Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lola shfaqet atraktive derisa thekson linjat trupore në veshjen e zezë

Lajme
Me paraqitje elegante dhe plotë stil, Lola mahnitë fansat. Edhe këtë herë ajo është shfaqur mjaft atraktive nga pushimet, shkruan “Kosovarja”. Veshur në fustan të zi që i theksonte linjat trupore ajo mori mijëra pëlqime dhe komente në fotografitë e fundit.   “Vishni të zeza dhe ari dhe lërini kohët e mira të kalojnë!”, kishte shkruar ajo në mbishkrim./Kosovarja ...
Komentet te Lola shfaqet atraktive derisa thekson linjat trupore në veshjen e zezë Janë të Mbyllura

Kriza ekonomike mbylli afro 20 mijë biznese

Ekonomi
Më shumë se 20 mijë biznese llogariten se janë mbyllur nga viti 2020 deri në 2021-ën, shkaku i pandemisë Covid-19, ndërsa më shumë se 15 mijë punëtorë mbetën pa punë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë për Ekonomia Online se rënie ekonomike në Kosovë ka shumë fajtorë, duke nisur nga politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime. “Numri i mbyllur i bizneseve asnjëherë nuk dihet i saktë, për shkak se procedurat e mbylljes janë të rënda saqë njerëzit heqin dorë nga tentimi për të mbyllur bizneset në formë institucionale. Sipas statistikave tona viti 2021 është vit ...
Komentet te Kriza ekonomike mbylli afro 20 mijë biznese Janë të Mbyllura

​MSh aprovon dozën e tretë të vaksinës antiCOVID për grup-moshën 12+

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë. “Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë”, thuhet në njoftim. Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës. “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve ...
Komentet te ​MSh aprovon dozën e tretë të vaksinës antiCOVID për grup-moshën 12+ Janë të Mbyllura

U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha: Jam në Himarë nuk e di çka po ndodh, por nuk qëndrojnë ato lajme

Lajme
Kryetari i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha ka mohuar se ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj. Berisha në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se nuk qëndrojnë lajmet që kanë qarkulluar rreth tij dhe Totajt. Ai ka thënë se ndodhet në Himare, dhe se të hënën kur të kthehet do e shikoj se çfarë po ndodh. “Jam në Himarë se kam shumë idenë se çka po ndodhë me shokun Shaq, të hënën kthena dhe duhet me sqarua kush ishte skenaristi i këtij episodi të filmit “Zafa”. Nuk qëndrojnë këto lajme që kishin qarkulluar rreth meje dhe Shaqes, edhe pse e di se ka shumë ...
Komentet te U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha: Jam në Himarë nuk e di çka po ndodh, por nuk qëndrojnë ato lajme Janë të Mbyllura

Publikohet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

Rajoni dhe Bota
Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë, tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron është i dukshëm. Këtë e dëshmon transkripti i negociatave mes dy liderëve gjatë një interviste telefonike. Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon një takim me Biden, homologut të tij rus. “Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, është përgjigjja e Putinit. Katër ditë më vonë, pas kësaj bisede më 24 shkurt, Rusia pushtoi territorin ukrainas. Telefonata 9-minutëshe – Transkripti i bisedës telefonike, një nga të shumtat mes Macron ...
Komentet te Publikohet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës Janë të Mbyllura

QKRMT: Të respektohen të drejtave të njeriut

Lajme
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare në Mbështetjen e Viktimave të Torturës, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) risjell në vëmendje të opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar nevojën për respektimin e të drejtave të njeriut në vendet e privimit nga liria.   Sipas një komunikate të QKRMT-së, kjo është e rëndësisë së veçantë sidomos në këtë periudhë kur Kosova është në prag të ratifikimit të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve nga Danimarka në Kosovë, implikimet e së cilës do të kenë ndikim jo vetëm te ky grup të burgosurish por në tërë sistemin korrektues të Kosovës në të ardhmen. “Këto shqetësime janë shprehur edhe nga ekspertë ...
Komentet te QKRMT: Të respektohen të drejtave të njeriut Janë të Mbyllura

Parakalimi i sportistëve kosovarë në hapjen e Lojrave Mesdhetare

Sport
Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor – 6 korrik 2022, do të mbahen në Oran të Algjerisë. Ceremonia hapëse u mbajt në stadiumin olimpik të Oranit. Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me rreth 40 anëtarë, të cilëve iu prinin flamurmbajtësit, Fortesa Orana, karateiste dhe Egzon Shala, mundës. Në stadium, të pranishëm krahas personaliteteve të larta të shtetit të Algjerisë dhe shteteve tjera, ishin edhe drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani. Rreth 50 mijë të pranishëm në stadium dhe mijëra të tjerë që mbetën jashtë, panë ceremoninë që përkonte me traditën ...
Komentet te Parakalimi i sportistëve kosovarë në hapjen e Lojrave Mesdhetare Janë të Mbyllura

A do të hetohet deputeti i VV’së që iu vodhën 50 mijë euro, flasin nga prokuroria

Lajme
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro cash në banesë në Prishtinë, para këto që nuk figurojnë të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Por, a do të hetohet ai për mosdeklarim të pasurisë? Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për rastin “vjedhje e rëndë” janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në pyetjen nëse deputeti Shkreta do të hetohet për mosdeklarim të pasurisë, ajo tha se “nuk mund të japin informata shtesë”. “Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e ...
Komentet te A do të hetohet deputeti i VV’së që iu vodhën 50 mijë euro, flasin nga prokuroria Janë të Mbyllura

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për mashtrim, kishte marrë 9 mijë euro por se dorëzoi mallin

Lajme
Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë për mashtrim, njofton polica. Sipas policisë, kontabilisti i një firme kishte njoftuar se një i dyshuar ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall, por se nuk e ka dorëzuar mallin. “Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 €  për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/   ...
Komentet te Arrestohet një person në Fushë Kosovë për mashtrim, kishte marrë 9 mijë euro por se dorëzoi mallin Janë të Mbyllura

Gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në Milloshevë, Policia arreston të zotin e shtëpisë

Lajme
Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe i zoti i shtëpisë në një dasmë në Milloshevë të Obiliqit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka ‘shqetësuar’ dasmorët, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes posa morën informatën se janë dëgjuar të shtëna me armë. Aty kanë kontaktuar me kreun e familjes që ka organizuar dasmën, i cili ka pranuar se ka shtënë 4 herë me armë, me ç’rast zyrtarët policorë kanë konfiskuar armët dhe municionin që e kanë gjetur në garazhin ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në një dasmë në Milloshevë, Policia arreston të zotin e shtëpisë Janë të Mbyllura