Dy persona janë goditur nga rrufeja derisa ishin duke punuar në fshatin Zatriq të komunës së Rahovecit. Si pasojë e kësaj njëri nga ta e ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka mbetur i lënduar. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Elezaj tha se viktima është i moshës 34 vjeçare. Ai theksoi se personi i lënduar i moshës 28 vjeçare është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare, dhe se është jashtë rrezikut për jetën “Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa ...
Komentet te Rrufeja e mbyt 34 vjeçarin në Rahovec Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. Ai humbi jetën teksa po kalonte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta. Plagët e marra ishin fatale për të. Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Mediat lokale në Podujevë thonë se ai është Erdin Haxhiu nga Podujeva. Erdin Haxhiu është 30 vjeçari që vdiq sot tragjikisht në Prishtinë. Ai humbi jetën teksa po kalonte rrugës dhe mbi të ra një lis të cilin e rrëzuan erërat e forta./Kosovarja ...
Komentet te Ky është i riu nga Podujeva që vdiq pasi e zuri lisi në kryeqytet Janë të Mbyllura
Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare, muzikanti i grupit Bon Jovi, Alec John Such. Këtë e bënë të ditur grupi i njohur përmes një njoftimi mortor në rrjete sociale. Shkaku i vdekjes së John Such, ende mbetet i panjohur, megjithatë, Bon Jovi, theksohet të ketë mbetur ‘zemërthyer’ nga vdekja e basistit të parë të grupit. ”Ne jemi të lënduar kur dëgjojmë lajmin e mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte një origjinal. Si një anëtar themelues i Bon Jovi, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij – ai ishte një shok fëmijërie me Tico ...
Komentet te Vdes muzikanti i njohur Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali dje raportoi se si Policia zbuloi në një minibus në fshatin Milloshevë të Obiliqit 18 shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin pa ndonjë dokument identifikimi. Shoferi i minibusit u arrestua, ndërkohë që u verifikua se migrantët që u gjetën janë nga Siria, Egjipti dhe Iraku. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se shoferi i automjetit ku u gjetën migrantët që po transportoheshin është Rinor Peci, i cili është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit. Në bazë të informatave të ...
Komentet te Ky është shoferi që u arrestua pasi Policia ia gjeti në minibus 18 migrantë nga Siria, Iraku dhe Egjipti Janë të Mbyllura
Një person i moshës 30-vjeçare ka humbur jetën pasi e zuri lisi që u rrëzua për shkak të erërave të forta në Prishtinë, raporton Sinjali. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia. “Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ...
Komentet te Tragjike: Humb jetën 30-vjeçari që e zuri pema në Prishtinë Janë të Mbyllura
Ardi Daullxhiu, personazhi i njohur nga Durrësi, është ndarë nga jeta ditën e sotme. I etiketuar si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, Ardi Daullxhiu humbi jetën për shkak të infarktit. Mësohet se ka qenë duke shitur fara në treg kur u ndje keq dhe u nis me biçikletë drejt urgjencës së Spitalit të Durrësit. Fatkeqësisht, sapo mbërriti aty, u rrëzua përtokë për shkak të goditjes në zemër. Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Ardi Daullxhiu ka qenë i ftuar disa herë në emisionin “Zonë e Lirë” dhe studio të tjera ku bënte apel për ta ndihmuar për shkak të vështirësive ekonomike. /Kosovarja/ ...
Komentet te Ndahet nga jeta Ardi Daullxhiu, “i mjeri më i famshëm në Shqipëri” Ky është shkaku i vdekjes Janë të Mbyllura
Në moshën 79 vjeçare, në Tetovë, ka vdekur Gligorie Gogovski, kryeministri i fundit i Maqedonisë Socialiste. Ai ishte kryeministër i shtetit nga viti 1986 deri më 1991. Në rolin e kryeministrit, ai kishte përgatitur zgjedhjet e para të lira me më tepër parti. Ka lindur në Tetovë në vitin 1943. Në vitin 1968 ka diplomuar në fakultetin elektro-makinerik në Shkup, ndërsa ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit. Gligorie Gogovski do të varroset sot në ora 13 në varrezat e Tetovës. /Kosovarja/ ...
Komentet te Vdes ish-kryeministri i Maqedonisë Janë të Mbyllura
Veç shiut, në Mitrovicë gjatë ditës së sotme ka rënë breshër i madh. Qytetarët e Mitrovicës kanë publikuar video ku shihet breshëri i madh që ka rënë në këtë qytet. Prishtina Weather pak më parë ka thënë se në pjesët qendrore të Serbisë është zhvilluar një stuhi e madhe, e cila mund të kalojë edhe në Kosovë. Kjo stuhi pritet të sjellë shtrëngata me reshje intensive të shiut dhe breshër. /Gazetasinjali/ ...
Komentet te Breshër i madh në Mitrovicë (Video) Janë të Mbyllura
Anulimi i vizitës dy ditore të shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov në Serbi pasi tri shtete Ballkanike nuk e lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore e ka acaruar Rusinë. Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë, shkruan abcnews.al. Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”. Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ...
Komentet te Zyrtari rus kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaron se mospërfshirja e veteranëve në rritjen e pagës minimale është e papranueshme dhe e pafalshme. Sipas tij, pushteti i Vetëvendosjes i udhëhequr nga “veterani” i rrejshëm Albin Kurti, sot tregoi fytyrën e vërtetë. “Albin Kurti dhe shërbëtorët e tij të verbër duhet ta dijnë që mbi guximin dhe sakrificën e këtyre veteranëve, ne kemi ndërtuar shtet e institucione, në të cilat ata sot janë strukur e po orkestrojnë politika diskriminuese ndaj tyre”, shkruan ai ndër të tjera. Reagimi i tij i plotë: Pushteti i Vetëvendosjes i udhëhequr nga “veterani” i rrejshëm Albin Kurti, sot tregoi fytyrën e vërtetë me përbuzjen publike ...
Komentet te Krasniqi: Pushteti i udhëhequr nga “veterani” i rrejshëm Albin Kurti, sot tregoi fytyrën e vërtetë Janë të Mbyllura