Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Lipjan, ku një 31-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është marrë me veturë nga i dyshuari, gjatë kohës që ajo po priste autobusin në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, e më pas ishte dërguar në një motel në afërsi të Lipjanit. Personi i dyshuar nuk është identifikuar ende, teksa njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin atë./Nacionale ...
Komentet te Dhunohet seksualisht një 31-vjeçare në një motel në Lipjan Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është iniciues i nismës për ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Kursimet Pensionale që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. “I fascinuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Ai ka publikuar një fotografi me Adnan Jasharin, organizator i peticionit dhe protestave të mbajtura në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së Trustit. “Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës ...
Komentet te Për pesë ditë, 15 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Janë të Mbyllura
Drejtoresha Ekzekutive në Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, ka reaguar pas lajmit që dha Komuna e Prishtinës për mbajtjen e Sunny Hill Festival sivjet në Parkun e Gërmisë. Ramadani thotë se ka dëshmi se bërlloku i vitit të kaluar si shishet janë ende në Gërmi dhe mbajtjen e festivalit aty e quan “lajm të tmerrshëm”. Këtë reagim Ramadani e ka bërë në profilin e saj në Facebook ku shkruan, “shume keq qe kaq pak e mbrojme mjedisin dhe kafshet e egra n’kete vend”. ...
Komentet te Sunny Hill në Gërmi, nisin reagimet – kërkohet anulimi i festivalit Janë të Mbyllura
Dy persona kanë humbur jetën ndërsa laheshin në deti pasditen e së shtunës. Abcneës njofton se bëhet fjalë për dy persona të moshësh 66 vjeçare. Njëri humbi jetën në Borsh, tjetri në Kavajë. Rreth orës 17:33, 66 vjeçari S. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte në plazhin e Borshit. Kurse, rreth orës 17:40, V. N., 66 vjeç, është mbytur ndërsa notonte në plazhin e Kavajës./Periskopi ...
Komentet te Mbyten dy persona brenda disa minutave në plazhet e Shqipërisë Janë të Mbyllura
Shqiptarët po konsumojnë më pak që prej nisjes së krizës së çmimeve. Të dhënat e siguruara nga EuronewsAlbania, tregojnë se importet e mallrave në volum për 5 muajt e parë të këtij viti kanë rënë 122,217 ton krahasuar me një vit më parë. Importet kanë nisur uljen në muajin mars, periudhë kur çmimet pësuan rritjen më të lartë, tendencë e cila ka vazhduar edhe për prillin dhe majin. Për këta 3 muaj, blerjet e mallrave jashtë janë 153,834 ton më pak se një vit më parë. Gjatë majit shqiptarët kanë ulur edhe blerjet e ushqimeve. Importet për këtë kategori kanë rënë me një normë vjetore prej 2%, ose 1531 ton ...
Komentet te Nga nisja e krizës së çmimeve, shqiptarët po blejnë më pak ushqime Janë të Mbyllura
Ndonëse ndodhemi në stinën e verës, ku supozohet që moti të jetë me diell dhe i nxehtë, kështu nuk po del të jetë për pasditën e sotme në Shkup, ngase kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, po përballet me furtuna. Furtuna që ka kaluar në Shkup, ka lënë pas vete drunj të shkulur dhe të rrëzuar, vetura të dëmtuara, kurse për momentin nuk ka informacione për persona të lenduar. Gjatë ditës kishte edhe shi, breshër e erë të fuqishme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Furtunë e shi në Shkup, dalin pamjet e para Janë të Mbyllura
Disa orë më parë, Stresi publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si BMT, ku shihej i gjakosur në fytyrë. Ai u rrah nga disa njerëz të reperit, pasi e ofendonte vazhdimisht në rrjete sociale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit. Por çfarë ka ndodhur mes tyre? Në foton që publikoi Stresi, theksonte se ai e kishte ofenduar nga familja. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, shkruante reperi krahas fotos. Pas ngjarjes, Stresi ka realizuar një video live me Noizy-n, me të cilin ka rregulluar raportin, ku shihen duke qeshur për rastin në fjalë. “Uroj me kaq o zemra se…”, dëgjohet të ...
Komentet te “Do të ta marr jetën”, anëtari i TBA e kërcënonte se do ta vriste, Stresi e bën për spital Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme, me gjithsej 71 vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar përbërjen e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Republikën e Kosovës, të cilin do ta drejtojë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ky Komision do të ketë për mandat inicimin e reformës zgjedhore, si një prej çështjeve më të rëndësishme që synon konsolidimin e mëtejmë të demokracisë elektorale në Kosovë. Reforma zgjedhore ka qenë një ndër temat kryesore rreth të cilave që një kohë të gjatë është punuar për të pasur një konsensus politik nga ana e të gjitha subjekteve politike. Kosova ka pasur ndryshime në sistemin zgjedhor që nga viti ...
Komentet te Abelard Tahiri do të udhëheqë Reformën Zgjedhore në Kosovë Janë të Mbyllura
Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Shpëtim Kalludra, në një intervistë për KP, tregoi se përjashtuar vitin 2020 që ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkuesve, për shkak të përftimit nga mbështetja qeveritare, numri prej 1000 punëkërkuesish në muaj është në vazhdimësi. Siç thotë Kalludra, numri i punëkërkuesve të rinj të regjistruar në zyrat e punësimit brenda periudhës së këtij viti, prej janar-maj është 5.150 persona, ndërsa vetëm në muajin maj janë regjistruar 1.079. “Numri i punëkërkueseve të rinj të regjistruar në zyrat e punësimit brenda periudhës së këtij viti, prej janar-maj është 5.150 persona, ndërsa vetëm në muajin maj janë regjistruar 1.079… Ky numër ndoshta është numër ...
Komentet te Mbi 1 mijë punëkërkues në muaj këtë vit, dominon grupmosha deri në 25-vjeç Janë të Mbyllura
Kosovën do ta lëshojnë deri në fund të vitit nga 50 deri 60 mijë persona, po vlerësojnë ekspertët ekonomisë.Përderisa vetëm vitin e kaluar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se kanë emigruar 42 728 persona.Prandaj sipas ekspertëve numri do të rritet krahasuar me vitin 2021 për shkak të kushteve të këqija ekonomike, duke paralajmëruar edhe mungesë të fuqisë punëtore, raporton Ekonomia Online. Musa Limani, njohës i ekonomisë tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave Kosova do të zbrazet.Limani thotë se pasojat kryesore janë ekonomike, shoqërore po mbi të gjitha kombëtare. Normalisht se do të ketë gjasë, ky numër do të rritet edhe më tepër për arsye ...
Komentet te Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën Janë të Mbyllura