Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar. “Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së ...
Komentet te Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Para objektit të Kuvendit të Kosovës, po mbahet protesta e veteranëve të UÇK-së, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre, për shkak të mos përfshirjes në ligjin e pagës minimale. Sikur shumë protesta edhe kjo e sotmja po kalon me momente dramatike, shkruan Gazeta Sinjali. E një moment i tillë është kapur në momentin që mori fjalën shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ku disa nga protestuesit, iu drejtohen me fjalët: “Ik prej këtu, laper, hup”. Tahiri ka kërkuar nga deputetët e pozitës, që të reflektojnë në lidhje me çështjen. Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pushim deri në orën 13:00, kjo pas situatës së tensionuar në sallën e ...
Komentet te Protestuesit – Abelard Tahirit: Ik atje laper, hup (VIDEO) Janë të Mbyllura
Konvikti numër III i studentëve të Qendrës Studentore të Prishtinës, është përfshirë nga flaka, shkruan Gazeta Sinjali. Të gjithë studentët banues të atij konvikti janë larguar nga vendi i ngjarjes. Raportohet se nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm njësia policore si dhe zjarrfikësit për lokalizimin e zjarrit, këta të fundit për Gazetën Sinjali kanë bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik, pasi që rasti nuk është emergjentë dhe gjithçka është në kontroll. Sinjali mëson se shkaktar i këtij incidenti ka qenë një bojler. Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfshihet nga flaka një konvikt i studentëve në Prishtinë Janë të Mbyllura
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka mbledhur në një takim kryetarët e grupeve parlamentare, pasi PDK-ja dhe AAK-ja bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste që Qeveria nuk i përfshiu veteranët në projektligjin për pagën minimale. Ndërkohë, jasht po vazhdon protesta e veteranëve, të cilët janë të indinjuar me trajtimin nga Qeveria. Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili e propozoi projektligjin që u miratua në lexim të parë të martën, është dukur mjaft aktiv pasi seanca e Kuvendit u ndërpre përkohësisht, raporton Gazeta Express. Në sallë, Murati u end, bisedoi në telefon e u aftua te kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Me ta u pa duke diskutuar gjatë. ...
Komentet te Murati shumë aktiv pas ndërprerjes së seancës, diskuton gjatë me Kurtin e Bislimin Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Kur kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri doli dhe e hoqi nga vendi mikrofonin në foltoren e Kuvendit teksa deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu po e merrte fjalën, Kurti shikonte me vëmendje. Shefi i Qeverisë e përcolli me sy çdo lëvizje të deputetëve opozitarë afër tij, ndërsa herë pas here diskutonte diçka me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, raporton Gazeta Express. Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së u mblodhën para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës në shenjë proteste që Qeveria nuk po e përfill kërkesën e tyre për përfshirjen e veteranëve të UÇK-së në projektligjin ...
Komentet te Mimika e Kurtit pasi deputetët e PDK-së e AAK-së e bllokuan foltoren e Kuvendit Janë të Mbyllura
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas një takimi me kryetarët e grupeve parlamentare tha se është i nevojshëm “një pushim deri në orën 13:00”, raporton Gazeta Express. “Atëherë të nderuar deputetë, konsideroj që është e nevojshme ta marrim një pushim deri në orën 13:00 dhe pastaj kjo seancë vazhdon në orën 13:00”, tha Konjufca. Kryetari i Kuvendit i mblodhi në një takim kryetarët e grupeve parlamentare, pasi PDK-ja dhe AAK-ja bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste që Qeveria nuk i përfshiu veteranët në projektligjin për pagën minimale. Ndërkohë, jasht po vazhdon protesta e veteranëve, të cilët janë të indinjuar me trajtimin nga ...
Komentet te Konjufca i çon deputetët në pushim deri në orën 13:00 Janë të Mbyllura
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka dalë nga seanca e Parlamentit të Kosovës. Ajo iu është bashkuar veteranëve të luftës së UÇK-së të cilët janë duke protestuar në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale. Ndërkohë, gjatë seancës së sotme ajo ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të nis dialogu me kategoritë e dala nga lufta. “Sot ti Albin Kurti, i ke detyruar të dalin dhe të kërkojnë lëmoshë. Është një e drejtë e tyre që ua garanton Kushtetuta, ligji, mundi dhe kontributi i tyre “, tha ajo. Tutje ajo u shpreh se: “unë propozojë që kjo seancë të ndërpritet dhe të fillojë dialogu me kategoritë e dala nga lufta”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deputetja e AAK-së me lot në sy, i bashkohet protestës së veteranëve Janë të Mbyllura
Seanca e mbajtur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka dalë nga kontrolli, krejt kjo nga kundërshtimi i deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali. Lidhur me këtë situatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës. “Meqenëse u krijua kjo situatë, i thërras kryetarët e Grupeve Parlamentare për një konsultë në zyrën time”, ka thënë Konjufca. Gjatë seancës, kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës ...
Komentet te Ndërpritet seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare Janë të Mbyllura
Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq deputetët e PDK-së, janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës. Tashmë shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur në diskutim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar. ...
Komentet te Abelard Tahiri e këput mikrofonin e foltores në sallën plenare të Kuvendit Janë të Mbyllura
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me pengesa nga ana e deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali. Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, kështu duke pamundësuar zhvillimin e seancës. ...
Komentet te Bllokohet foltorja e Kuvendit nga deputetët e PDK-së e AAK-së, Konjufcës i rrinë te koka shefat e Grupeve Parlamentare Janë të Mbyllura