Kryetari i Sindikatës së Policisë Imer Zeqiri, i ka vizituar në spital policët të cilët u plagosën derisa ishin duke ekryer detyrën zyrtare të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj. Në njoftimin e sindikatës thuhet se policët kishin marrë lëndime të rënda trupore, por për momentin gjendja e tyre është stabile. “Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”, njofton Sindikata. “Sot me datë 04.07.2022, Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoj dy zyrtarët policor të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë ...
Komentet te Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skenderaj (FOTO) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë nga çezma për klientët e tyre. Çka do të thotë një vendim i tillë? Rritja enorme e çmimeve edhe në sektorin e gastronomisë, ashtu si në sektorët e tjerë të ekonomisë së Kosovës mbetet e pasfiduar. Por, nga një gotë ujë do ta ketë si të drejtë të garantuar tashmë secili qytetar i Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishte shprehur çuditshëm në arsyetimin e këtij vendimi duke e lidhur me “ujin e shëndetshëm” dhe të “sigurt për pije”. “Me qëllim që të vendosim standardet normative të ujit për konsum njerëzor dhe në mënyrë që ...
Komentet te Qeveria vendosi për gotën e ujit në kafeteri e lokale – Një anëtar i VV-së e nisi temën para tri vitesh Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se e kanë shtyrë protestën kundër Hekuran Muratit. Molliqaj tha se presioni i qytetarëve e detyroi Muratin “të përkulet para luftës së UÇK-së” dhe sipas tij kjo është “fitore e qytetarëve”. Ndër të tjerash, Molliqaj tha se duhet organizim më i fuqishëm për një “fitore më të madhe se kjo”. “Mirëpo, për një fitore edhe më të madhe se kjo, ku e vërteta për çlirimin do të ishte e pacenushme, një herë e mirë, duhet një organizim edhe më i fuqishëm. Potenciali është i madh. Organizimi është zgjidhja”, ka shkruar në Facebook kreu i PSD-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te PSD shtyn për afat të pacaktuar protestën kundër Hekuran Muratit Janë të Mbyllura
Shkrimtari francez, njëkohësisht ish këshilltar i ish Kryediplomatit francez z. Bernard Kushner – Jacques Baudouin ka bërë disa krahasime interesante për zgjedhjet e pasluftës në Kosovë. “dhe më 28 tetor 2000 u mbajtën zgjedhjet e para komunale të lira të Kosovës. Ato u fituan nga LDK-ja e Rugovës me 58% të votave. Për Hashim Thaçin 27% të votave qenë një zhgënjim. Ai e kishte fitur luftën, por humbur zgjedhjet. I njëjti fat me De Gol e Churchill (ish udhëheqësi i Francës dhe i Britanisë së Madhe) pas Luftës së Dytë Botërore. Ai e përgëzoi LDK-në për fitoren e saj, një gjest i paparë ky në skenën politike në Kosovë dhe ...
Komentet te Ish këshilltari i Kushner: Thaçi si De Goli dhe Churchilli, fitoi luftën por humbi zgjedhjet Janë të Mbyllura
Boksieri shqiptar Florian Marku ka zbuluar datën se kur do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë. Marku ka bërë të ditur se do të rikthehet në ring me datën 25 gusht. “Po kthehem per te gjithe ju, ne mes te Tiranes. Ne daten 25 Gusht ju pres te gjitheve ne Air Albania”, ka shkruar Marku. “Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundërshtari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë”. “Ju premtoj që do jap shpirtin per tju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës” ...
Komentet te Florian Marku zbulon datën e meçit në “Air Albania Stadium” Janë të Mbyllura
Rekordmeni i Librit Guinness, Alkent Pozhegu, ka uruar festën e 4 korrikut për Shtetet e Bashkuara të Amerikës më ndryshe se kosovarët e tjerë. Ai në nder të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka punuar me drithëra një mozaik të flamurit të këtij shteti. “Art Mozaik me drithëra, flamuri i ShBA-së. Faleminderit. Alkenti-Gjakovë”,ka shkruar Pozhegu në rrjetin social Facebook. Pozhegu tre herë e ka thyer rekordin në librin Guiness./Periskopi ...
Komentet te Rekordmeni kosovar i Guinness bën mozaik me drithëra flamurin e ShBA-ve Janë të Mbyllura
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës lidhur me deklaratën e tij se duhet të krijohet një mekanizëm kontrolli ndaj kësaj gjykate. Trendafilova tha se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi që ‘asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje’. “Sa i përket, lexova dhe e kam përcjell gjithashtu deklaratën e zotit Konjufca, kryetarin e Parlamentit, më duhet të shpreh pikëpamjen time, ne jemi gjykatë, asnjë gjykatë nuk mund të jetë në mbikëqyrje që vjen nga legjislativ apo degë ekzekutive, kjo nuk është e mundur”, u shpreh ajo. Pas vizitës në Hagë, Konjufca pati deklaruar ...
Komentet te Kryetarja e Speciales: I kam përcjellë deklaratat e Konjufcës, Gjykata s’mund të mbikëqyret Janë të Mbyllura
Pushuesit në një plazh privat në Radhimë kanë përjetuar momente tmerri gjatë të shtënave me armë. Një turist nga Norvegjia është bërë dëshmitar i ngjarjes në Radhimë, ku mesditën e sotme u regjistruan të shtëna me armë zjarri. Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të shtëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngjarja e ka frikësuar “Ne dëgjuam të shtëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të shtëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qëlluar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez./Periskopi ...
Komentet te Pushuesit tmerrohen nga të shtënat në Vlorë, turisti norvegjez: Të gjithë vrapuam! Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen. E lindur më 4 korrik të vitit 1994 në Prishtinë, artistja me famë botërore ka mbushur plot 28 vite jetë. Ndonëse është prej shumë vitesh pjesë e estradës, Era ka arritur të shndërrohet në një yll që ka tejkaluar kufijt me sukseset e mëdha. E njëjta së fundmi duket se ka kremtuar ditëlindjen në një koncert, gjersa ka shpërndarë disa pamje nga performanca. Biondja shfaqet në top formë në një kostum neon me disa poza provokuese të realizuar në koncert. “28. Duke bërë ata që dua”, ka shkruar Istrefi. Era këtë vit ka bërë rikthimin në skenë ...
Komentet te Era Istrefi sjell imazhe provokuese në kostumin rrjetë për përvjetorin e 28-të të lindjes Janë të Mbyllura
Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Tomorri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë përfshirë nusja dhe vjehrra, pasi kjo e fundit e denoncoi gruan e djalit për dhunën dhe presionin që sipas saj ajo ia ka shkaktuar. E dyshuara Sh.Z., 32-vjeçare po akuzohet nga vjehrra se e ka sulmuar me grushte, për shkak të një mosmarrëveshje të momentit, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pasi Policia ka marrë informacionin, ka ...
Komentet te Prishtinë: Nusja sulmon me grushte vjehrrën, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura