Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë”, Konjufca shkakton të qeshura në kuvend gjatë fjalës së Lekajt

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e sotme ka thënë se “më duket se kemi devijuar nga debati për çka është thirrur kjo seancë”. Por, ishte kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili shkaktoi të qeshura në sallë duke i thënë Lekajt “paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë”. Lekaj nuk ia vuri veshin sarkazmës së Konjufcës, duke vazhduar fjalën e tij ku tha se qytetarët tash paguajnë më shtrenjtë vajin, sheqerin e bukën. Ai tutje tha se pushteti po shet siç i quajti ai, pallavra, të cilat sipas tij, s’i pranojnë qytetarët. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë”, Konjufca shkakton të qeshura në kuvend gjatë fjalës së Lekajt Janë të Mbyllura

Vetëvendosje e rrëzon Rezolutën për zvogëlimin e TVSh-së në produkte bazë dhe derivate

Lajme
Nuk është miratuar Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rritjen e çmimeve të derivateve dhe të produkteve bazë. Kjo Rezolutë u kundërshtua nga pozita, kështu duke marrë 24 vota për dhe 47 kundër. E njëjta, parashihte reduktimin e akcizës dhe normën e TVSH-së për derivate për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë. Po ashtu, parashihte edhe zgjerimin e listës së produkteve bazë me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj tjerë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetëvendosje e rrëzon Rezolutën për zvogëlimin e TVSh-së në produkte bazë dhe derivate Janë të Mbyllura

Shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë – policia i del në ndihmë qytetares në Rrugën B

Lajme
Prishtina është përfshirë nga breshëri e shiu i rrëmbyeshëm pasditën e së enjtes. Në disa rrugë të kryeqytetit, si pasojë e bllokimit të pusetave është krijuar grumbullim i ujit. Një lexues i Telegrafit ka dërguar video ku shihent vërshimi i Rrugës “B”, në lagjen Mati 1. Policia rrugore kanë dalë në ndihmë qytetarëve, duke iu ndihmuar për ta kaluar rrugën. Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten parashikohet mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima. Fillimisht frynë erëra veriore të lehta dhe mesatare 3-10m/s, e nga dita e mërkurë nga juglindja. Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare./Telegrafi/   ...
Komentet te Shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë – policia i del në ndihmë qytetares në Rrugën B Janë të Mbyllura

Akili i jashtëzakonshëm, siguron medaljen në Lojërat Mesdhetare

Sport
Akil Gjakova ka arritur t’i sigurojë një tjetër medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare. Xhudisti kosovar mposhti italianin, Manuel Lombardo në kategorinë -73 kg. Kujtojmë që para duelit të Akilit, Laura Fazliu i siguroi medaljen e artë Kosovës. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Akili i jashtëzakonshëm, siguron medaljen në Lojërat Mesdhetare Janë të Mbyllura

Musliu – Qeverisë: Kthjelluni se nuk jeni në tokë të bukës

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, iu ka drejtuar Qeverisë me kritika të ashpra duke kërkuar që të reflektojnë dhe t’i zgjedhin problemet e qytetarëve. Musliu ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asnjë zgjidhje për qytetarët të cilët, sipas Musliut, po ndihen të braktisur nga qeveria Kurti. Sipas saj, që nga fillimi i themelimi të Qeverisë Kurti, për çdo problem që është trajtuar në Kuvend, është zgërdhirë. “Prandaj kthjelluni , reflektoni dhe gjeni zgjidhje për problemet e qytetarëve. Sepse unë sot gjithçka dëgjova këtu vetëm zgjidhje për qytetarët të cilët sot më shumë se kurrë po ndihen të braktisur nga ...
Komentet te Musliu – Qeverisë: Kthjelluni se nuk jeni në tokë të bukës Janë të Mbyllura

Gashi i LDK-së i nervozuar me rezolutën e VV-së: Pec a t’kanë pyet ty najsen?

Lajme
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se partia në pushtet ka propozuar një rezolutë gjë që siç duket e ka nervozuar Gashin. Ai tha se nuk ka asnjë kuptim që pushteti të propozojë rezoluta, pasi sipas tij “pushteti merr vendim, bën veprime, propozon ligje”. “Kemi kërku mirëkuptim nga ju që të propozoni çkado që mendoni se është e rëndësishme dhe duhet të hiqet, shtohet, plotësohet, ndryshohet në dokumentin që e kemi propozu ne. Në momentet e fundit kuptojmë që partia në pushtet ka propozu rezolutë. Çfarë logjike ka pushteti me propozu rezoluta, pushteti merr vendim, bën ...
Komentet te Gashi i LDK-së i nervozuar me rezolutën e VV-së: Pec a t’kanë pyet ty najsen? Janë të Mbyllura

Pas anulimit të vizitës në Kosovë, takimi me Trëndafilovën do të zhvillohet online

Lajme
Pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, e anuloi vizitën e paralajmëruar në Kosovë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se veprimtaria për komunikim dhe ndërgjegjësim do të zhvillohet tërësisht online. Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DHSK), ka thënë se kjo bëhet për shkak të preferencës nga një grup i madh i pjesëmarrësve për të marrë pjesë në këtë veprimtari përmes platformës online “Zoom”. Në konferencën e rregullt të DHSK-së, Doyle ka thënë se kryetarja e DHSK-së e ka shtyrë udhëtimin e saj në Kosovë deri pas periudhës së verës. “Në vizitën, në të cilën kryetarja e DHSK-së, që ishte planifikuar më 4 ...
Komentet te Pas anulimit të vizitës në Kosovë, takimi me Trëndafilovën do të zhvillohet online Janë të Mbyllura

Molliqaj ia shpërndan numrin personal ministrit Murati, kërkon t’i shkruhen mesazhe

Lajme
Me qëllimin që të kërkoj dorëheqje, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ia ka shpërndarë numrin personal të telefonin ministrit të Financave, Hekuran Muratit, shkruan Gazeta Sinjali. Përmes një foto të postuar në profilin e tij në Facebook, Mulliqaj ka thënë se Murati nuk mund të jetë ministër i një Kosovë të çliruar prej UÇK-së. “Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, ka shkruar ai. Ndërkohë, ditëve të fundit është bërë aktuale një status që ministri, Murati kishte shkruar më 1 tetor të vitit 2016, ku kishte deklaruar se për “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na ...
Komentet te Molliqaj ia shpërndan numrin personal ministrit Murati, kërkon t’i shkruhen mesazhe Janë të Mbyllura

Vjosa Berisha përcillet në banesën e fundit

Lajme
Për rreth një orë në Teatrin Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i producentes Vjosa Berisha, ku qytetarë, miq e dashamirë, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprimtarisë së producentes. E ndjera u përcoll edhe në banesën e fundit dhe Prive sjell fotografi nga ceremonia e varrimit./ Kosovarja ...
Komentet te Vjosa Berisha përcillet në banesën e fundit Janë të Mbyllura

Stuhi me breshër e erë të fuqishme në Prishtinë

Lajme
Para pak minutave ka filluar një stuhi e fuqishme në Prishtinë e përcjellë me shi e breshër të rrëmbyeshëm dhe erë të fuqishme. Pjesa e parë e ditës u karakterizua me vapë të madhe. Stuhia ishte paralajmëruar para pak orësh edhe nga faqja MeteoBallkan./Kosovarja Lojtës Videosh 00:00 00:08 Lojtës Videosh 00:00 00:28 ...
Komentet te Stuhi me breshër e erë të fuqishme në Prishtinë Janë të Mbyllura