i njëjti në një vend-punishte ka vjedhur rreth 50 shtylla metalike në vlerë rreth 750 euro. I njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur vetëm 6 copë shtylla të cilat i ka shitur në një hekurishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te Vjedh shtylla metalike, arrestohet Janë të Mbyllura

Sulmuan një person, një muaj paraburgim për dy të pandehur

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor. Gjykata nëpërmejt një njoftimi thotë se me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve D.R., dhe E.R., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Të pandehurit D.R., dhe E.R., në bashkë kryerje, me datë 24 mars, në orët e vona të natës, në Prizren, i shkaktojnë lëndime ...
Komentet te Sulmuan një person, një muaj paraburgim për dy të pandehur Janë të Mbyllura

602 TË SHËRUAR DHE 914 RASTE ME COVID-19!

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është ...
Komentet te 602 TË SHËRUAR DHE 914 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura