Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haxhiu: Byronë nuk e tërheqim nga Kuvendi, i paprecedentë reagimi i KPK-së

Lajme
Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nuk do të tërhiqet nga Kuvendi i Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias do të përfshihen mes dy leximeve.   Haxhiu flet edhe për kundërshtimet ndaj Ligjit për KPK-në por edhe për mundësinë e krijimit të një mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën Speciale dhe marrëveshjen për qelitë me Danimarkën. Tashmë që shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë… është planifikuar të bëhet në seancën e së enjtes, Haxhiu e konsideron sukses që Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën e gjelbër konceptit të konfiskimit civil. “Janë gjashtë rekomandime kryesore që ...
Komentet te Haxhiu: Byronë nuk e tërheqim nga Kuvendi, i paprecedentë reagimi i KPK-së Janë të Mbyllura

Moti për ditët në vijim

Lajme
Moti do të jetë i ngjashëm me atë të ditëve të fundit të qershorit në fillim të korrikut. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet ë njoftimin e IHK-së./Nacionale Njoftimi i plotë: ...
Komentet te Moti për ditët në vijim Janë të Mbyllura

Pozhari: Krejt të martuarit e kanë nga një komandant në shtëpi

Lajme
Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka komentuar një fotografi në të cilën gjendet kryeministri Albin Kurti bashkë me gruan e tij e disa bashkë partiakë. Kurti  shihe me telefon në duar duke I bërë foto gruas së tij. “Krejt të martuarit e kanë nga një komandant në shtëpi. More edhe president i SHBA-së me qenë.- Shkrepe edhe një foto! – U kry, komandant! Qe edhe dy. 😃”, ka shkruar Pozhari në profilin e tij në “Facebook”. ...
Komentet te Pozhari: Krejt të martuarit e kanë nga një komandant në shtëpi Janë të Mbyllura

Më ndihmoni, po shtoj peshë për shkak të barnave!

Lajme
Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër barnat të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta bëjë të shtojë në peshë. Kjo është frikë që shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç, që disa ndikime anësore nuk mund të mënjanohen. Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është pasojë e marrjes së disa barnave, mirëpo ata do ta kuptojnë atë kur të vërejnë shtimin e peshës, pa sqarime të tjera. Disa barna shtojnë apetitin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera… Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe ...
Komentet te Më ndihmoni, po shtoj peshë për shkak të barnave! Janë të Mbyllura

Gjakovë: Burri shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç

Lajme
Dje rreth orës 07:50 ka ndodhur një aksident në rrugën “Lekë Dukagjini” në komunën e Gjakovës, ku vetura ka goditur një fëmijë të moshës 1-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Policia e Kosovën bën të ditur se derisa shoferi ishte duke e drejtuar veturën në oborrin e shtëpisë, nga pakujdesia e godit viktimën i cili me ç’rast ka qenë nipi i tij. Për shkak të lëndimeve trupore, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në konsultim me Prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjakovë: Burri shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç Janë të Mbyllura

Publikohen çmimet e derivateve – nafta 1 cent më lirë, benzina 1 cent më shtrenjtë

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për të shtunën. Referuar vendimit, nafta është liruar për 1 cent nga 1.84 në 1.83 euro për litër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, nga 1.75 në 1.76 për litër, ndërsa gasi ka mbetur me çmimin e njëjtë, 0.78 cent. Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:  Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83  €  për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76  € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër. Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 ...
Komentet te Publikohen çmimet e derivateve – nafta 1 cent më lirë, benzina 1 cent më shtrenjtë Janë të Mbyllura

Vjedhje e rëndë në xhaminë e fshatit Reqan të Suharekës, hajni ‘avulloi’ arkën e ndihmave pas namazit të xhumasë

Lajme
Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë e fshatit Reqan të Suharekës, ku një person ka hyrë me forcë brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e ndihmave, ku nuk dihet shuma e saktë e parave që ndodheshin në të, pasi s’ishte hapur qe një vit. Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, të cilët me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e ...
Komentet te Vjedhje e rëndë në xhaminë e fshatit Reqan të Suharekës, hajni ‘avulloi’ arkën e ndihmave pas namazit të xhumasë Janë të Mbyllura

32 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës, kjo është deklarata e plotë (FOTO)

Lajme
Më 2 korrik, 1990, 114 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia. Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, e me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë. Serbia, fill pas shpalljes së ...
Komentet te 32 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës, kjo është deklarata e plotë (FOTO) Janë të Mbyllura

Daut Haradinaj: Hekuran Murati, Zoti ta qoftë sabrin për humbjet serbe

Lajme
Daut Haradinaj ka reaguar pas kërkimfaljes së Ministrit të Financave dhe Transfereve Hekuran Murati. Sot gjatë ditës Murati ka kërkuar falje për deklaratat e mëparshme ndaj UÇK-së, ku ka thënë se Gjuha që e kam përdorur ishte e gabuar. Por tashmë ka reaguar edhe Daut Haradinaj i cili ka thënë që kërkim falja nuk është e mjaftueshme. “Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, ka thënë Haradinaj./Nacionale   ...
Komentet te Daut Haradinaj: Hekuran Murati, Zoti ta qoftë sabrin për humbjet serbe Janë të Mbyllura

95 vjetori i vdekjes së Shotë Galicës, shteti nuk e përkujton

Lajme
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekja e Qerime Radishevës, e njohur si Shote Galica. “Heroina e Popullit Shqiptar” kishte ndërruar jetë në Fushë Krujë të Shqipërisë. 95 vjet pas rënies, trupi i Shotës vazhdon të prehet në Shqipëri. Gjatë të premtes, në Kosovë, nuk u raportua për ndonjë ngjarje përkujtimore, e interesim nuk kishte as për ndonjë libër, që rrëfen të bëmat e saj, shkruan Klan Kosova. Pos betejave, Shota mbahet mend edhe për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Kujtojmë se varri i shote Galicës, është në gjendje të mjerueshme ,çdo herë pas të reshurave të shiut e borës ...
Komentet te 95 vjetori i vdekjes së Shotë Galicës, shteti nuk e përkujton Janë të Mbyllura