Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Humbi kontaktet ndërsa eksploronte Gadishullin e Karaburunit, gjendet turisti 73-vjeçar nga Gjermania

Shqipëri
Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit të djeshëm kishte humbur kontaktet. Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun, gjermani është mirë dhe ka nisur mesazh nga vendi ku ndodhet në “ Skalom të Beget” një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit. Gjermani është i apasionuar pas hiking dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Humbi kontaktet ndërsa eksploronte Gadishullin e Karaburunit, gjendet turisti 73-vjeçar nga Gjermania Janë të Mbyllura

Skandal në festën e socialdemokratëve në Gjermani, grave ju hodh drogë në pije, Scholz i pranishëm

Rajoni dhe Bota
Autoritetet në Gjermani kanë hapur hetimet pas një feste tradicionale të Grupit Parlamentar të SPD-së në Berlin. Sipas raportimeve të mediave, gjatë kësaj feste verore të grupit socialdemokrat, disave prej grave të pranishme u janë hedhur në pije ajo që quhet “drogë përdhunimi.” Bëhet fjalë për një lëng pa shije që miksohet lehtësisht me pijet dhe jep një sërë efektesh si humbje e përkohshme e memories deri në gjendje të fikëti. E para që raportoi për rastin ishte Tagesspiegel . Eventi u mbajt të mërkurën në kancelari dhe veç deputetëve i pranishëm ka qenë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga tetë gra. Një zëdhënës ...
Komentet te Skandal në festën e socialdemokratëve në Gjermani, grave ju hodh drogë në pije, Scholz i pranishëm Janë të Mbyllura

Horoskopi për ditën e sotme

Lifestyle
Ky është parashikimi i yjeve për ju sot. Dashi Ju keni një ndikim tepër të fortë te të tjerët vetëm për shkak të faktit të natyrës tuaj argëtuese, paqësore dhe harmonike. Sharmi juaj natyral do t’ju çojë kudo që dëshironi të shkoni sot, ndaj mos ngurroni ta përdorni sipas dëshirës. Demi Lërini mënjanë nervozizmat tuaja dhe qeshni pak sot. Transferoni intensitetin tuaj nga një energji e fortë, kaustike në një energji më të lehtë dhe argëtuese. Do të zbuloni se ky lloj qëndrimi do t’ju çojë larg. Binjakët Është një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj gazmore ndaj çdo situate ...
Komentet te Horoskopi për ditën e sotme Janë të Mbyllura

Ish-kryeministri i Spanjës tregon se si SHBA-ja ua përmendte Kosovën shpesh nëpër takime

Rajoni dhe Bota
Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili shërbeu për dy mandate në shtetin spanjoll, ka folur për, siç e ka quajtur ai, obsesionin që e ka pasur SHBA-ja për Kosovën sa herë që përfaqësuesit spanjollë janë takuar me ata amerikanë. Zapatero në një intervistë për mediumin spanjoll ‘El Dario’, i pyetur për vendimin e kryeministrit aktual spanjoll, Pedo Sanchez, që të mbështesë autonominë marokene dhe se a është në një linjë me SHBA-të, ka përmendur një përvojë me rastin e Kosovës. “Unë gati tetë vitet sa isha në qeveri, nëse kishte një temë që nuk u shfaq kurrë në tryezën dialoguese, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, ...
Komentet te Ish-kryeministri i Spanjës tregon se si SHBA-ja ua përmendte Kosovën shpesh nëpër takime Janë të Mbyllura

Diell e vranësira, ky është moti për sot

Lajme
Ndryshe nga një ditë më parë kur temperaturat pësuan rënie të shpejtë, sot do të ketë sërish rritje të tyre. Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Diell e vranësira, ky është moti për sot Janë të Mbyllura

Mbretëresha Elizabeth me probleme shëndetësore, për herë të parë pas 1 dekade merr vendimin e papritur

Lajme
Monarkja britanike ka nisur zyrtarisht dorëzimin e detyrave mbretërore për shkak të problemeve shëndetësore. Mbretëresha Elizabeth është 96 vjeç dhe vazhdon të përmbushë të gjitha detyrat e saj si monarke e Anglisë dhe jo më shumë, megjithatë përshkrimi i saj zyrtar i punës sapo ka ndryshuar për herë të parë në më shumë se një dekadë. Sipas The Telegraph, roli i Mbretëreshës u rishkrua nga Buckingham Palace në raportin vjetor të pallatit dhe shumë detyra që ajo “duhet të përmbushë” si monarke u hoqën. Ato detyra dikur ishin një listë me 13 pika, si për shembull përfshijnë “pritjen dhe kryerjen e vizitave shtetërore” dhe “takimin me Kryeministrin”, por tani raporti thjesht vë në dukje ...
Komentet te Mbretëresha Elizabeth me probleme shëndetësore, për herë të parë pas 1 dekade merr vendimin e papritur Janë të Mbyllura

Gjyshi i bërtet se rrinte shumë në celular, nipi e vret dhe poston videon në WhatsApp

Rajoni dhe Bota
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chieti të Italisë. Një 15-vjeçar ka vrarë me sende të forta gjyshin e tij, pasi ky i fundit e qortoi se kalonte shumë kohë në celular. Mediat lokale bëjnë me dije se i riu e ka goditur gjyshin 78-vjeçar me fshesën e korentit dhe me shkelma. Madje, adoleshenti edhe e ka regjistruar veten duke dhunuar të moshuarin, për ta publikuar më pas videon në WhatsApp, shkruan a2cnn. Gjyshi ndërroi jetë në spitalin e qytetit Pescara, ndërkohë që nipi, i cili ndiqej nga punonjësit socialë për probleme mendore, është arrestuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjyshi i bërtet se rrinte shumë në celular, nipi e vret dhe poston videon në WhatsApp Janë të Mbyllura

Ekskluzive: I dyshuari kryesor për grabitjen e turistit në Prizren djali i hetuesit te Krimeve Ekonomike

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për një rast të grabitjes, që ndodhi në qendër të qytetit të Prizrenit, ku një shtetas japonez është grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre persona të dyshuar. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se i arrestuari i dytë është L.Th., djali 15-vjeçar i Arsim Thaçit, zyrtarit policor të Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit. I mituri pas arrestimit, është intervistuar në prezencë të babait të tij, hetuesit Thaçi dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 24 orë. Gazeta Sinjali sot ka publikuar pamjet ekskluzive nga momenti i grabitjes, teksa shihen tre persona duke ecur në një ...
Komentet te Ekskluzive: I dyshuari kryesor për grabitjen e turistit në Prizren djali i hetuesit te Krimeve Ekonomike Janë të Mbyllura

Miratohet marrëveshja, pikë e re kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Lajme Rajoni dhe Bota
Qeveria malazeze miratoi një dokument që nis negociatat me Shqipërinë për ngritjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve, Sveti Nikola-Pulaj. Siç thonë ata, arsyet për përfundimin e propozuar të  Marrëveshjes  ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Sveti Nikolla – Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve janë përmirësimi rajonal dhe Infrastruktura evropiane e trafikut, me dëshirën për të përmirësuar lëvizjen e qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror. Siç shpjegohet, vendet nënshkruese në kufirin e përbashkët shtetëror do të hapnin një pikë të përbashkët kufitare për trafikun rrugor ...
Komentet te Miratohet marrëveshja, pikë e re kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë Janë të Mbyllura

Gjermani/ U përpoq t’ia vidhte veturën boksierit shqiptar, rrahet ‘keq’ hajni

Lajme
Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë, Senad Gashi, të enjten në mbrëmje doli nga një shisha bar kur zbuloi se një person po përpiqej t’ia vidhte veturën e tij Mercedes Brabus në Hamburg të Gjermanisë, shkruan Bild. Por hajduti nuk e kishte parasysh faktin se Mercedesi i përkiste një boksieri me përvojë. Me ta parë hajdutin, boksieri 32-vjeçar e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma. Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër vetura patrullimi mbërritën në vendngjarje, por beteja e pabarabartë ishte vendosur prej kohësh. Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, i cili refuzoi të trajtohej. Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar incidentin. ...
Komentet te Gjermani/ U përpoq t’ia vidhte veturën boksierit shqiptar, rrahet ‘keq’ hajni Janë të Mbyllura