Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Beteja e 29 marsit në Prekaz, përkujtohet dëshmori Avdullah Kodra

Lajme
Në 22 vjetorin e rënies, është përkujtuar sot dëshmori Avdullah Kodra. Bashkëluftëtarë, familjarë e miqë kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit të heroit në fshatin Prekaz dhe në varrezat e dëshmorëve në Marinë, ku prehet trupi i tij. Ata që dy dekada më parë luftuan krah tij, sot thanë se Avdullah Kodra, ani pse ri në moshë, ishte i gatshëm të jap jetën për lirinë e Kosovës. Avdullah Kodra ishte bashkuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në janar të vitit 1998 dhe ishte pjesë e brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”. Në moshën 24 vjeçare ai ra heroikisht në betejën e 29 marsit të vitit 1999 në Prekaz kundër forcave serbe, në ...
Komentet te Beteja e 29 marsit në Prekaz, përkujtohet dëshmori Avdullah Kodra Janë të Mbyllura

Hapet pika e re Al-Trade Market në Veternik

Ekonomi
Me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, “Al Trade” sot qytetarëve të Prishtinës po iu ofron edhe një dyqan të ri në kompleksin ‘Linda Premium Residence’, në Veternik. Në hapje të kësaj pike të re të “Al trade Market”, ishte i pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili tha se përveç zgjerimit të kompanisë “Al Trade”, kompania po vazhdon të hap vende të reja të punës edhe në kohë pandemie. Rukiqi theksoi se kompanitë, përkundër të gjitha sfidave në këtë kohë krize ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19 nuk janë ndalur në asnjë moment në zhvillimin e tyre. Rukiqi: Ky zgjerim nuk ...
Komentet te Hapet pika e re Al-Trade Market në Veternik Janë të Mbyllura

​Pezullohet ekzekutimi i lejes për Hidrocentralin Brezovica, Qeverisë i kërkohet të marrë masa të menjëhershme

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe organizatës GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, deri në vendosjen meritore. Pas këtij vendimi, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka mbajtur një konferencë për media, ku e ka quajtur si një hap pozitiv aprovimin e kërkesës së tyre, teksa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë masa të menjëhershme për hidrocentralet. Alba Dushi nga Qendra për raste Gjyqësore Strategjike, tha se ky vendim është shumë pozitiv. Ajo tha se kërkesa e tyre ka ardhur si rezultat i shkeljeve që janë bërë lidhur me këtë hidrocentral, e që siç ...
Komentet te ​Pezullohet ekzekutimi i lejes për Hidrocentralin Brezovica, Qeverisë i kërkohet të marrë masa të menjëhershme Janë të Mbyllura

Naser Ramadani infektohet me COVID-19

Lajme
Infektohet me COVID-19 drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Këtë e ka bërë të ditur vet Ramadani. “Të nderuar qytetarë! Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2! Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Andaj ju lutem: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani ...
Komentet te Naser Ramadani infektohet me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës antiCVOID19

Lajme
Në sallën 1 tetori në Prishtinë tashmë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid e cila mbrëmë ka arritur në Kosovë. Qytetarët kanë nisur të vijnë dhe të interesohen për marrjen e vaksinave. Xhevdet Lekaj i cili erdhi për të marr vaksinën organizmin e konsideroi jo të mirë pasi tha se nuk ka marr asnjë informacion përkundër që erdhi deri këtu. Në sallën “1 tetori” tashmë erdhi ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektivë, Izet Sadiku i cili tha se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësor të kësaj klinike të filloj nesër, po në klinikën infektive. Ai tha se aktualisht në këtë klinik janë të mbushura ...
Komentet te ​Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës antiCVOID19 Janë të Mbyllura

​Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Vuçiç duket se po bëhet gjithnjë e më agresiv

Lajme
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiçi cili deklaroi se është krenar për delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës dhe se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë pavarësisht Parlamentit Evropian. Bosch thotë se kur Serbia po shënon pikë me shpërndarje të vaksinave COIVD-19, Vuçiç po bëhet gjithnjë e më agresiv. Ai ka theksuar se nacionalizmi që shpërfaq Vuçiç u ka bërë shumë dëm serbëve, për çka ish-ambasadori holandez pyet se “pse ai nuk dëshiron ta shoh këtë?”. Kjo është shkrimi i plotë i ish-ambasadorit të Holandës ku ka ndarë deklarata të Vuçiçit dhënë për mediat serbe: Tani që Serbia po shënon ...
Komentet te ​Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Vuçiç duket se po bëhet gjithnjë e më agresiv Janë të Mbyllura

​Ekspertët: Pritjet e mëdha nga Qeveria e re, vështirë të realizueshme

Lajme
Rritja ekonomike, krijimi i vendeve të reja të punës mbi të gjitha mbështetja e sektorit privat për një zhvillim ekonomik, do të jenë një sfidë për Qeverinë e re Kurti 2, e cila votua në Kuvend më 22 mars. Vaksinimi dhe ulja e përhapjes së pandemisë që ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike, sipas njohësve të çështjeve ekonomike duhet të jetë prioritet në rend të parë me një angazhim dhe përkushtim nga kryeministri Albin Kurti. Eksperti i ekonomisë Lekë Musa thekson për KosovaPress, se problemi thelbësor qëndron mbi atë se pritjet janë shumë të mëdha nga qytetarët prej Qeverisë së re, e në anën tjetër siç tregon ai plani ekonomik ...
Komentet te ​Ekspertët: Pritjet e mëdha nga Qeveria e re, vështirë të realizueshme Janë të Mbyllura

Pas Pjanic – Arthur, ja ideja e re e shkëmbimit ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës

Sport
Gazeta torineze “Tuttosport” pretendon se Juventusi dhe Barcelona mund të hyjnë në negociata mbi një marrëveshje shkëmbimi përfshirë Paulo Dybalan dhe Ousmane Dembelen. Një vit pas marrëveshjes që çoi Miralem Pjanicin në “Camp Nou” dhe Arthur Melon në drejtim të kundërt, gazeta pretendon se “Bianconerët” mund të kthehen për të bërë biznes me “katalanasit”. Dybala nuk ka rinovuar me “Bianconerët” dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022, që do të thotë se e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt, përcjellë KosovaPress. “Football Italia” zbuloi më herët se Juventusi po refuzon të rrisë ofertën e tyre të kontratës për Dybalan, që do të thotë se ...
Komentet te Pas Pjanic – Arthur, ja ideja e re e shkëmbimit ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës Janë të Mbyllura

​Qeverisë së re i kërkohet të marrë masa të menjëhershme për hidorcentralet

Lajme
Gjykatë Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e GLSP dhe GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes. Pas këtij vendimi, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka mbajtur një konferencë për media, ku e ka quajtur si një hap pozitiv aprovimin e kërkesës së tyre. Alba Dushi nga Qendra për raste Gjyqësitë Strategjike, tha se ky vendim është shumë pozitiv. Ajo tha se kërkesa e tyre ka ardhur si rezultat i shkeljeve që janë bërë lidhur me këtë hidrocentral. “Më 25 mars 2021, organizatat paditëse kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinën, me të cilin është aprovuar kërkesa jonë. Gjykata ...
Komentet te ​Qeverisë së re i kërkohet të marrë masa të menjëhershme për hidorcentralet Janë të Mbyllura

Orlando: Grupi i parë simbolik i vaksinave antiCOVID19 mbërriti në Kosovë, por duhet bërë shumë më shumë

Lajme
Pas ardhjes së 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando thotë se duhet bërë shumë më shumë. Ai nëpërmjet një shkrimi në twitter ka thënë se Itali deh TeamEurope janë ndër mbështetësit kryesor financiar të kësaj përpjeke në të gjithë botën. Orlando thekson se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurtë. “Mbrëmë, grupi i parë simbolik i vaksinave kundër COVID19 nga Covax mbërriti në Kosovë. Duhet bërë shumë më shumë dhe do të bëhet. Italia dhe TeamEurope janë ndër mbështetësit kryesorë financiarë të kësaj përpjekjeje në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me ...
Komentet te Orlando: Grupi i parë simbolik i vaksinave antiCOVID19 mbërriti në Kosovë, por duhet bërë shumë më shumë Janë të Mbyllura