Trajneri i Spanjës Luis Enrique u shfaq tejet i shqetësuar para mediave pas fitores kundër në sekondat e fundit ndaj Gjeorgjisë duke theksuar se një lojë e tillë mund t’i sjellë shumë telashe në sfidën me Kosovën. “Unë jam shumë i shqetësuar për lojën ndaj Kosovës. Nëse na mungon futbolli i rrjedhshëm, saktësia, finesa apo freskia , ne do të luajmë zemër, me kokë apo çfarëdo, por Spanja duhet të jetë në Kupën e Botës dhe ne nuk po mendojmë të mos jemi atje. Dhe ne tashmë shohim që rivalët nuk japin asgjë. Ne po vuajmë më shumë me këto ekipe sesa me Zvicrën, e cila ishte çerekfinale në Kupën ...
Komentet te Enrique shfaqet tejet i shqetësuar para ndeshjes me Kosovën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Zlatan Ibrahimovic ishte njëri nga lojtarët e Suedisë që pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Kosvës të cilën e fituan me rezultat 3-0 në Prishtinë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Tek goli i parë i Suedisë i realizuar nga Augustinson, Ibra bëri një asist në mënyrën e tij dhe kjo ka bërë bujë edhe në mediat italiane, përcjellë KosovaPress. “Heroi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tregoi disa nga aftësitë e tij të arteve marciale në një asistim akrobatik gjatë ndeshjes së Suedisë kundër Kosovës”, shkruan “FootballItalia” 39-vjeçari bëri rikthimin e tij në detyrë ndërkombëtare këtë javë pas pothuajse pesë vjet ...
Komentet te Mediat italiane i japin jehonë këtij veprimi të Ibrahimoviç në ndeshjen ndaj Kosovës – video Janë të Mbyllura
Të dielën e 28 marsit në Preshevë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale. Nga rezultatet preliminare, partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje ApN ka marrë 6 mijë e 20 vota, që i bie 14 mandate. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës. PDSh ka marrë 4 mijë e 173 vota. Ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota, që i bie 7mandate. Rezultatet e zgjedhjeve: ApN- 6020, 14 mandate PDSh- 4173, 9 mandate ...
Komentet te Shqiprim Arifi fiton zgjedhjet në Preshevë Janë të Mbyllura
Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996. Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej ...
Komentet te Humb jetën nga Covid-19 deputeti Bashkim Fino Janë të Mbyllura
“Pasaporta shëndetësore” që Bashkimi Evropian kërkon të realizojë për një rihapje të sigurt do të jetë në dispozicion nga 15 qershori. Kjo u njoftua nga komisioneri i BE-së në krye të vaksinave anti-Covid Thierry Breton në një intervistë me RTL, Le Figaro dhe Lci. Komisioneri gjithashtu tregoi certifikatën shëndetësore duke ilustruar si versionet digjitale ashtu edhe ato në letër. Në prototipat e treguar në TV, versioni i smartphone-it është në një sfond të verdhë, ndërsa versioni në letër është në një sfond të gjelbër. Të dy raportojnë të njëjtin informacion, por në smartphone është e mundur të shikoni si një version të sintetizuar ashtu edhe një të plotë. Breton përsëriti ...
Komentet te Komisioneri i BE: Pasaporta shëndetësore, e disponueshme nga 15 qershori Janë të Mbyllura
Nga 13 marsi i vitit 2020 kur edhe u shfaqën raste e para pozitive, në Kosovë janë infektuar me COVID-19, 87 mijë e 981 qytetarë. Covid-19 për një vit mori jetën e 1 mijë e 840. Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në vend janë 13 mijë e 726 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve ...
Komentet te 13 mijë e 726 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Moti gjatë ditëve të fundit të marsit do të jetë i ndryshueshëm. Paraditja e së hënës do të jetë me reshje të dobëta të shiut. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se ditë e tjera të kësaj jave do të jenë pranverore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. “Fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Ditë tjera të javës do të jenë ...
Komentet te Moti për sot Janë të Mbyllura
22 vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Beleg të Deçanit vranë dhe masakruan 49 shqiptarë. Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Edhe sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Deçanit mbetet i pazgjidhur. Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të ...
Komentet te Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare Janë të Mbyllura
Sot mbushen 96 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet Zogut. Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar 96 vjet, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet që e çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë ...
Komentet te 96 vjet nga vrasja e Bajram Currit Janë të Mbyllura
Ende nuk ka përfunduar në tërësi numërimi i votave në njësitë e votimeve në Preshevë. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi ka bërë të ditur për KosovaPress mbi numrin e votave të partive politike në zgjedhjet e sotme. “Alternativa për Ndryshim-5728 vota, Partia Demokratike Shqiptare-3973, Partia për Veprim Demokratik-3223, Unioni Demokratik Shqiptar 431, Alternativa Demokratike Shqiptare- 381, LNS 756”, ka thënë ai. Ndryshe, rreth 42.000 qytetarë të Preshevës kanë pasur të drejtë vote që të zgjedhin 38 përfaqësues në parlamentin lokal në 38 vendvotime. Në garë janë gjashtë parti shqiptare dhe një listë serbe. Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik është kandidatja e vetme femër që synon rikthimin ...
Komentet te Zgjedhjet në Preshevë, prin Alternativa për Ndryshim Janë të Mbyllura