Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova e hap kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe do të ballafaqohet me Suedinë. Mungesa e dy mbrojtësve kryesor Amir Rrahmani dhe Ibrahim Drešević në njërën anë te Kosova, si dhe rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç te Suedia, përbën vështirësi më shumë për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Megjithatë, qytetarët shprehen optimistë që Kosova të mos dal duarbosh nga kjo ndeshje. Grajqevci: Ka me qenë rezultat pozitiv për Kosovën Video: “Mendoj qe ka me qenë rezultat pozitiv për Kosovën 2:1, ashtu mendoj. Suedia është ekip fortë, tash presim që të fitojë edhe Kosova”, tha për KosovaPress Dion Grajqevci. ...
Komentet te Kosovë-Suedi, qytetarët japin mendimet e tyre rreth rezultatit të ndeshjes Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një person i cili ka qenë duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të marra ditë më parë në një aksident trafiku, ka vdekur sot në QKUK. Aksidenti kishte ndodhur më 22 mars. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion./KP ...
Komentet te Aksident trafiku në Lipjan, vdes në QKUK Janë të Mbyllura
Një person është gjetur pa shenje jete dje në Pejë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet/KP ...
Komentet te Gjendet një person i vdekur në Pejë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 604 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1243 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale./KP ...
Komentet te 604 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Izbicës, njëzetedy vite më pare, Në këtë betejë u ekzekutuan 147 shqiptarë të parmatosur, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë, ka shkruar Haradinaj. ‘Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi! Në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë. Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë. Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre. Lavdi’, është shprehur Haradinaj në Facebook./KP ...
Komentet te Haradinaj kujton të rënët e Izbicës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX. Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15. Agjenda e ceremonisë: -20:15 – Fillimi i ceremonisë -20:20 – Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së)/KP ...
Komentet te Vaksina mbrrijnë në Kosovë në orën 20:15, flet kryeministri Kurti dhe ministri Vitia Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, pasi që i njëjti i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare inspektorët regjional të Pejës në kuadër të AVUK-ut, derisa ishin në inspektim të disa lokaleve. Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te Pengoi inspektorët e AVUK-ut, arrestohet Janë të Mbyllura
Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke riparuar varrezat në fshatin Nobërgjan të Pejës, ka hasur në një kafkë të njeriut. Njësiti kompetent ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës, ndërsa punimet janë ndërprerë./KP ...
Komentet te Gjenden mbetje mortore në Nobërgjan të Pejës Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani thotë për KosovaPress se janë duke u angazhuar që sa më shpejtë të përmbyllët edhe procesi i zgjedhjes së presidentit. Ai thotë se në bazë të vullnetit qytetarë, edhe deputetët e partive tjera opozitare duhet të qëndrojnë në sallë për votimin e presidentit. Rrahmani: Nuk shoh ndonjë pengesë për zgjedhjen e Osmanit presidente, është ...
Komentet te Lëvizja Vetëvendosje s’pret probleme në zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente Janë të Mbyllura
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka thënë se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë. Kluge duke iu përgjigjur një pyetje të komentuesit në twitter ka konfirmuar shkurt se sot do të vijnë vaksinat e para në Kosovë. Bëhet fjalë për rreth 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas, që vijnë përmes programit “COVAX”./KP ...
Komentet te Sot pritet të vijnë vaksinat e para në Kosovë Janë të Mbyllura