Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Gryka e Llapit’ në afërsi të fshatit Shtedim të komunës së Podujevës, ku Njësia e Reagimit të Shpejtë kanë ndalur një veturë për kontroll. Gjatë kontrollit, te shoferi 20-vjeçar është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Kjo ka bërë që i riu të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim. Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë ...
Komentet te Kapet me kokainë 20-vjeçari në Shtedim të Podujevës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një dhi ukrainase është cilësuar si hero kombëtar pasi ‘ndezi’ një varg granatash ruse rreth një spitali në Zaporizhzhia, duke plagosur të paktën 40 ushtarë rusë. Forcat ruse po vendosnin një tel dhe kishin ngulitur granata rreth skajit të një spitali lokal në fshatin Kinski Rozdory, duke instaluar kurthin si një “mbrojtje rrethore”, sipas drejtorëve kryesore të inteligjencës së Ukrainës, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi. Dhia, e cila ishte arratisur nga një fermë, mësohet se ishte nisur drejt e në kurth, derisa municionet ruse shpërthyen në një reaksion zinxhir, duke lënduar dhjetëra ushtarë që prisnin në pritë. Një dhi mbi një tank rus të shkatërruar në ekspozitë në sheshin Saint ...
Komentet te Ndodh edhe kjo! Dhia ukrainase ‘lëndoi’ 40 ushtarë rusë Janë të Mbyllura
Mijëra euro janë dhënë në mënyrë të dyshimtë nga Komuna e Podujevës përgjatë vitit 2021 – 2022. Kjo është bërë e ditur nga raporti që e ka hartuar Zyra Kombëtare e Auditimit. Në raportin e publikuar për komunën që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, Auditori ka gjetur disa raste, ku komuna kishte dhënë mijëra euro në formë subvencionesh, për organizata që nuk i kishin plotësuar kushtet. Zyra e Auditimit ka gjetur tri raste të tilla. “Një organizatë joqeveritare në fushën e sportit ka përfituar subvencion në vlerë 1 mijë e 250 euro pa paraqitur dëshmi se kanë kryer obligimet tatimore në ATK” “Një OJQ në fushën e kulturës kishte ...
Komentet te Dallavere me subvencione në Podujevë – si u dhanë mijëra euro për organizata, pa i plotësuar kushtet? Janë të Mbyllura
Sot gjatë ditës është raportuar se deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkretës u janë vjedhur 50 mijë euro në shtëpinë e tij. Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, thuhet se janë vjedhur nga shtëpia e deputetit dhe shumën e parave dhe arit e ka deklaruar vet Shkreta në polici. Paratë ka thënë se janë kursime të atij dhe familjarëve të tij. Megjithatë, këtë shumë nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, shkruan Paparaci Sipas AKK-së, Shkreta ka deklaruar se i ka mbi 100 mijë euro para të gatshme nëpër institucione financiare në Kosovë dhe Shqipëri. Vjedhja ka ndodhur të enjten ...
Komentet te Policia dyshon se dera e shtëpisë së Shkretës është hapur me çelës Janë të Mbyllura
Shtëpitë private vazhdimisht janë në shënjestrën e hajnave për t’i vjedhur. E një vjedhje e rëndë është raportuar sot në mëngjes në fshatin Grac të komunës së Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hajnat kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie, ku sipas ankueses kanë shkaktuar dëme në vlerë mbi 1 mijë euro. Ajo ka deklaruar në Polici se hajnat kanë marrë një pompë të ujit si dhe sasi të madhe të mishit që ndodhej në një friz në një nga dhomat e shtëpisë. Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin ‘Vjedhje e rëndë’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hajnat hynë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin mish nga frizi Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë është denoncuar sot në Mitrovicë, ku një nënë ka keqtrajtuar fëmijën e saj të moshës 1 vit e gjysmë, raporton Gazeta Sinjali. Me të marrë informatën, Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Sinjali mëson se para hetuesve 20-vjeçarja ka pranuar se e ka goditur me shuplaka fëmijën e saj, me arsyetimin se koha është e nxehtë. Po ashtu ajo ka bërë deklarata shokuese, duke thënë se ‘fëmija im është egjel për mua, do ta hedh në koshin e mbeturinave’. Kjo ka bërë që ndaj saj të iniciohet rasti ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’ dhe pas përfundimit të procedurave ...
Komentet te E rëndë/ Nëna në Mitrovicë rrah fëmijën 1 vit e gjysmë: Fëmija im është egjel për mua, do ta hedh në mbeturina Janë të Mbyllura
Ish-ushtari i UÇK-së, Arben Bobani, ka shpërthyer në lot derisa ka kujtuar masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s. Ai ka kujtuar skenat e tmerrit të përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë. Por Bobani thotë se nëse gjithçka do të falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu. “Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pas. Ai e kërkonte vëllain e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë, e goditi në kokë, skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë ...
Komentet te “Krejt ua fali, atë jo”, ish-ushtari i UÇK-së nuk i mban lotët kur kujton vrasjen e një 15-vjeçari në Dubravë Janë të Mbyllura
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi ka denoncuar se është kërcënuar përmes telefonit nga kryetari i Nismës, Zafir Berisha, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Komunës, se Prokuroria Themelore në Prizren tashmë ka nisur hetimet për këtë rast, që dyshohet se ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Totaj ka njoftuar Policinë se është kërcënuar nga Berisha përmes telefonit, i cili dyshohet t’i ketë thënë se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre. Burimet e njëjta nga Komuna thonë për Sinjalin se Berisha ...
Komentet te Ekskluzive: Shaqir Totaj denoncon Zafir Berishën për kanosje se do ta ngreh zhag nëpër Prizren para prishjes së koalicionit Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri gjatë kësaj kohe ka marrë disa ditë pushim për t’u pagatitur për sezonin e verës. Artistja e njohur në shoqëri të partnerit të saj, miqve të saj dhe këngëtares, Kida po relaksohen në bregdet, ndërsa po sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme nga atje. Ndërkohë, sot (e shtunë) Dafina ka postuar edhe disa fotografi në të cilat dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive. Foto: Dafina Zeqiri/Instagram 33-vjeçarja shihet e veshur në një mini-fund nga materiali i xhinseve të kombinuar me një bluzë shumëngjyrëshe dhe syze dielli. “Më pëlqen shumë të shikoj gjërat e bukura”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve. Foto: Dafina ...
Komentet te Dafina Zeqiri sjell imazhe të reja nga pushimet teksa shfaqet joshëse në të shkurtra Janë të Mbyllura
Ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arlinda Kërçeli, mori rrugën nga mërgimi drejt atdheut pikërisht në ditët më të vështira të vendit. Ajo iu bashkua pjesëtarëve të UÇK-së që t’i shërbejë vendit. Arlinda për Radio Dukagjini rrëfeu historinë e saj tё dhimbjes, sakrificës e mbijetesës nё kohё lufte dhe paqeje. Ajo ishte banore e Gjermanisë pёr shumё vite, por nё moshёn 18 vjeҫare jeta e saj merr njё kthesё krejt ndryshe, atёherё kur nё vitin 1998 vendos tё vesh uniformёn e UҪK-sё dhe t’i bashkohet atdheut nё luftёn pёr ҫlirim, transmeton PortaliD. Nё front luftoi pёr 18 muaj, ndёrsa pas luftёs disa vite jetoi dhe veproi nё Kosovё ...
Komentet te Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët Janë të Mbyllura