Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Çka është Kuvendi i Kosovës?

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka qenë vend ku janë ngritur pikëpyetje të rëndësishme për procese politike. Por, zhvillimet e ndryshme tashmë i kanë vënë një pikëpyetje mbrapa vetë Kuvendit. Çka është Kuvendi i Kosovës? “Qysh është vendi, bëhet Kuvendi!”, është një prej frazave më të njohura të popullit që e ilustron në një masë gjendjen në të cilën ndodhet e edhe ndodhej Kuvendi i Republikës së Kosovës. Por, edhe vendi. Megjithëse është institucioni më i lartë në Kosovë – marrë parasysh që jemi demokraci parlamentare, domethënë demokraci kuvendore – ai nuk ka ofruar atë që një pjesë e madhe e njerëzve kanë kërkuar dhe pritur. Mungesa e njohurive bazike për tema të ...
Komentet te Çka është Kuvendi i Kosovës? Janë të Mbyllura

Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

Shëndetësi
Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lot. Në fakt, studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë. Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin e të djegurave, gjithnjë në varësi të gradës së tyre. Një prej produkteve më të njohura kundër djegies që nuk mungon në asnjë kuzhinë është soda e bukës. Të djegurat ndahen në tre kategori: djegie e gradës së parë, gradës së dytë dhe të tretë. Djegiet e gradës së parë prekin kryesisht shtresën e jashtme të lëkurës. Këto djegie shoqërohen me dhimbje, skuqje dhe enjtje. ...
Komentet te Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur Janë të Mbyllura

Rregulla të arta për kujdes pjesëve intime të trupit

Lifestyle
Nxehtësia, lagështia, dielli, djersitja, rrobat lagura të banjës dhe peshqirët janë më se të përshtatshme për bakteret, viruset, sëmundjet e ndryshme kërpudhore dhe madje edhe për sëmundje të ndryshme gjenitale. Pikërisht për shkak të të gjithë këtyre shkaktarëve të cilët na rrezikojnë në masë të madhe, duhet pasur kujdes për higjienën personale. Shkaktar i shumë problemeve të femrave: inflamacioni, infeksioni, madje edhe i sëmundjeve gjenitale, gjendet në rrezikimin e mikroflorës vagjinale. 90 për qind e mikroflorës normale e përbëjnë laktobakteret, të cilat tajisin thartinë qumështi, transmeton Telegrafi. Vlera PH në vagjinë është 3,3, gjë që do të thotë se ajo është thartinë cila pengon depërtimin e mikroorganizmave patogjenë. Nëse ajo ...
Komentet te Rregulla të arta për kujdes pjesëve intime të trupit Janë të Mbyllura

Kompania turke blen Ferronikelin: Do ta bëjmë kompaninë më të mirë në Evropë

Ekonomi
Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se konglomerati YILDIRIM me bazë në Turqi ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kësaj kompanie. Përmes një komunikate për media, kompania, thotë se konglomerati turk ka interesim për ta bërë Ferronikelin një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. “ YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme ...
Komentet te Kompania turke blen Ferronikelin: Do ta bëjmë kompaninë më të mirë në Evropë Janë të Mbyllura

Hoti publikon ‘shifra rekord’ ku Kosova importon nga Serbia mallra: Një herë e një kohë disa zotoheshin për reciprocitet

Ekonomi Lajme
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar disa statistika në lidhje me importet nga vendet e CEFTA’s, shkruan Gazeta Metro. Në këto statistika Hoti tha se me 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, dhe e treta Serbia. Ndërsa në 2021, Hoti tha se vërehet ndryshim i trendit. ‘’ Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%. Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet’’, shkroi Hoti. Postimi i plotë: Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga ...
Komentet te Hoti publikon ‘shifra rekord’ ku Kosova importon nga Serbia mallra: Një herë e një kohë disa zotoheshin për reciprocitet Janë të Mbyllura

Kjo është shuma “marramendëse” që Ledri Vula mori për një koncert

ShowBiz
Menaxheri i VIP-ave tregon shumën “marramendëse”: Kaq e pagova Ledri Vulën për një koncert. Një ndër temat e cila ngjalli diskutime në studion e “Shqipëria Live” ishte pagesa që u bëhet artistëve për koncerte, në varësi të influencës që kanë u bëhen edhe pagesat për koncerte brenda dhe jashtë vendit. Në diskutim ishin të pranishëm menaxheri i VIP-ave, Alesio Alija dhe gazetari Flavio Qarri, të cilët dhanë mendimin e tyre në lidhje me temën. Të ftuarit ndanin të njëjtin mendim në lidhje me shifrat që artistët publikojnë, ndërsa theksojnë se kjo është publiciteti që ata u bëjnë vetes. Sipas tyre artistët që kërkohen më shumë janë ata që kanë vite ...
Komentet te Kjo është shuma “marramendëse” që Ledri Vula mori për një koncert Janë të Mbyllura

Rusia paralajmëron ashpër Serbinë: Mos guxoni të harroni se sa të varur jeni nga ne dhe çfarë dëmi mund t’ju bëjmë

Lajme
Tensionet në lidhje me vizitën, tashmë të anuluar të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Beograd, po vazhdojnë. Lavrovit iu pamundësia fluturimi në Beograd, pasi shtetet si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndaluan fluturimin e aeroplanit me diplomatin rus në bord. Lajmin për anulim të vizitës, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i’a dha ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko. Ambasadori dha edhe një intervistë për të përditshmen ruse “Izvestia” dhe sipas analistëve serbë, përdori gjuhë kërcënuese e goxha jodiplomatike. Kharchenko tha se “Serbia nuk guxon të harrojë se sa e varur është nga Rusia për gazin”, kur u pyet nëse Serbia do t’i vë Kremlinit sanksione, ashtu ...
Komentet te Rusia paralajmëron ashpër Serbinë: Mos guxoni të harroni se sa të varur jeni nga ne dhe çfarë dëmi mund t’ju bëjmë Janë të Mbyllura

Jasemina Kadriu shfaqet provokuese në bekine

ShowBiz
Jasemnia Kadriu nuk përflitet shumë në media rozë, që nga përfundimi i “Perputhen”. Jetën e saj private ka zgjedhur ta mbajë larg mediave rozë, duke lënë ndjekësit e saj të presin për lëvizjet që mund të ketë pësuar jeta e saj. Së fundmi, ka zgjedhur që vëmendjen ta tërheqëse më imazhe provokative. Ajo ka pozuar tek një veturë luksoze, dhe është veshur me bekine ngjyrë të kaltër, të cilat i shkojnë shumë./Kosovarja/ ...
Komentet te Jasemina Kadriu shfaqet provokuese në bekine Janë të Mbyllura

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, ky është vendimi i fundit i gjykatës

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj. Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Ferizaj më 16 maj 2022, ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Ndryshe, Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ...
Komentet te Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, ky është vendimi i fundit i gjykatës Janë të Mbyllura

Hekuran Murati: Synojmë të punësojmë nga një anëtar për familje

Ekonomi Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka prezantuar masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. Aty tha se si Qeveri janë munduar të ndërmarrin masa të nevojshme që të adresojmë mbështetjen ndaj qytetarëve. Ai përmendi edhe mbështetjen për familjet që kanë humbur anëtar nga Covid-19, skemat sociale dhe për pensionistët si dhe mbështetjen për gratë lehona dhe fëmijët. “Kemi pasur një sërë masash tek mbështetja për familjet që kanë humbur familjarë nga Covid-19 me nga 1500 euro, me ç’rast kanë marrë këto mjete secila familje. Jemi mundur të përkujdesemi për ato familje që kanë humbur një ...
Komentet te Hekuran Murati: Synojmë të punësojmë nga një anëtar për familje Janë të Mbyllura