Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shteti tjetër – e vetme nuk mund të arrijë, pasi nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) thonë se, gjatë korrikut, pritet të mbajnë një takim me Këshillin e Byrosë Evropiane, i cili siguron Kartonin e Gjelbër, për të diskutuar mundësinë e tillë. “Ne duhet të marrim një aprovim nga Këshilli i Byrosë Evropiane [në Bruksel] për të bërë një marrëveshje me një shtet tjetër, në mënyrë që edhe Kosova, përmes Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të ketë Kartonin e Gjelbër. Pa qenë pjesë e OKB-së, ne nuk mund ...
Komentet te Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 205 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 736 testime gjithsej. Ndërkohë, janë shëruar 38 persona dhe është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga virusi, shkruan Gazeta Sinjali. Aktualisht në Kosovë janë 897 raste aktive me COVID-19, ndërsa 71 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 Janë të Mbyllura
Sot dy kamiona kanë marrë flakë në fshatin Çabër në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dy kamiona janë përfshirë nga zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit, arsyeja e zjarr vënies ende nuk dihet. Rastin e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Sinjali do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjen dy kamiona në Çabër të Mitrovicës Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e së premtes, katër persona kërkuan ndihmë mjekësore në emergjencë në Prishtinë, pasi kishin pësuar lëndime nga trotinetet eklektikë. Sipas mjekut kujdestar, Lavdrim Agushi, të rinjtë kishin pësuar lëndime serioze. Njëri kishte pësuar thyerje të kafkës, tjetri shqyerje të veshit, një tjetër ishte goditur nga një veturë e njëri kishte pësuar lëndime të shumëfishta. “Një 19-vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime të tjera serioze. Një 7-vjeçar duke lozur me trotinet e goditur nga vetura. Një 21- vjeçar me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve si dhe një katërvjeçar me shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet”, ka shkruar Agushi në Facebook. Vetëm mbrëmë katër të ...
Komentet te Katër persona përfundojnë në QKUK si pasojë e aksidenteve me trotinetë elektronikë Janë të Mbyllura
Nga 40 centë deri në 60 centë sillet çmimi i bukës në Kosovë, varësisht nga furra që e prodhon dhe qyteti. Deri në fillim të vitit, çmimi ka qenë 35 centë. Në atë kohë ka pësuar rritje vende-vende deri në 50 centë. Por, ditëve të fundit, në disa furra të Gjilanit – qytet në lindje të Kosovës – çmimi i një buke që peshon mbi 500 gramë, është rritur nga 50 në 60 centë. Pronari i furrës “Shqiponja” atje, Përparim Maloku, thotë se janë disa faktorë që kanë çuar në shtrenjtim: “…ngritja e çmimit të miellit dhe produkteve të tjera, por edhe mungesa e punëtorëve. Shumica e punëtoreve po kërkojnë ...
Komentet te Rritet çmimi i bukës deri në 60 cent Janë të Mbyllura
Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e sherrit, ku për pasojë humbi jetën një 42-vjeçar. Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy shqiptarë, të cilët gjykata i ka lënë në burg. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rafinë të Greqisë pak ditë më parë. Në videon e publikuar nga Protothema, shihet se si nisi sherri në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy të rinjtë shqiptarë dalin nga tualeti dhe nisin sherrin me Kordas, përcjell abcnews. Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyjnë pronari i lokalit dhe punonjësja ...
Komentet te Dalin pamjet, momenti kur dy shqiptarët rrahin për vdekje grekun në lokal Janë të Mbyllura
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës është hapur të shtunën. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër. “Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, ka shkruar Kumbaro në rrjetet sociale. Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës. Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton ...
Komentet te Hapet rruga drejt Sarandës, shkurton kohëzgjatjen e udhëtimit Janë të Mbyllura
Një 54-vjeçar nga Gjakova ka përfunduar dje në ndalim policor pasi dyshohet se ka sulmuar një 16-vjeçar dhe ia ka kërcënuar babain, në fshatin Qerim, raporton Gazeta Sinjali. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, pasi babë e bir kishin shkuar në një pishinë së bashku, pronar i së cilës është i dyshuari 54-vjeçar, G.P.. Sinjali mëson se posa babai me të birin janë larguar nga ai lokacion, pas tyre është vënë në ndjekje me veturë i dyshuari, i cili për një moment ka nxjerrë nga vetura djalin 16-vjeçar, të cilin e ka goditur nëpër trup, duke i shkaktuar lëndime. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ...
Komentet te “Asgjë nuk t’i kam bë djalit, çka t’bëj ty – ta mushi gjoksin pluma”/ Pronari i pishinës në Gjakovë sulmon e kërcënon babë e bir Janë të Mbyllura
...
Komentet te Po vjen super bashkëpunimi 🔥🔥 Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 730. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.140 persona. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 25 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.615 doza të vaksinës. Deri më sot 823.746 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ...
Komentet te 730 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura