Dora që dikur i mbante mitralozin e lehtë në frontin e luftës së fundit në Kosovë, sot grumbullon kanaçe për ekzistencë. Kjo është rutina e veteranit të UÇK-së, Veli Morina nga Gllareva e Klinës që nga viti 2010. 53 vjeçari që në kushte të jashtëzakonshme përballoi armikun, me shumë vështirësi po lufton varfërinë në kohë paqeje. Fytyra e lodhur nga sfidat e jetës edhe më tutje nuk po njeh dorëzimin. Por dëshpërimi është pjesë e pandashme e punës së tij që krahas mundit të madh nuk paguhet. E kur flitet për eksperiencën e tij si ushtar i Brigadës 113, Mujë Krasniqi, Morina së pari veshi uniformë që e rikthen 23 ...
Komentet te Ky është veterani i luftës që mbijeton duke mbledhur kanaçe Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pas provokimeve të shumta turke, ushtria greke po zhvillon stërvitje në ishujt pranë detit Egje, për të qenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë. Siç shihet edhe nga fotot, ushtria greke po kryen manovra luftarake në ishuj, ndërsa mediat helene raportojnë për të shtëna me automatik dhe mitraloz në zonën ku është e vendosur garda kombëtare. Kujtojmë që prej disa javësh luftanijet turke patrullojnë pranë ishujve grekë në Egje, duke krijuar tension të vazhdueshëm mes palëve. As takimi i ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë nuk mund ti qetësonte gjakrat mes dy vendeve, pasi turqit pretendojnë se ishujt nën zotërimin e grekëve u përkasin atyre. /Abcnews.al/ ...
Komentet te Kërcënimet turke, Greqia bën gati ushtrinë në ishuj Janë të Mbyllura
Parlamenti gjerman ka dhënë dritën jeshile për rritjen e pagës minimale. Nga 1 tetori paga minimale në Gjermani për një orë punë do të jetë 12 euro. Sipas ministrit të Punës, Hubertus Hale, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth gjashtë milionë qytetarë. Legjislacioni pritet të marrë miratimin përfundimtar nga parlamenti gjerman të premten e ardhshme dhe synon të ndihmojë punëtorët me të ardhura të ulëta, që të përballojnë kostot në rritje për ushqimin dhe ngrohjen, shkruan abcnews.al. Kujtojmë se paga minimale në Gjermani është 1621 në muaj, ndër më të lartat në të gjithë Bashkimin Evropian. Aktualisht paga minimale për orë sot është aktualisht 9.82 euro dhe pritet të ...
Komentet te Lajm i mirë për shqiptarët e Gjermanisë, nga 1 tetori rritet paga minimale Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Qyshk të Pejës ndodhi një aksident trafiku, me ç’rast humbi jetën një person. Burime të Indeksonline kanë treguar se 23-vjeçari A.Thaçi është personi që mbeti i vdekur në atë aksident. Policia e Kosovës është deklaruar për rastin, derisa kanë treguar edhe sesi është arritur deri tek aksidenti fatal. “Ju informojmë se me datë 06 qershor 2022, rreth orës 21:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu ...
Komentet te E rëndë/ Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Pejë Janë të Mbyllura
Berat Buzhala duke folur për publikim e përgjimeve ndaj Ministrisë se Infrastrukturës, në ministrisë të cilën e udhëheq Liburn Aliu, ka ka folur edhe për një fakt ku VV në vitin 2019 kur ky i fundit kishte mbështetur Albin Kurtin, duke e shoqëruar me vetuar deri në zyrat e ‘Pressing’, shkruan Gazeta Metro. Buzhala i ka quajtur hipokritë zyrtarët e VV’së, ndërsa ka përmendur një fakt kur në vitin 2019 Bisnik Bislimi dhe Arbër Zaimi e kishin lutur që mos të shkruaj kolumne ku Buzhala mbështetë,Vjosa Osmanin, për kryeministre. “Kërkesat me bizare ka qenë kur VV’ja më ka lutë, ‘a ka mundësi mos me shkru kolumne në përkrahje të Vjosa ...
Komentet te Buzhala zbulon një detaj: Në vitin 2019, zyrtarë të VV’së ma bënë një lutje bizare rreth Vjosa Osmanit Janë të Mbyllura
/horoskopishqip/ ...
Komentet te Horoskopi ditor 7 Qershor Janë të Mbyllura
KEDS ka njoftuar se në disa vende nuk do të ketë energji elektrike, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të tyre, mungesa e energjisë elektrike vjen si pasojë e disa punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik që do të përfundojnë. Ky është orari sipas rajoneve: Pejë 1. Nga NS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet: Dalja LP 10kV Dobrusha (kodi 50052001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00 Vendet: fshatrat: Dobrushë, Gurakoc (një pjesë), Istog (një pjesë), Kashicë, Llukavc, Llukavc i Begut, Lubovë, Prekallë, Prigodë, Ruhot dhe Saradran. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm. 2. Nga NS 35/10kV Gurrakoci do të ndërprehet: Dalja LP ...
Komentet te KEDS: Këto janë vendet që sot nuk do të kenë energji elektrike Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri. Sipas IHMK-së, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Kjo situatë vije si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë ...
Komentet te Edhe sot mot dinamik: Stuhi, shkarkime rrufesh dhe reshje shiu Janë të Mbyllura
Iluzionet optike shpesh pretendojnë se zbulojnë pjesë të personalitetit tuaj që edhe ju nuk mund t’i kuptoni. Por ky ngacmues i veçantë ka potencialin të shkaktojë telashe në disa marrëdhënie, pasi pretendon të zbulojë se sa gjasa keni për të tradhtuar. Arsyet e tradhtisë, shpesh variojnë nga ndjenja e pasigurisë deri te mosrespektimi total. Pra, nëse doni të provoni forcën e ndjenjave tuaja për dikë, ose ta provoni atë tek partneri, ky është iluzioni i duhur për ju. Imazhi interesant e vë theksin tek përshtypjet e para, duke zbuluar tendencën tuaj për të tradhtuar bazuar në atë që ju tërheq vëmendjen së pari. Ai paraqet një natyrë të qetë, me ...
Komentet te Testi që mund t’i bëni partnerit: Ajo që dallon së pari në këtë imazh zbulon nëse ka gjasa t’ju tradhtojë Janë të Mbyllura
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, me një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV’së, Mimoza Kusari-Lila, ku kjo e fundit tha se veteranët nuk i dëmtojnë institucionet e vendit, shkruan Gazeta Metro. Dërguti reagoj duke thënë që të iu mbajë leksione deputetëve të LVV’së që të mos i gjuajnë veteranët me shishe nga zyrat e Kuvendit. Reagimin Dërguti e bëri pasi që Kusari-Lila tha se veteranët nuk i shkatërrojnë institucionet e vendit, por ia tërhoqi vërejtjen asaj që t’i disiplinojë deputetët e pushtetit, dhe të mos i gjuajnë me shishe prej zyrave veteranët e luftës. ...
Komentet te Dërguti-Kusarit: Mbaju leksion deputetëve tuaj të mos i gjuajnë me shishe veteranët nga Kuvendi Janë të Mbyllura