Mjekët kanë operuar një burrë pasi organi i tij gjenital fishkëllente, për shkak të një gjendjeje të rrallë të quajtur “pneumoscrotum”. Sëmundja e pazakontë ishte për shkak të akumulimit të tepërt të ajrit në trupin e tij, i cili po ikte përmes një plage të hapur në testikujt e tij. Një ekzaminim zbuloi se të moshuarit i ishin ‘shembur’ të dy mushkëritë dhe ai kishte shumë ajër që qarkullonte brenda gjoksit, gjë që ka të ngjarë të ketë qenë shkaku i ankesës së tij. Mjekët përshkruan atë që ndodhi në American Journal of Case Reports, duke thënë se ata besonin se ishte rasti i parë i këtij lloji. Ka pasur ...
Komentet te I fishkëllente organi gjenital, i moshuari përfundon në spital Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se trendi i emigrimit nga Kosova është i një përmase të madhe. Ai tha se 42,728 persona, apo 2.4% e popullsisë, kanë emigruar gjatë vitit 2021. “Duhet të bëjmë më shumë për të zvogëluar këtë trend. Tendenca për të emigruar ekziston në të gjitha vendet në rajon, por në rastin tonë përmasat janë të mëdha dhe në rritje nga viti në vit”, ka shkruar Hoti. Deputeti i LDK-së, thotë se nga Kosova po ikë pjesa reproduktive, e që për pasojë do të ketë një ulje drastike të natalitetit. “Duke qenë se këta persona janë pjesa më reproduktive e popullsisë, në afat të gjatë ...
Komentet te 42 mijë qytetarë ikën më 2021, Hoti: Kjo do të na kushtojë shumë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka ftuar NATO-n që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngrihet në Porto Romano. “Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vijuar diskutimin, lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, që përveç pjesës tregtare parashikohet të ketë edhe pjesën ushtarake”, tha Rama në një konferencë për mediat. “Së shpejti do të bëjmë takim të posaçëm për këtë çështje me të gjithë ekspertët, për të parashtruar ...
Komentet te Rama: Kosova ka treguar maturi, kam kërkuar të përfshihet në “Partneritetin për Paqe” të NATO-s Janë të Mbyllura
Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi u kap në fshatin Gjuricë të Malishevës, saktësisht në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, teksa po kontrabandonte 34 shtetas të Sirisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi i dyshuar është Kushtrim Elezkurtaj, 36-vjeçar nga Zhuri i Prizrenit. Sinjali mëson se sirianët në mënyrë të organizuar kanë ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia, ku atje secili prej tyre ka paguar një shumë parash me qëllim udhëtimi përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës deri në Serbi e më pas në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian. Elezkurtaj u kap në flagrancë teksa po i transportonte ata ...
Komentet te Zbulohet identiteti i të dyshuarit që mu kap duke kontrabanduar 34 sirianë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Janë të Mbyllura
Çekia nga sot ka marr kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, periudhë kjo që do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2022. Në kryesimin e saj gjashtëmujor, Çekia ka caktuar prioritetet e saj, ndërsa duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, prioritet mbeten progresi në negociatat për zgjerim të BE-së dhe mbështetja e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërkaq, sa i përket specifikisht Kosovës, Çekia prioritet ka caktuar dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave. Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë mbajtur një ceremoni në Prishtinës ku kanë prezantuar prioritetet e Çekisë ...
Komentet te Çekia merr kryesimin e BE-së, prioritet dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave Janë të Mbyllura
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votohet për Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Megjithatë, Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë amendamentet e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. 61 deputetë kanë marrë pjesë në votim, 60 kanë votuar për, asnjë kundër dhe një abstenim. Opozita kundërshtoi këtë Projektligj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te S’ka kuorum: Dështon votimi i Projektligjit i deklarimit të pasurisë e dhuratave Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se dikush në Bruksel mund të jetë trembur pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se mund të tërhiqen nga dialogu mes dy vendeve. Këto komente ai i bëri pas pjesëmarrjes së tij në tryezën “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”. Gjithashtu, kryeministri foli edhe për komentet e të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, që shprehu se situata tashmë ka ndryshuar pas vendimit qeveritar për reciprocitet për letërnjoftime dhe për afatin për regjistrimin e veturave me targa të vjetra. “Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar me veprimet tona. Unë e di qe ekziston një plan për takime edhe të kryenegociatorëve ndoshta ...
Komentet te Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur, Lajçak ishte i njoftuar për veprimet tona Janë të Mbyllura
Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin autoritetet e larta shtetërore si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa Ushtrisë sot iu shtuan edhe 17 oficerë të rinj. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj theksoi se sot është një mëngjes i mrekullueshëm pasi nga sot Ushtrisë do t’i shtohen edhe 17 oficerë të rinj, që do të jenë shtyllë e mbështetje e madhe për shtetin e Kosovës. “Mbi supet tua do t’i bartni shpresat e atdheut, shpresat e shtetit të Kosovës”, tha Mehaj, ...
Komentet te Mbi supet tuaja bartni shpresat e atdheut – fotografi nga ceremonia e diplomimit të kadetëve nga Akademia e Mbrojtjes Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial, raporton Gazeta Sinjali. Tahiri, ka thënë se ky ligj, cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në Republikën e Kosovës. “Së bashku me përfaqësuesin ligjor të PDK-së, avokatin Faton Fetahu, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Këshillin Prokurorial, një projektligj i cili cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë, një projektligj i cili tashmë është shndërruar në ligj, por ende nuk ka hyrë në fuqi, i cili shtrin ndikimin e politikës në Këshillin Prokurorial në Republikën e Kosovës, pra që prej themelimit të institucioneve në Kosovë, asnjë ...
Komentet te PDK dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në: Cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person humbi jetën e katër të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së një automjeti të Emergjencës me një veturë, shoferi i së cilës dyshohet se shkaktoi aksidentin, raporton Gazeta Sinjali. Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit ku humbi jetën 33-vjeçari, Skofiar Gjini. Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë./Sinjali ...
Komentet te Pamje të aksidentit tragjik në Gjakovë ku humbi jetën shoferi i autoambulancës – VIDEO Janë të Mbyllura