Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

S’kalon rezoluta e propozuar nga AAK-ja për çështjet e sigurisë

Lajme
Një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit s’ka gjetur përkrahje nga deputetët e Kuvendit. 75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej tyre 25 kanë qenë pro dhe 50 kanë abstenuar. Debati për këtë rezolutë është bërë në një nga seancat e mëparshme të Kuvendit Kjo është rezoluta që ka propozuar AAK-ja: Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet të parë çështjet që ndërlidhen me siguri; ·      Të miratohet dhe procesohet sa më shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Kosovës; ·      Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin ...
Komentet te S’kalon rezoluta e propozuar nga AAK-ja për çështjet e sigurisë Janë të Mbyllura

Edhe sot shi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton Sinjali. Sipas institutit, reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje. “Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë ...
Komentet te Edhe sot shi e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit Janë të Mbyllura

Pse e keni të vështirë të flini gjatë verës

Lifestyle
Vera sapo ka filluar dhe për shumë prej nesh ka sjellë me vete pagjumësinë. Edhe pse fenomeni i pagjumësisë së verës në veçanti nuk është studiuar në mënyrë adekuate nga shkencëtarët, ka disa ndryshime sezonale që mund ta bëjnë më të vështirë pushimin gjatë verës.   Ndryshimi i kohës Për shkak të kohës së verës, ne kalojmë më shumë kohë të ekspozuar në diell më vonë gjatë ditës. Si rezultat, truri nuk fillon të prodhojë melatoninë, hormoni që i sinjalizon trupit se është koha për të fjetur  derisa dielli të perëndojë, domethënë shumë më vonë se në dimër. Pra, nëse jeni duke shijuar ditët e gjata të verës, ka shumë të ngjarë që kur të jeni gati për të fjetur, ...
Komentet te Pse e keni të vështirë të flini gjatë verës Janë të Mbyllura

Kurti iu flet serbëve në Kosovë serbisht: Na tregoni çfarë mbështetje do të donit nga Qeveria

Lajme
Kryeministri i Kosovës u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se ka qenë dhe mbetet prioritet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive. Mes sukseseve të qeverisë së tij, Kurti përmend dhe ngritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit. Ai thotë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve. Po ashtu, përmend dhe politikat sociale ...
Komentet te Kurti iu flet serbëve në Kosovë serbisht: Na tregoni çfarë mbështetje do të donit nga Qeveria Janë të Mbyllura

Elira Martina, mbesa e Shyhretes tregon a ka të dashur

Lifestyle
Shumë nga anëtarët e familjes së këngëtares Shyhrete Behluli, tashmë janë të famshëm. Në këtë mes nuk bëjnë përjashtim as mbesat e saj simpatike. Mbesa e madhe e Shyhretes, Elira, ka mjaftë ndjekës në rrjete sociale, përfshirë këtu edhe Tik-Tokun. Elira, përmes kësaj video thotë se ka vetëm të dashur imagjinar, shkruan “Kosovarja”. ...
Komentet te Elira Martina, mbesa e Shyhretes tregon a ka të dashur Janë të Mbyllura

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ligjin e pagave. Haradinaj i është përgjigjur edhe atyre që kritikojnë paraardhesit e Kurtit. “A po doni me folë për para 20 vjetëve…Po, Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve rend. Tona here kemi rritë pagë, çdo vit kemi rritë pagë. I vetmi kryeministër prej që ka ardhë që se ka rritë një cent në pagë është ky njeri. Kuptone këtë, jo për inati të tij. Ky ëshhtë ka i mban njerëzit në varfëri të skajshme”, u shpreh Haradinaj në KlanKosova. Haradinaj ndër të tjera tha se “duhet me pyet veten, a është ky njeri me ...
Komentet te Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti Janë të Mbyllura

Stuhi e shtrëngatë e fuqishme në disa qytete të Kosovës (Video+ Foto)

Lajme
Një stuhi dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa pjesë të Kosovës mbrëmjen e kësaj të marte. “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet se vendi është përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme. Aktualisht erë dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në videot e publikuara shihet se si pasojë e këtij moti të ligë, janë shkaktuar edhe dëme. Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, era e fuqishme shihet se ka thyer pemët. Ndërkohë, meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit. /Telegrafi/ (Meteo Ballkan: Stuhia shkakton edhe dëme në Vranidoll, foto nga Valmir Reçica) ...
Komentet te Stuhi e shtrëngatë e fuqishme në disa qytete të Kosovës (Video+ Foto) Janë të Mbyllura

Ali Ahmeti këshillon Kosovën për Shqipërinë: Nëna kumeditë sa e keqe të jetë, nuk zëvendësohet (Video)

Lajme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se është i brengosur me sentimentin anti-Shqipëri që po shfaqet në Kosovë. Ai thotë në emisionin Pressing në T7 se ajo që dëgjon apo e lexon ndonjëherë në mediat kosovare për Shqipërinë e shqetëson jashtë mase. Ai ka një këshillë për Kosovën. “Nuk e di, por po e shoh një rritje të ndjenjës anti-Shqipëri në Kosovë. Po i shoh këto që po i thonë disa në emisione e edhe po i shkruajnë. Mua më dhëmbin këto. Çështjet brenda shtëpisë, mbeten brenda shtëpisë dhe fliten aty. Nëna nuk zëvendësohet me asgjë. Dhe këto gjëra, nga e pakta, bëhen të mëdha tani. Kur i kthehesh ...
Komentet te Ali Ahmeti këshillon Kosovën për Shqipërinë: Nëna kumeditë sa e keqe të jetë, nuk zëvendësohet (Video) Janë të Mbyllura

Kaos në qendër të Prishtinës/ Semaforët te Menza e Studentëve jashtë funksionit – FOTO

Lajme
Në qendër të kryeqytetit është krijuar kaos i vërtetë në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali. Bllokada ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të semaforëve te Menza e Studentëve, duke u vështirësuar kështu qarkullimi i automjeteve. Në pamjet e publikuar shihet një kolonë e madhe veturash nga të gjitha anët. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kaos në qendër të Prishtinës/ Semaforët te Menza e Studentëve jashtë funksionit – FOTO Janë të Mbyllura

Çudit Bislimi: Marrëveshja kur u nënshkrua ka qenë e keqe, Mustafa: Tragjikomedi

Lajme
Zëvendëskryeministri kosovar, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë Besnik Bislimi, ka folur pas marrëveshjes për energji me Serbinë. Ai ka thënë se se është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes. “Nuk trajtohen aspak çështjet pronësore. Është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes. E kemi publikuar edhe udhërrëfyesin, në asnjë fjalë s’përmendet asnjë aset, sepse udhërrëfim apo pikënisje është legjislacioni i Kosovës që e njeh KEDS-in si monopolist në ofrimin e shërbimit të shpërndarjes në Kosovë”, tha Bislimi. Numri dy i qeverisë është përgjigjur edhe në pyetjet se pse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në ...
Komentet te Çudit Bislimi: Marrëveshja kur u nënshkrua ka qenë e keqe, Mustafa: Tragjikomedi Janë të Mbyllura