Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kuqezinjt e nisën mirë ndeshjen duke aplikuar një lojë stabile dhe madje edhe krijuan një rast të pastë për gol përmes Uzunit, por kjo zgjati deri në minutën e 39’ të ndeshjes kur Harry Kane shfrytëzoi bukur krosimin e Luke Shaw për të shënuar për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë Shqipëria provoi të reagonte, madje trajneri Edi Reja freskoi skuadrën me tri zëvendësime por as kjo nuk solli rezultat. Pas kësaj humbje, Shqipëria renditet e dyta në grupin I me tri pikë, kurse Anglia në vendin e ...
Komentet te Anglia e fortë për Shqipërinë, triumfon 2-0 në Tiranë, ja renditja në grupin I Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Basketbollistët e Pejës shënuan sot fitore kundër Trepçës me rezultat 84:76, në kuadër të javës 26 të Superligës së Kosovës FIVE STAR. Pejanët nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, kurse epërsinë më të lartë e arritën në 23:14, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan në 25:21. Verdh-e-zinjtë ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke thelluar epërsinë në 15 pikë, 52:37, derisa pjesa e parë përfundoi 52:39. Trepça nuk u dorëzua dhe në periudhën e tretë dominoi në tërësi, duke ngushtuar shifrat me kalimin e minutave, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:60. Dhjetë minutat e fundit ishin mjaft interesante, ...
Komentet te Peja fiton derbin kundër Trepçës Janë të Mbyllura
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi sot se zemrat e shqiptarëve janë në Prishtinë dhe Tiranë, duke iu referuar kështu ndeshjeve të sotme të kombëtares kosovare dhe asaj shqiptare në kualifikimet për botërorin “Katari 2022”. “Forca Kosovë, Forca Shqipëri! Zemra jonë sonte është në Prishtinë dhe Tiranë. Gjithmonë me Ju! RH”, shkruan Haradinaj në Facebook. Aktualisht Shqipëria është duke luajtur kundër Anglisë në “Air Albania”, ndërsa Kosova nga ora 20:45 pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./KP ...
Komentet te Ramush Haradinaj: Zemra jonë sonte është në Prishtinë dhe Tiranë Janë të Mbyllura
Shkolla e mesme e lartë “Sami Frashëri” në Prishtinë nga nesër do të kalojë në mësim online, për shkak të rasteve të reja me koronavirus në këtë shkollë. Shkuarja në mësim online për dy javë do të bëhet me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. “Ditëve të fundit në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë rezultuar tre mësimdhënës dhe 12 grupe të klasave në vetizolim”, thuhet në rekomandim. Si pasojë e COVID-19, disa shkolla tashmë në kryeqytetet kanë kaluar në mësim online. Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 viktima dhe 914 raste të reja me COVID-19./KP ...
Komentet te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë kalon në mësim online Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 493 raste të reja nga 2993 testime të kryera. Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë, Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë, 11 raste në Durrës etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89.456 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ...
Komentet te Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë. Të emëruarit gjatë kësaj jave janë Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike, Jeton Zulfaj, këshilltar politik dhe Shenaj Shala, këshilltare politike/shefe e protokollit. Të tre ata ishin pjesë e kabinetit të kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti 1, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë kryeministrit Kurti në mandatin e ri, njofton Zyra për komunikim publik pranë Kryeministrit të Kosovës./KP ...
Komentet te Kurti emëron tre këshilltarë politikë Janë të Mbyllura
Duke lëvizur orën një orë përpara, koha e kursimit të ditës fillon natën nga e shtuna në të diel. Llogaritja e kohës së verës në vitin 2021 fillon më 28 mars në orën 2 duke lëvizur një orë përpara, koha në orën 2 llogaritet si ora 3. Duke kaluar në kohën e dritës së diellit, dielli do të lindë më vonë, por gjithashtu do të perëndojë më vonë, prandaj ditët do të kenë më pak dritë në mëngjes dhe më shumë dritë në pasdite. Në BE, debati për heqjen e procedurës së ndërrimit të orës ka vazhduar për shumë vite, por ende nuk dihet kur do të ndodhë me të ...
Komentet te Numri i sulmeve në zemër rritet në katër ditët e para pas kalimit në orën verore Janë të Mbyllura
Ka filluar edhe pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Hqipëria është në disavantazh prej një goli qe nga minuta e 39’ e ndeshjes kur Harry Kane realizoi me kokë pas një krosimi të Luke Shaw. Gjithsesi skuadra e Edi Rejas pati një paraqitje të mirë në 45 minutat e para dhe tani i mbetet të tregohet më e rrezikshme dhe më konkrete ne fraksionin e dytë të lojës./KP ...
Komentet te Fillon pjesa e dytë në “Air Albania”, Shqipëria duhet të reagojë ndaj Anglisë Janë të Mbyllura
Fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Ditë tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën aktuale. Në viset malore me lartësi mbi 900 metra parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë ...
Komentet te Parashikimi i motit për javën e ardhshme Janë të Mbyllura
Këngëtarja Lana Del Rey tregoi anën tjetër të saj, një fytyrë natyrale, e qeshur pa grim, megjithëse jemi mësuar ta shohim në edicione me grim. Ajo postoi një postim në Instagram me faqen e titullit të “Rolling Stone” duke promovuar albumin e ri dhe shkroi “Fytyra ime ndërsa dëgjoja Chemtrails”❤️❤️❤️❤️“. Dhe pas kësaj, ajo publikoi një foto tjetër me titull “Vetëm me balsam buzësh”. A jeni dakord që është e bukur dhe në një edicion krejtësisht natyral?/KP ...
Komentet te Këngëtarja ‘rrëzon’ Instagramin me një foto të re pa grim Janë të Mbyllura