Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Pejani ngacmon ish të dashurën, ia publikon në Instagram videot duke bërë seks

Lajme
Një burrë nga Peja ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme pas denoncimit nga isha e dashura e tij, me pretendimet se po e ngacmon në vazhdimësi, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë thënë për Sinjalin se i dyshuari B.B., po dyshohet se gjatë gjithë kohës e ka ngacmuar të dashurën e tij, të cilës së fundmi ia ka hapur edhe një llogari në Instagram me emrin e saj, ku ka publikuar video intime. Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se ish i dashuri ia ka publikuar disa video ku shihen duke bërë marrëdhënie seksuale gjatë kohës sa kanë qenë bashkë. Këto pamje, ...
Komentet te Pejani ngacmon ish të dashurën, ia publikon në Instagram videot duke bërë seks Janë të Mbyllura

Kryeprokurori e konfirmon për Sinjalin, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në Polici

Lajme
Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në Polici, pas lëshimit të vendimit për ndalimin e tij nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur për Sinjalin kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani. Pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori i Shtetit ka lëshuar vendimin për ndalimin e Lushtakut, por i njëjti fillimisht nuk është hasur nga policia. Ndaj tij, Prokuroria pritet të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lushtaku bashkë me vëllezërit ...
Komentet te Kryeprokurori e konfirmon për Sinjalin, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në Polici Janë të Mbyllura

Kapet grupi kriminal, arrestohen tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

Lajme
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar një aksion që ka rezultuar me arrestimin e një grupi kriminale. Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në disa vepra penale si: “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me veprat “ Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarrvënie” , “Detyrim” etj. Njoftimi: Të dyshuarit e arrestuar janë: 1. A. P.  dtl.  1999     shqiptar/ kosovar 2. K. K.  dtl.  1998     shqiptar/ kosovar 3. F. C.   dtl.  2003     shqiptar/kosovar 4. A.M.  dtl.  1995      shqiptar/kosovar 5. G. I.   dtl.   1998     shqiptar/kosovar 6. D.R.   dtl.  2004     shqiptar/kosovar 7. E.C.   dtl.  1993     shqiptar/kosovar 8. L.B.   dtl    2000     ...
Komentet te Kapet grupi kriminal, arrestohen tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar Janë të Mbyllura

MSH publikon raportin, mbi 100 raste të reja me koronavirus

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 106 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë kësaj periudhe, raste të vdekjes s’janë regjistruar, ndërsa janë shëruar edhe 52 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 66. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te MSH publikon raportin, mbi 100 raste të reja me koronavirus Janë të Mbyllura

Edi Rama feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbush

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot feston ditëlindjen. Ai mbush 58 vjet, raporton Sinjali. Rama ka lindur në vitin 1964, më 4 korrik. Në postimin e tij për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë ndjekës e uruan Ramën për ditëlindje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edi Rama feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbush Janë të Mbyllura

Aksident i rëndë në Veternik të Prishtinës, dyshohet për një të vdekur (VIDEO)

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të së hënës në Veternik të Prishtinës, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.  Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një motorist është goditur dhe si pasojë dyshohet se ka vdekur. Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë në Veternik të Prishtinës, dyshohet për një të vdekur (VIDEO) Janë të Mbyllura

Përleshje mes kushërinjve në Makoc të Prishtinës, arrestohet babai me dy djemtë

Lajme
Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur dje në fshatin Makoc të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës akoma s’dihen eksaloi për çka u desh intervenimi i Policisë. Burimet e Sinjalit thonë se personat e përfshirë në këtë përleshje janë dy djem me babain e tyre të cilët u kapën me dy kushërinj pas një konflikti verbal që patën mes vete, gjatë ditës së djeshme. Gjatë përleshjes njëri nga vëllezërit ka nxjerrë armën, të cilën ia ka drejtuar kushëririt të tij, por që familjarët e shqetësuar arritën t’ia largonin nga duart, për të mos ndodhur më  e keqja. Lidhur me rastin, Sinjali mëson se Policia ka kryer ...
Komentet te Përleshje mes kushërinjve në Makoc të Prishtinës, arrestohet babai me dy djemtë Janë të Mbyllura

Finlanda optimiste, ministrja tregon se kur presin të liberalizohen vizat për Kosovën

Lajme
Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 korrik, Tuppuraine tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor. “Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Unë thash që tani është koha tani dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që ...
Komentet te Finlanda optimiste, ministrja tregon se kur presin të liberalizohen vizat për Kosovën Janë të Mbyllura

Edhe sot deri në 35 gradë, nga kjo ditë pritet rënie e temperaturave – paralajmërohen reshje

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-së, kjo javë do të jetë kryesisht jostabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil. “Sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët ...
Komentet te Edhe sot deri në 35 gradë, nga kjo ditë pritet rënie e temperaturave – paralajmërohen reshje Janë të Mbyllura

Adelina Tahiri rrëzohet në skenën e Miss Shqipëria, ia lë fajin ‘msyshit’ – VIDEO

ShowBiz
Në eventin e “Miss Shqipëria” ku ishte ftuar për të performuar, këngëtarja Adelina Tahiri ka pasur një incident të vogël. Gjatë lëvizjes në skenë, këngëtarja nuk e ka vërejtur një shkallë. Adelina është rrëzuar në hyrje por e ka menaxhuar shumë mirë situatën. Menjëherë, këngëtarja është ngritur për të vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Momentin, të cilin e ka ndarë vetë në Instagram, Adelina e ka quajtur si pasojë të “msyshit”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Adelina Tahiri rrëzohet në skenën e Miss Shqipëria, ia lë fajin ‘msyshit’ – VIDEO Janë të Mbyllura