Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me një thirrje për konsumatorët e saj që të përdorin ujin në mënyrë më racionale. Kompania thotë se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm, ndërsa ka rënie të nivelit në dy liqenet prej ku merret uji për furnizim. “Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë”, Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja ...
Komentet te Bie niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë, ujësjellësi: Mos e keqpërdorni Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot, mediat e Venezuelës kanë publikuar artikuj, që e lidhin biznesmenin shqiptar dhe ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës. Deri tani, asnjë reagim nuk është lëshuar nga Pacolli ndaj këtyre pretendimeve. Gjatë ditës ai ka publikuar disa fotografi, që duken të jenë të realizuara në një bregdet. Ai nuk ka dhënë informacione se ku po shijon pushimet, përveçse ka thënë se po pushon në “bregdetin tonë”. “Besoj gjithashtu se edhe unë e kam merituar të pushoj disa ditë në bregdetin tonë, i cili çdo vit po bëhet gjithnjë e më tërheqës”, ka shkruar ai. Në ...
Komentet te Ku ndodhet Behgjet Pacolli? Janë të Mbyllura
Në vetëm pesëmbëdhjetë minuta, bëni një rregullim flokësh plot volum si në një sallon. Furçat prej druri janë të shkëlqyera për fenirimin e flokëve me të gjitha llojet dhe gjatësitë e flokëve dhe e rrisin më lehtë volumin nga rrënjët. Është interesant fakti se pjesa ovale e furçave plastike shpesh është prej metali, e cila zakonisht nxehet gjatë tharjes me tharëse flokësh, që është një kombinim i keq në kontakt me lëkurën, ndaj preferohen furçat prej druri. Përveç stilizimit të flokëve, është e shkëlqyeshme për krehjen dhe vendosjen e maskave në flokë, transmeton Telegrafi. Një furçë flokësh prej druri është ideale për ata që kanë flokë të gjatë ose zgjatime. ...
Komentet te Pse një furçë druri është më e mira për fenirimin e flokëve? Janë të Mbyllura
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë i cili obligon kafenetë që të shërbejnë ujë falas. Ajo u shpreh se kjo është iniciativë që ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, ajo u shpreh se kanë filluar projektin për zëvëndësimin e ujit të cilin që blihet në kuvend, me ujë të qeshmes. “Kemi filluar projektin që ta zëvëndësojmë ujin të cilin e blejmë në kuvend, me ujë të qeshmes, që mund ta marrim nga rrjeti publik dhe i kemi eliminuar shishet e plastikës aty ku po kemi mundësi, për shembull në të gjitha mbledhjet e kuvendit, të komisionit nuk ka më shishe apo ...
Komentet te Deputetja e VV-së: Në Kuvend do të kemi fontana, deputetët mund të pijnë ujë me grushte (Video) Janë të Mbyllura
Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik. Siç njofton Policia, një person derisa ka qenë duke vozitur me veturë, ka goditur një person i cili po lëvizte me motoçikletë. Burime bëjnë të ditur se viktima është 19-vjeçari, Halil Halili nga fshati Halabak i Komunës së Podujevës. Siç njoftojnë burimet, viktima ka qenë punëtor i “Sach Pizza” dhe në atë kohë kishte dalë me motoçikletë për t’i shpërndarë porositë. “Veternik, Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë ...
Komentet te Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë Janë të Mbyllura
30 ditë paraburgim ka caktuar Prokuroria për ish-nënkryetarin e Komunës së Skenderajt dhe një nga të dyshuarit për plagosjen e dy policëve në Skenderaj, Nuredin Lushtaku. Avokati i Lushtakut ka thënë se do të ankohen në apel për këtë vendim. Ndërkaq forca të shtuara të Policisë janë afër oborrit të Gjykatës. Seanca ka përfunduar rreth orës 20:20, ndërkaq vendimi është marrë para pak minutash. Paraprakisht, ish-nënkryetari i Skenderajt ka thënë se nuk kanë pasur revole me vete në kohën kur ka ndodhur rasti. Ai ka thënë se polici ka gjuajtur drejt tyre dhe se qëllim i familjarëve të tij ka qenë t’ia heqin revolen policit. “Duke i dëgjuar fjalët e ...
Komentet te 30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun Janë të Mbyllura
Një ngatërresë mes disa personave nga familja Hadërgjonaj ndodhi sot në bjeshkët e Vokshit në Deçan, raporton Gazeta Sinjali. Në përleshjen, motivi i së cilës ishte një gyp i ujit, u përfshinë katër persona. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se E.Hadërgjonaj, M.Hadërgjonaj, A.Hadërgjonaj dhe H.Hadërgjonaj janë personat që po cilësohen si të dyshuar për rastin Sipas informatave të para, ata janë përleshur me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, pas konfliktit verbal që patën. Sinjali mëson se dy nga të dyshuarit fillimisht ia kanë larguar gypin e ujit nga burimi dy të dyshuarve të tjerë, me arsyetimin se nuk kanë drejtë të shfrytëzojnë këtë burim. ...
Komentet te Përleshje me mjete të forta në bjeshkën e Vokshit në Deçan, Hadërgjonajt bëhen llom për një gyp të ujit Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë një performancë të zjarrtë së fundmi në një festival shqiptar në Zvicër. Ajo ka interpretuar një repertoar të hiteve të saj, duke dhuruar në të njëjtën kohë një performancë mjaft energjike. Në disa video të publikuara nga ndjekësit në rrjetin social TikTok, Dafina mund të shihet në një moment duke bërë ‘twerk’ para publikut. Foto: Dafina Zeqiri/TikTok Këngëtarja shihet duke vendosur duart në dysheme, teksa dridh të pasmet nën ritmet e hitit të saj më të fundit “Luje belin”. Dafina përndryshe po vazhdon të jetë aktive në muzikë me këngë të shumta, të cilat po priten mirë nga publiku. 💃🏻 @dafinapipinazeqiri #dafinators ...
Komentet te Dafina Zeqiri bën ‘twerk’ të zjarrtë para fansave në Zvicër (Video) Janë të Mbyllura
Influencerja dhe analistja dhe aktivistja e njohur Zana Avdiu, thotë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë të papranueshme. Në emisionin e debatit të televizionit 7, ajo përmendi rastet kur VV kishte linçuar policine e Kosovës. ‘Më kujtohet rasti me dy policë në veri që u patën shtri për toke, çfarë gjuhe patën përdorë sidomos partia që është në pushtet [VV], si dhe fjalori i tyre: hajt shkoni në veri atje iu kallxojnë’, ka rikujtuar Avdiu, përcjell Periskopi. Ajo veç tjerash – në debatin ku po tematizohet dhuna ndaj Policisë së Kosovës, kritikoi Kurtin dhe Sveçlën që nuk i kanë vizituar ende policët e plagosur./Periskopi ...
Komentet te Influencerja Avdiu: VV ka përdorë gjuhën më të rëndë ndaj Policisë – i tallnin, iu thonin shkoni në veri nëse guxoni Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Likoshan të Drenasit, ku një fëmijë është mbytur në një pishinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë 1-vjeçare, e cili ka humbur jetën në pishinën për fëmijë. Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Hetimet për rastin kanë filluar ndërkohë që ende s’dihen detaje të tjera. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tragjike: Fëmija 1-vjeçar mbytet në një pishinë në Likoshan të Drenasit Janë të Mbyllura