Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e sigurisë personit që dyshohet për vrasjen në tentativë ndaj një 34-vjeçari në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë aktvendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit 24-vjeçar, U.M. Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Princi Millosh’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pas goditjes me çekan nga i dyshuari, një 34-vjeçar është transferuar me urgjencë në spitalin e Beogradit./Sinjali ...
Komentet te Gjykata merr vendim për 24-vjeçarin që goditi me çekan një person në Mitrovicë të Veriut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mblidhen sërish për të vazhduar seancën e djeshme, raporton Gazeta Sinjali. Në rend dite, pos tjerash, është edhe Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. Po ashtu do të shqyrtohet edhe Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Opozita kishte thirrur debat parlamentar për shkak të inflacionit, i cili sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tashmë është rritur në 12.5 për qind teksa sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit është rritur për 0.9 për qind. Për këtë ...
Komentet te Kuvendi sot vazhdon seancën e lënë në gjysmë, në rend dite edhe shqyrtimi për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të muajit korrik do të karakterizohen me mot të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit, raporton Gazeta Sinjali. Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës. “Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime ...
Komentet te Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut Janë të Mbyllura
Postimi i plotë: Qe çka duhet me ba Albini me Hekuran Muratin. Veç duhet me e dashte pernime UÇK-në dhe me pase vullnet me vepru. Ramushi për 24 ore e pat rahatu kete zonjen qe pat fole kundër luftës. Unë jam e lumtur qe e pata senzibilizu opinionin në ate kohe edhe pse nga kjo zonja do t’shame i pata hanger. ...
Komentet te Ganimete Musliu ka postuar një vendim të cilin e kishte marrë Ramush Haradinaj në vitin 2017 Janë të Mbyllura
Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, vazhdimisht janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një rast i vendosjes së stentës te një pacient 42-vjeçar e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu. Ai ka shkruar se pacienti ishte pranuar në gjendje të rëndë, me dhimbje gjoksi, pasi paraprakisht kishte pësuar arrest kardiak dhe ishte trajtuar në Podujevë. Sejdiu është shprehur me fat që ndërhyrja u krye me sukses dhe iu shpëtua jeta 42-vjeçarit. “Sa me fat jemi që kemi mundësin me shpëtu jetët e reja të pacientëve tanë. Privilegj që ska çmim që e paguan. Pacienti i lindur ...
Komentet te QKUK: I shpëtohet jeta 42-vjeçarit që u pranua në gjendje të rëndë, kardiologët i vendosin stentë (Video para dhe pas intervenimit) Janë të Mbyllura
...
Komentet te Zyrtare: Kosovare Asllani transferohet te Milani Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë një këmbësor ka mbetur i lënduar. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor. Gjithashtu ai deklaroi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi ai për Sinjalin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë dërgohet në spital Janë të Mbyllura
Në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare, ku në garë është deputeti shqiptar, Shaip Kamberi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se Kamberi ka siguruar votat, sipas vlerësimeve të para, njofton Klankosova.tv. “Sipas vlerësimeve tona kemi siguruar votat, përkatësisht numrin e votës dhe përfundimin e këtij procesi. Diku 630 vota, shohim sipas vlerësime tona, kur të hapen kutitë e votimit”, është shprehur Mustafi. “Duke i llogaritur edhe ata që kanë votuar nga shtëpitë mund të shkojë 650, ose mund të jenë afër 700 vota”, shtoi ai. Ndryshe, Shaip Kamberit i duhen 610 vota për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin e ...
Komentet te Mustafi: Shaip Kamberi i ka siguruar votat për deputet Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shfaqur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën tha se po e refuzojnë njohjen e krizës ekonomike që ka kapluar vendin e më të cilën po përballen qytetarët. I pari i LDK-së, u shpreh se për propozimet e tyre për reduktim të akcizës në naftë dhe produkte të tjera bazike, po hasin në rezistencë të pakuptueshme, përcjell klankosova.tv. ”Ne ka rreth katër muaj që kemi nisur propozimin e 7 marsit e 2022-ës për reduktimin e akcizës në naftë dhe reduktimin e TVSH-së në naftë produkteve tjera bazike si rezultat i krizës së shkaktuar të çmimeve në Europë por edhe ...
Komentet te Abdixhiku ia përmend Kurtit narcizoizmin politik: Ka diskrepancë në njohjen e krizës Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka mbizotëruar një stuhi e fuqishme, e cila është përcjellë me shi dhe breshër të rrëmbyeshëm, shkruan Gazeta Sinjali. Si pasojë e shiut, shumë rrugë në Prishtinë janë bllokuar dhe janë bërë të pakalueshme. Vështirësi në komunikacion gjeti edhe njësia policore. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili në një video të dërguar në adresë, shihet se vetura policore ka ngecje për shkak të vërshimeve, por pastaj e njëjta arrin që t’i dalë në ndihmë një nëne me fëmijën e saj./Sinjali ...
Komentet te Polici ndihmon nënën me fëmijë në rrugën e vërshuar nga uji në Prishtinë (PAMJE) Janë të Mbyllura