Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

PDK e AAK godasin tavolinat e pengojnë mbajtjen e seancës

Lajme
Seanca e Kuvendit ka nisur me zhurmë nga ligjvënësit opozitarë. Deputetët e PDK-së e AAK-së kanë goditur tavolinat e tyre, duke u munduar ta pengojnë nisjen e seancës. Megjithatë, seanca plenare me 20 pika të rendit të ditës po vazhdon, edhe përkundër se jashtë sallës, të dy hyrjet e Kuvendit janë bllokuar nga veteranët e UÇK-së që po protestojnë kundër Ligjit për Pagën Minimale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te PDK e AAK godasin tavolinat e pengojnë mbajtjen e seancës Janë të Mbyllura

Burri nga Suhareka nuk e di vendndodhjen e gruas së tij, e lajmëron rastin në polici

Lajme
Një burrë nga Suhareka e ka raportuar si të zhdukur në polici gruan e tij. Ai ka thënë se gruaja ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di se ku ndodhet ajo. Rasti është duke u hetuar. Njoftimi i plotë i policisë: PERSON I ZHDUKUR /Suharekë 15.06.2022 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Policia është duke hetuar rastin. /Gazeta Express ...
Komentet te Burri nga Suhareka nuk e di vendndodhjen e gruas së tij, e lajmëron rastin në polici Janë të Mbyllura

Ky është prishtinasi i arrestuar për 45 kg kokainë në Durrës

Lajme
Në pranga për sasinë e kokainës të sekuestruar në portin e Durrësit mbrëmjen e së mërkurës janë vënë administratori i kompanisë Arben Ferizi si dhe një agjent doganor në Portin e Durrësit, Egert Vargu. Mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Tranziti”, u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontejner që vinte nga Brazili. Sasia e kokainës vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, dhe siç njoftohet u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Kontejneri ku ndodhej lënda narkotike ishte i mbushur me mish pule. ...
Komentet te Ky është prishtinasi i arrestuar për 45 kg kokainë në Durrës Janë të Mbyllura

Dardan Molliqaj del në protestë, mund të arrestohet

Lajme
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i është bashkuar protestës së veteranëve që po kundërshtojnë mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale. Dje është lëshuar urdhër-arrest kundër Dardan Molliqajt  meqë ai dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nisë gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhër-arrest. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, shumë veteranë nga disa anë të Kosovës kanë ardhur në kryeqytet. Partitë opozitare nuk dhanë votë për miratimin e këtij projektligji dy ditë ...
Komentet te Dardan Molliqaj del në protestë, mund të arrestohet Janë të Mbyllura

Protesta e veteranëve, dyshohet për një mjet shpërthyes prapa objektit të Kuvendit

Lajme
Një mjet shpërthyes është dëgjuar prapa objektit të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali. Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë shok bombë e hedhur nga protestuesit. Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky rast. Lidhur me rastin Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, derisa të njëjtit ende nuk janë përgjigjur. Ndërkohë, në protestë janë duke marrë pjesë qindra veteranë nga vende të ndryshme të vendit. Kjo protestë e veteranëve vjen si pasojë që Kuvendi i Kosovës e ka kaluar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro. Me anë të kësaj proteste ata po shprehen kundër, lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për ...
Komentet te Protesta e veteranëve, dyshohet për një mjet shpërthyes prapa objektit të Kuvendit Janë të Mbyllura

Protesta e veteranëve vëzhgohet edhe nga snajperistët

Lajme
Policia e Kosovës është mobilizuar edhe me njësinë e snajperistëve për të përcjellë protestën e veteranëve që po kundërshtojnë projektligjin e pagës minimale. Ata janë duke vëzhguar protestën nga objekti i Kuvendit të Kosovës. Veteranët nga shumë anë të Kosovës janë mbledhur para Kuvendit dhe pritet që të fillojë protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së./Express   ...
Komentet te Protesta e veteranëve vëzhgohet edhe nga snajperistët Janë të Mbyllura

Protesta e veteranëve: Forca të shtuara të Policisë nisen drejt Kuvendit (PAMJE)

Lajme Video
Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore, e thirrur për orën 9:30 në kundërshtim të miratimit në lexim të parë të Ligjit për Pagën Minimale, raporton Gazeta Sinjali. Shkak i këtij paralajmërimi dhe eskalimit të protestës së kaluar të veteranëve, forca të shumta të Policisë janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta. Mbrëmjen e djeshme në rrugët e kryeqytetit janë vendosur edhe autoblinda. ...
Komentet te Protesta e veteranëve: Forca të shtuara të Policisë nisen drejt Kuvendit (PAMJE) Janë të Mbyllura

Kërcënime me bombë në disa shkolla në Graçanicë (PAMJE)

Lajme
Kërcënime për bombë ka pranuar edhe shkolla “Kralj Milutin” në Graçanicë. Mediumi serb “RTV Kim”, shkruan se mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq. Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online. Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina. Raportohet mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat ​​e Lapllasellës dhe Çagllavicës. Mëngjesin e sotëm, kërcënime për mjete shpërthyese përmes e-mailave zyrtare janë paralajmëruar edhe në disa shkolla të Gjilanit. Kërcënimi për bomba është dërguar në adresë ...
Komentet te Kërcënime me bombë në disa shkolla në Graçanicë (PAMJE) Janë të Mbyllura

Moti sot në Kosovë

Lifestyle
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius. Indeksi UV parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës. Sa i përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike, do të jenë të mira, falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit. ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

Policia mobilizohet për protestën e veteranëve, shtohen autoblindat nëpër rrugët e Prishtinës

Lajme
 Autoblinda të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë, pas njoftimit që ka lëshuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së. Nga pamjet shihet se Policia e Kosovës është duke u përgatitur për protestën e nesërme. Përmes një komunikatë për media Policia ka bërë të ditur se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes./Kosovarja Më poshtë mund t’i shihni pamjet:   00:00 01:37 ...
Komentet te Policia mobilizohet për protestën e veteranëve, shtohen autoblindat nëpër rrugët e Prishtinës Janë të Mbyllura