Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mjekja kujdestare flet për gjendjen e policit të plagosur në incidentin ku u përfshi Nuredin Lushtaku

Lajme
Mbrëmë para mesnate dy policë u lënduan në Skenderaj pas një gjuajtje me armë zjarri. I përfshirë në të ishte ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti Nuredin Lushtaku. Mirëpo, ky i fundit pas marrjes në pyetje nga policia u lirua teksa avokati i tij tha se nuk ishte i përfshirë në gjuajtjen me armë zjarri. Policët që pësuan lëndime kanë kërkuar trajtim mjekësor në qendrën emergjente në QKUK, ku njëri vazhdon të trajtohet në Klinikën Ortopedike. Mjekja kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjollca Binqe, ka thënë se gjendja e pacientit të plagosur në këmbë është stabile dhe po merr trajtimin e duhur. “Polici ka arritur është pranuar në ora 3:28 domethënë ...
Komentet te Mjekja kujdestare flet për gjendjen e policit të plagosur në incidentin ku u përfshi Nuredin Lushtaku Janë të Mbyllura

“Kam me t’lidhë me litar për qafe e me t’varros afër babait tënd”/ Burri në Graçanicë rrah dhe kërcënon gruan në sy të fëmijëve

Lajme
Gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje në Kosovë. Ato shpesh rrahën e kërcënohen edhe në sy të fëmijëve, nga bashkëshortët të cilët kanë frikë t’i denoncojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ka ushtruar edhe dhunë psikike, në sy të fëmijëve të tyre, duke iu shkaktuar frikë e shqetësim. I dyshuari M.J., po dyshohet se përveç dhunës, edhe e ka kërcënuar bashkëshorten me fjalët “kam me të lidhë me litar për qafe dhe ...
Komentet te “Kam me t’lidhë me litar për qafe e me t’varros afër babait tënd”/ Burri në Graçanicë rrah dhe kërcënon gruan në sy të fëmijëve Janë të Mbyllura

Aksidentohet një person me biçiklete dhe një automjet!

Lajme
Rreth orë 21:15 në Prishtinë afër Eulexit ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe një person që ngiste biçikletë. Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë. ...
Komentet te Aksidentohet një person me biçiklete dhe një automjet! Janë të Mbyllura

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Rajoni dhe Bota
Policia në Danimarkë thotë se disa persona janë qëlluar nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata po këshillojnë këdo brenda qendrës tregtare që të qëndrojë brenda dhe të presë ndihmë, dhe kanë paralajmëruar të tjerët të qëndrojnë larg.   Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në një qendër tregtare. Policia e Kopenhagës thotë se oficerët e tyre tani janë të pranishëm “në një numër të madh” në qendër. Nuk dihet ende se sa persona mund të jenë vrarë apo plagosur.   Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë ...
Komentet te Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes Janë të Mbyllura

Kurti në gjuhën serbe iu kërkon qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në RKS

Lajme
Qeveria e Kosovës, miratoi të mërkurën më 29 qershor, vendimin për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë, të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë, në RKS (Republika e Kosovës). Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), KM (Mitrovicë e Kosovës) e kështu me radhë. Kryeministri Albin Kurti, të dielën, përmes një video-incizimi në gjuhën serbe iu ka bërë thirrje qytetarëve të komunave Veriore që të heqin dorë nga përdorimi targave ilegale dhe t’i vendosin ato RKS. “Ndodhem në Qendrën për Regjistrimin e mjeteve në Prishtinë dhe ju lutem për vëmendjen tuaj. Nga data 1 gusht e deri me datën 30 ...
Komentet te Kurti në gjuhën serbe iu kërkon qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në RKS Janë të Mbyllura

Ministrja finlandeze: Momenti i duhur që të liberalizohen vizat për Kosovën

Rajoni dhe Bota
Ministrja e Finlandës për çështje evropiane, Tytti Tuppurainen thotë se është koha që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, si i vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon lirinë e lëvizjes. Tuppurainen në një intervistë thotë se Finlanda mbështet edhe kërkesën e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe në organizatat ndërkombëtare të sigurisë. Derisa flet për situatën aktuale të sigurisë në botë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ajo thekson se është këtu në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Finlandës. Tuppurainen në intervistën dhënë për KosovaPress flet edhe për Ballkanin e Hapur, dialogun Kosovë – Serbi, mosvendosjen e sanksioneve nga ...
Komentet te Ministrja finlandeze: Momenti i duhur që të liberalizohen vizat për Kosovën Janë të Mbyllura

Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar në Mal të Zi

Lajme
Një djalë nëntëvjeçar ka humbur jetën dje rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së rrufesë në fshatin Kradenik të Malit të Zi. Siç raporton Vijesti, fëmija ndodhej me anëtarët e tjerë të familjes në një livadh pranë shtëpisë kur është goditur nga rrufeja. Ndërkohë që familja punonte në fushë, një stuhi kishte filluar. Ekipi i emergjencës u dërgua në fshat. “Djali është marrë pa shenja jete. Fatkeqësisht as reanimacioni dhe as të gjitha përpjekjet e mjekëve nuk kanë dhënë rezultat dhe u ka mbetur vetëm konfirmimi i vdekjes”, thanë nga Spitali i Bjelopoljes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar në Mal të Zi Janë të Mbyllura

Rriten për 30% çmimet në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

Shqipëri
Në Vlorë duket se sezoni veror nuk ka nisur ende, pasi vihet re një fluks i paktë i turistëve vendas dhe të huaj. EuronewsAlbania raporton nga Vlora se janë të paktë turistët e huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë qytet bregdetar. Kjo është konfirmuar edhe nga operatorët turistikë, të cilët shprehen se fluksi është shumë i paktë sesa vitet e kaluara. Lufta në Ukrainë, pasiguria e krijuar tek qytetarët, por edhe pandemia në fakt duket se ende nuk e kanë çliruar turistin e huaj që të zgjedhje Shqipërinë për të pushuar. Ndërkohë çmimet janë rritur me 20 deri në 30% si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. ...
Komentet te Rriten për 30% çmimet në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive Janë të Mbyllura

Bëhet shkrumb e hi shtëpia e mërgimtarit në Gjakovë, Policia nis hetimet

Lajme
Një shtëpi në rrugën “Sadri Zeneli” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri, për shkaqe ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali. Shtëpia, pronari i së cilës është një mërgimtar, është bërë e tëra shkrumb e hi, si pasojë e flakëve që e kapluan, në orët e para të mëngjesit. Posa Policia është njoftuar nga disa qytetarë për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Zjarrfikësit, me ç’rast është bërë lokalizimi i zjarrit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk duhet vlera e dëmit, për shkak se shtëpia është djegur tërësisht. Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të veprës ...
Komentet te Bëhet shkrumb e hi shtëpia e mërgimtarit në Gjakovë, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura

Eksperti britanik publikon pamjet: Ministri i Vuçiqit pranë ushtarit serb bart simbolin rus ‘Z’

Rajoni dhe Bota
Kremlini po merr përkrahje nga nivelet e larta shtetërore të Beogradit. Veçanërisht një gjë të tillë po e bënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin. Vulin gjatë takimit me disa nga pjesëtarët e policisë, afër tij është parë edhe një ushtar i cili në veshjen e tij vërehet simboli famëkeq i agresionit ushtarak rus “Z”. Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin”, shkruan Daniel Smith në Twitter. Ambasada e Ukrainës në Beograd kishte thënë se “Z” do të thoshte ‘Vrisni ukrainasit’. Kjo ...
Komentet te Eksperti britanik publikon pamjet: Ministri i Vuçiqit pranë ushtarit serb bart simbolin rus ‘Z’ Janë të Mbyllura