Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kadetët e vendeve të ushtrive të NATO-s, po marrin pjesë në stërvitjen “Kampi Veror 2022”, e cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.   Mehaj ka shkruar në Facebook se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe. “Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur. Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës”, ka shkruar ai në Facebook ...
Komentet te Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s Janë të Mbyllura

“Tash jom liru, ka me të ardhë me kallash”/ I riu në Gjakovë posa del nga Policia kërcënon 52-vjeçarin që e denoncoi

Lajme
Një konflikt mes një të riu në Gjakovë e një 52-vjeçari ndodhi para disa ditësh në një parking privat, në rrugën “Sefedin Xërxa”. Sinjali raportoi se 22-vjeçari Nikoll Domgjoni, kërcënoi 52-vjeçarin, duke iu vërsulur me një thikë. Pas denoncimit, ai përfundoi në mbajtje, por siç duket nuk u mbush mend. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se me të përfunduar ndalimin policor, 22-vjeçari sërish e kërcënoi viktimën. Sipas informatave të para, i dyshuari i ka shkuar te lokali i 52-vjeçarit për t’i ‘kërkuar’ llogari për denoncimin kundër tij. Duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq që e çoi në Polici, Domgjoni dyshohet se i është drejtuar atij ...
Komentet te “Tash jom liru, ka me të ardhë me kallash”/ I riu në Gjakovë posa del nga Policia kërcënon 52-vjeçarin që e denoncoi Janë të Mbyllura

Kek me shërbet shoqëruar me akullore dhe fëstëkë

Kuzhina
Përbërësit: 5 vezë fshati, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 200 ml kos, 300 g miell, 1 lugë kafe me sodë buke dhe lëkura e 2-3 portokajve. Për shërbetin: 600 ml ujë dhe 800 g sheqer. Përgatitja: Rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë gjalpin e shkrirë. Më pas hedhim sipas rendit kosin, miellin, sodën dhe lëkurat e portokallit. Shtrojmë masën në një tavë të lyer me gjalpë. E pjekim kekun në 180 gradë për 45 minuta, në mes të furrës, derisa keku të kullojë. E testojmë me një majë thike e cila duhet të dalë e pastër. Hedhim ujin në tenxhere bashkë me sheqerin dhe e lëmë shërbetin të ziejë 15 ...
Komentet te Kek me shërbet shoqëruar me akullore dhe fëstëkë Janë të Mbyllura

A është i mirë akulli për lëkurën e fytyrës?

Lifestyle
Eksperti shpjegon të gjitha përfitimet e trajtimit me ftohje. Për vite me radhë, gratë kanë përdorur akull në vend të kremrave të shtrenjta për të ndihmuar në trajtimin e gropave të syrit. Përgjithësisht dihet se akulli përdoret edhe për qëllime mjekësore. Masazhi me akull është sigurisht një nga metodat më efektive dhe më të provuara për dhimbjen e qafës dhe shpinës. Megjithatë, përveç këtyre përfitimeve, akulli, siç u përmend tashmë, luan një rol të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës. Nëse, për shembull, zgjoheni të ënjtur dhe rrathët e zinj janë të theksuar, akulli është gjëja më e mirë që mund tʹia ofroni vetes dhe fytyrës suaj. – I ftohti ndihmon ...
Komentet te A është i mirë akulli për lëkurën e fytyrës? Janë të Mbyllura

Sinjali zbulon identitetin e personit që mashtroi për viza pune, këta janë dhjetëra viktimat që paguan mijëra euro

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se nga muaji dhjetor e deri në muajin maj të këtij viti, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave. Sinjali mëson se personi në fjalë ështëArlind Berisha, 28-vjeçar, ndërkaq 12 viktimat (emra të njohur për redaksinë), të cilët kanë paguar dhjetëra mijëra euro janë: F.M., V.H., F.M., G.H., A.Z., V.J., A.J., A.H., D.A., E.Z., Xh.G. dhe R.K.. Burimet e Gazetës Sinjali thonë se i dyshuari iu kishte premtuar 12 personave që do t’iu caktojë-rezervoj termine për viza ...
Komentet te Sinjali zbulon identitetin e personit që mashtroi për viza pune, këta janë dhjetëra viktimat që paguan mijëra euro Janë të Mbyllura

Podujevë: Në këndin e lojërave për fëmijë, një 19-vjeçar dhe një i mitur kapen nga policia me thikë, shufër metali e rizlla për narkotik

Lajme
Posedimi i armëve të ftohta e me raste edhe atyre të zjarrit nga të miturit, është bërë dukuri shqetësuese e cila ka prekur të gjitha qytetet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, në këndin e lojërave për fëmijë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se, një njësi policore ka ndaluar dy persona të dyshuar për kontroll, ku te 19-vjeçari është gjetur një shufër metalike si dhe disa rizlla që përdoren për lëndë narkotike, kurse tek i dyshuari tjetër i mitur 15 vjeçar është gjetur një thikë. Pas intervistimit të dy të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ...
Komentet te Podujevë: Në këndin e lojërave për fëmijë, një 19-vjeçar dhe një i mitur kapen nga policia me thikë, shufër metali e rizlla për narkotik Janë të Mbyllura

Produkti që i bën këmishat xixë gjendet në kuzhinë

Lifestyle
Shpesh, larja e rrobave në lavatiçe, nuk mjafton për të eliminuar gjurmët që ngelen nga njollat e djersës dhe hijet që mbeten pas çdo larjeje në këmishat e bardha. Është e vështirë që këmishat e bardha të dalin nga lavatriçja me ngjyrën që kishin kur u blenë, sepse janë shumë delikate dhe ndonjëherë njollat vihen re vetëm pas hekurosjes. Le të shohim së bashku si t’i eliminojmë ato nga një këmishë e bardhë. Truku qëndron në aftësinë për të përdorur mjetet që kemi në shtëpi dhe duke u mbështetur vetëm tek substancat natyrale. Vendosni këmishën në ujë të ftohtë me uthull të bardhë: gjysmë gote uji uthull për 5 litra ...
Komentet te Produkti që i bën këmishat xixë gjendet në kuzhinë Janë të Mbyllura

Vala e të nxehtit arrin në Kosovë, deri në 36 gradë celsius temperaturat gjatë javës që po hyjmë

Lajme
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyjmë, njofton Prishtina Weather. Sipas PW, vendin tonë do ta përfshijë vala e nxehtësisë ku temperaturat maksimale gjatë javës së ardhshme do të shkojnë deri në 36 gradë celsius. “Valë e nxehtësisë në ditët e fundit të qershorit.  Kryesisht me diell e temperatura maksimale edhe deri në 35C. Një valë e nxehtësisë do të përshkojë ditët e fundit të muajit qershor në vendin tonë.  Në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, ...
Komentet te Vala e të nxehtit arrin në Kosovë, deri në 36 gradë celsius temperaturat gjatë javës që po hyjmë Janë të Mbyllura

I moshuari godet një veturë në parking në Prishtinë, mesazhi i tij në letër bëhet viral në rrjete sociale

Lajme
Një burrë dyshohet se ka goditur një veturë sa ishte duke dalë nga parkingu me automjetin e tij. Por, gjesti që ai bëri, u bë viral në internet. Një person, e postoi këtë në grupin “Marakli të Kerreve”, që siç tha ai, ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Sipas tij, sa ishte duke qëndruar në ballkonin e banesës, e ka parë një person rreth 70 vjeç, duke dalë nga parkingu me veturën e tij, teksa e ka goditur një tjetër. 70-vjeçari menjëherë ka dalë nga vetura dhe ka lënë një letër mbi veturën e goditur. “Ka ende njerëz të mirë! Para pak çasteve, një bacë i moshës rreth 70-vjeçare, duke dale ...
Komentet te I moshuari godet një veturë në parking në Prishtinë, mesazhi i tij në letër bëhet viral në rrjete sociale Janë të Mbyllura

Notoi 10 orë për t’i ikur komunizmit, shkodrani: Më kapën në Mal të Zi, më rrahën e më dënuan me 12 vjet burgim (Video)

Lajme
Me 22 gusht të vitit 1986, para 36 vitesh, u nis nga vija e Vrakës me not për të kaluar në shtetin fqinj të Malit të Zi, për t’i shpëtuar regjimit të komunizmit në Shqipëri. Por, nuk do ia dilte dot, pasi do të kapej në ujërat e Malit të Zi. Shaban Tamalari Tuzoviç nga Shkodra, sot 70-vjeç, tregon si e mori përsipër këtë rrezik, vetëm që të largohej nga Shqipëria. Është nisur në orën 8 të mëngjesit duke bërë 10 orë not. Në fund, për këtë do të denohej me 12 vite burg, me akuzën për tradhti ndaj atdheu. “Mora me u arratis, por s’kisha rrugë tjetër. Punoja 14 ...
Komentet te Notoi 10 orë për t’i ikur komunizmit, shkodrani: Më kapën në Mal të Zi, më rrahën e më dënuan me 12 vjet burgim (Video) Janë të Mbyllura