Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka paralajmëruar disa rregullore për vozitësit e trotineteve. Ai ka njoftuar se së shpejti del me një diskutim publik për rregulloren E-Scooters. “Disa nga rregullat që pritet të vendosen janë: me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e nënkryetarit të komunës. Ndër të tjera, Zogaj njofton se fuqia maksimale duhet të jetë 500W, shpejtësia maksimale 25km/h, mosha minimale për ngasje 15+, derisa njofton se ndalohet ...
Komentet te Komuna e Prishtinës së shpejti me rregullore për vozitësit e trotineteve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident përball një marketi në Prizren. Derisa shoferi 23-vjeçar L.H., ishte duke bërë kthim prapa e godet këmbësorin i cili ishte menaxheri i këtij marketi, raporton Gazeta Sinjali. 23-vjeçari ishte duke vozitur me makinën e tipit Wolswagen Passat me targa të panjohura. Duke lëvizur mbrapa me veturë për ta parkuar në parkingun e marketit, gjatë këtij veprimi i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin i cili ishte duke e rregulluar mallin. Këmbësori ka marrë lëndime trupore, i njëjti ka kërkuar ndihmë në Qendrën Mjekësore më të afërt të Prizrenit, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Zyrtar nga hetimet ...
Komentet te Aksident në Prizren/ E godet me veturë derisa ishte duke bërë kthim prapa Janë të Mbyllura
Shtimi në peshë është tepër i lehtë, por rënia prej saj vështirësohet gjithnjë e më shumë, sidomos pas një moshe të caktuar. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për trajtime natyrale të cilat mund t’i bëni në shtëpi dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë në dy javë. Zgjidhni një nga metodat që mund ta keni më të lehtë për ta aplikuar. Limon Me Mjaltë Tresni lëngun e një gjysme limoni dhe dy lugë mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Këtë lëng mund ta pini 3-4 herë në ditë Vitamina C tek limoni ndihmon në oksidimin e yndyrës ndërsa mjalti ul nivelin e lipideve. Piperi i ...
Komentet te Si të humbisni peshë në dy javë me mënyra krejt natyrale Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së djeshme dhe sot ka bërë bujë të madhe lajmi për anulimin e mbajtjes së festivalit ‘Sunny Hill’ në Prishtinë që u transferua në Tiranë, ndërsa sot është marrë vendim edhe për anulimin e festivalit ‘Beerfest Kosova’, për shkak të lokacionit, shkruan Gazeta Metro. Kështu është bërë e ditur nga “MODUS shpk” që organzitojnë festivalin e birrës. Anulimi është bërë me arsyetimin se lokacioni i përcaktuar, (Parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë), nuk i plotëson kushtet për këtë organizim. “Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e ...
Komentet te Pas ‘Sunny Hill’, anulohet edhe festivali ‘Beerfest Kosova’, shkak lokacioni Janë të Mbyllura
20 për qind e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë, ajo do iu kontrollohet e tëra, bazuar në procedurën e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK). Krejt kjo, do të bëhet përmes shortit, ku në mesin e zyrtarëve të cilëve do iu kontrollohet pasuria janë edhe të parët e shtetit, ku në mesin e tyre janë edhe kryeministri Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Sinjali. Përveç tyre, kësaj procedure do t’i nënshtrohen edhe zyrtarë nga ministritë e ata nga komunat. Duke klikuar KËTU, mund ta gjeni listën e plotë të zyrtarëve që do iu kontrollohet pasuria. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kjo është lista e plotë e zyrtarëve shtetërorë që do të iu kontrollohet pasuria Janë të Mbyllura
Për shkak se Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nisë gjykimi në rastin ku ata ngarkohen për përleshjen fizike me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest. Në seancë mungoi edhe i dëmtuari Haki Abazi, për të cilin gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi tha se gjykata ka pranuar një parashtresë, përmes së cilës Abazi ka njoftuar se është i angazhuar jashtë vendit dhe nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë. Në seancë të pranishëm ishin prokurori Arianit Salihu dhe ...
Komentet te Lëshohet urdhërarrest për Molliqajn Janë të Mbyllura
Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në stacionin e vjetër të autobusëve në Vushtrri, ku janë përfshirë katër qytetarë, dy taksistë me djemtë e tyre. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet te jetë radha e nisjes, ka eskaluar në përdorimin e mjeteve të forta, ku si pasojë njëra palë ka përfunduar në spital, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije në momentin që ndodhi rrahja, disa zyratër policorë që kanë qenë jashtë detyrës zyrtare, kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar menjëherë. Dy personat e lënduar, babai me të birin, fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e Vushtrrisë, e më pas janë transferuar në QKUK, ...
Komentet te Përleshje brutale mes taksistëve në Vushtrri: Baballarët me djem rrahen 2 vs 2 kush të niset i pari Janë të Mbyllura
Dje në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar seanca e radhës parlamentare. Por kjo seancë nuk nisi si çdo seancë tjetër. Deputetët e opozitës filluan të brohorasin “Marre”, në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e kësaj brohoritje ishte pikërisht për shkak të hedhjes në votim të projektligjit për pagën minimale. Por pavarësisht këtij kundërshtimi të opozitës, 68 deputetët e pranishëm mundësuan që ky projektligj të votohet në lexim të parë. Nga 68 deputetë të pranishëm, vetëm gjashtë prej tyre abstenuan. E disa nga deputetët e opozitës nuk qëndruan as në seancë, gjatë votimit të këtij projektligji. Edhe pse gjithçka nisi në fillim si një debat, mbi çështjen e pagës ...
Komentet te Veteranët protestojnë pasi mbetën jashtë projektligjit për pagë minimale, para Kuvendit pritet të jenë njësi të shumta policore Janë të Mbyllura
Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky festival që organizohet nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, është zhvendosur në Tiranë. Hapësira ku do të mbahet festivali është parku buzë liqenit artificial të Tiranës, raporton Express. Dukagjin Lipa, një prej organizatorëve të festivalit “Sunny Hill” njoftoi dje se festivali s’do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ai tha se shkaku i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për tokën që komuna u ndau, kanë marrë vendim që ta mbajnë festivalin në Tiranë. Të menjëhershme ishin reagimet e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Veliaj publikoi në InstaStory njoftimin ...
Komentet te Sunny Hill në Tiranë, bëhet i ditur lokacioni ku do të mbahet Janë të Mbyllura
FIFA e ka publikuar sot një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës e ka paralajmëruar ardhjen e Kampionatit Botëror. Dhe, shtëpia e futbollit botëror në këtë fotografi i ka “përqafuar” futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, me kapitenin e Serbisë, Dusan Tadic. Lojtarët në fjalë janë pjesë e grupit të njëjtë në “Katar 2022”, shkruan “Gazeta Express”. Krahas helvetikëve dhe serbëve, në grup bëjnë pjesë edhe Brazili e Kameruni. Shorti deshi që në të njëjtin grup të luajnë përsëri Zvicra me Serbinë, një përballje e zjarrtë kjo që ishte zhvilluar edhe në Botërorin e Rusisë, e ku kishin shkëlqyer pikërisht dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan ...
Komentet te FIFA i “përqafon” futbollistin shqiptar me atë serb Janë të Mbyllura