Në seancën ku do të vendosej për paraburgosjen ose jo të të dyshuarve për plagosjen në Skënderaj, janë mësuar edhe detaje të reja. Koha.net shkruan se sipas prokurorisë, pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policorë, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skënderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici. Prokuroria ka thënë se Nuredin Lushtaku kishte shkuar me dy vëllezërit e tij, pas thirrjes nga djali i tij, që veçse kishte pranuar një gjobë trafiku./Nacionale ...
Komentet te Prokuroria: Lushtaku ia ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit polic, ai e dorëzoi në Polici Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Urinimi në këmbë është mënyra se si djemtë zgjedhin të urinojnë, por ekspetët kanë paralajmëruar se është më mirë që këtë process ta kryeni ulur. Mjekët në Holandë zbuluan se ulja mund të jetë e dobishme, veçanërisht për burrat që vuajnë nga problemet e prostatës. Kjo është për shkak se i lejon ata të urinojnë me forcë më të madhe sesa do të mund të bënin nëse do të ngriheshin në këmbë, ku muskujt stimulohen në legen dhe shpinë. Mjekët urolog shtuan se kur djemtë ulen për të urinuar, muskujt e legenit dhe ijeve janë të relaksuar, duke e bërë më të lehtë urinimin. Profesor i Departamentin e Urologjisë në ...
Komentet te Urologët tregojnë pse djemtë duhet të mësohen të urinojnë ulur Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Tre të dyshuarit janë zyrtarë policorë në Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor në Ferizaj. “IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 05/L-088. ...
Komentet te Dyshohen për keqpërdorim të pozitës, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë Janë të Mbyllura
Ndaj kësaj duke ironizuar ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu ka thënë se nga qeveria e PDK-së që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë. Ndërkaq, sipas vendimit të fundit të Qeverisë, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se e gjitha kjo po bëhet që qytetarët të kenë ujë të shëndetshëm dhe të sigurt për pije. “Me qëllim që të ...
Komentet te Të hënën, Qeveria ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë të shërbejnë edhe ujë nga çezma për klientët. Janë të Mbyllura
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka marrë pjesë mes datave 4 dhe 6 korrik në Liege të Belgjikës në një konferencë mjaft të rëndësishme. Bëhet fjalë për Konferencën Speciale 2022 të Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës – ETUCE. Pranë tij është parë edhe nënkryetari i sindikatës, z. Ymer Ymeri. Ky i fundit e kishte lajmëruar udhëtimin përmes një postimi tjetër në Facebook e në të cilin tregonte se po fluturonte drejt Brukselit. Jasharaj ka qenë ndër njerëzit më të zëshëm protestues gjatë këtij viti kundër Qeverisë Kurti II në kërkim të kushteve dhe pagave më të mira për mësimdhënësit, e veçanërisht në kërkim të Ligjit të Pagave që ...
Komentet te Rrahman Jashari ‘braktis’ Kosovën, shkon në Belgjikë Janë të Mbyllura
Sot (e hënë) më 4 korrik shënohet dita e shpalljes së Pavarësisë së Amerikës. Në 246 vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së, një mesazh e njëherësh një dëshirë e ka bërë edhe këngëtarja Gili. Kjo e fundit ka shpërndarë një skenë humoristike të xhiruar në vitet 2000, ku shfaqet bashkë me aktorin e ndjerë, Adem Mikullovcin. Foto: Sceenshot/Instagram Ata shfaqen në një skenë, teksa thonë: “Sonte do të lutemi bëje Zot Kosovën Amerikë, ta gjejmë një lider që nuk ka frikë, që të tjerët këmishën mos t’ia qepin, Kosovën le ta dojmë më shumë se xhepin”. E të njëjtën dëshirë Fevzie Konushevci – Berani (emri i vërtetë i Gilit) e ka ...
Komentet te “Bëje Zot Kosovën Amerikë”, Gili publikon një skeç bashkë me Adem Mikullvocin nëpërmjet të cilit uron Pavarësinë e ShBA-së (Video) Janë të Mbyllura
Analisti Valon Syla ka ironizuar me vendimin e Qeverisë për t’i obliguar lokalet e gastronimisë që të mos i privojnë klientët nga uji i pijshë nga rubineti. Syla i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta marrë edhe një vendim për cigaret. “O Albin Kurti. Masi e ndreqet ujin me venxim të Qeverisë… 😂 Merrne një vendim me na i dhez edhe cigaret…”, shkroi ai. “Edhe Majonezin e Ketchupin me pru me të parën pa ia lyp kamarierit. Nginu Vetëvendosje”, shtoi Syla./Express ...
Komentet te Syla propozon vendime shtesë për gastronominë: Me na i dhezë cigaret e majonezin e ketchupin me na i pru pa i lypë Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë. Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla në mbledhjen e sotme u shpreh se marrja e vendimeve të tilla do të kontribuojë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Këto sanksione përfshijnë: masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë. Po ashtu masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus. Si dhe një kufizim gjithëpërfshirës i eksportit ...
Komentet te Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë Janë të Mbyllura
Sejnur Veshall është liruar nga posti i zv/ministrit të Kulturës nga kryeministri Albin Kurti. Përmes një njoftimi në Facebook, Sejnur Veshall, njofton se është liruar nga detyra pas kërkesës nga partia e tij, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – LPRK. “Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i parë i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!” “Tu bë e padrejtë tha Kryeministri”, shkruan mes tjerash Veshall i cili e ka ...
Komentet te “Tu bë e padrejtë tha kryeministri”: Lirohet nga detyra zv/ministri i Kulturës Janë të Mbyllura
Disa fotografi që na kanë ardhë nga lexuesit e Periskopit, tregojnë tmerrin para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku shihen pensionistët duke pritë jashtë – para qendrës ku duhet të lajmërohen për pensionet. Sipas informatave nga qendra ku lajmërohen pensionistët (çdo gjashtë muaj), ata janë obliguar nga Ministria që të paraqiten sot, por dyert janë të mbyllura. “Në qendrën për lajmërim të pensionistëve, në këtë kohë të nxehtë me kërkesën e Ministrisë për lajmërim, pensionistët po presin para dyerve të mbyllura, punonjësit nuk janë në punë”, i tha Periskopit njëri nga qytetarët prezent aty./Periskopi/ Periskopi pas pak do të interesohet më shumë rreth kësaj teme… ...
Komentet te TMERR: Pensionistët presin jashtë në temperatura përvëluese, askush nuk është të vendi ku i obliguan të lajmërohen Janë të Mbyllura