Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Përleshje në Obiliq: Katër të rinj kapen mes vete, përfundojnë në QKUK

Lajme
Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur te shtunën në rrugën “Washingtoni” në Obiliq, pak para mesnatës, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar, me ç’rast lëndime kanë pësuar të dyshuarit që u përfshinë në rrahje. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës në QKUK kanë bërë të ditur se në këtë qendër janë dërguar për trajtim mjekësor katër persona që dyshohet se janë rrahur mes vete. Të  rinjtë që përfunduan në spital si pasojë e përleshjes, fillimisht kanë marrë tretman në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin dhe është vënë në lëvizje për të ...
Komentet te Përleshje në Obiliq: Katër të rinj kapen mes vete, përfundojnë në QKUK Janë të Mbyllura

Fluksi i mërgimtarëve – pritje të gjata në Merdarë, kolona deri në 250 metra

Lajme
Sikur në secilën verë edhe kjo e vitit 2022 po vazhdon me pritje të gjata të mërgimtarëve, nëpër pikat kufitare ku ata detyrohen të kalojnë për të ardhur në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme – Qendra e Menaxhimit të Kufijve, në pikën kufitare të Merdares, pritja për të hyrë në Kosovë mbërrin deri në 50 minuta, ndërsa kolonat janë të gjatë deri në 250 metra. Ndërsa te pika tjetër – Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin deri në 20 minuta, ndërkohë që nuk raportohet për kolona. Sa i përket pikave tjera të kalimeve kufitare, nuk raportohet se janë të dendura me vetura. Ndryshe, sipas Zyrës për ...
Komentet te Fluksi i mërgimtarëve – pritje të gjata në Merdarë, kolona deri në 250 metra Janë të Mbyllura

A mund ta gjeni se cila deputete fshihet pas këtij stili “cool” 🤔🤔

Lajme
...
Komentet te A mund ta gjeni se cila deputete fshihet pas këtij stili “cool” 🤔🤔 Janë të Mbyllura

E tmerrshme/ Mitrovicasi mbyll në shtëpi ish-gruan dhe e rrah për disa ditë pasi ajo shkoi ta marrë vajzën

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur burrat ushtrojnë dhunë ndaj ish-bashkëshorteve, të cilat shpesh edhe kërcënohen dhe nuk i denoncojnë ata në Polici në momentin që përjetojnë dhunën. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në rrugën ”Adem Voca”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se këtë herë, një grua përveç që është përballur me ish-burrin e saj i cili e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh, ai dyshohet se edhe e ka privuar kundërligjshëm nga liria. Burimet brenda Prokurorisë thonë se në bazë të dëshmisë së viktimës të dhënë në Polici, i dyshuari E.I., e kishte mbajtur atë për disa ditë ...
Komentet te E tmerrshme/ Mitrovicasi mbyll në shtëpi ish-gruan dhe e rrah për disa ditë pasi ajo shkoi ta marrë vajzën Janë të Mbyllura

Ministrja e re e Arsimit në Britani ua drejton gishtin e mesit protestuesve: Qesh mirë kush qesh i fundit

Rajoni dhe Bota
Trazirat politike në Angli nuk kanë fund dhe pasi kryeministri Boris Johnson lajmëroi dorëheqjen, të tjera incidente politike kanë shoqëruar vendin. Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street, pak para dorëheqjes Boris Johnson. Duke shpjeguar veprimet e saj, ajo tha se një grup jashtë portave “po fyente deputetët… siç është fatkeqësisht shumë e zakonshme”. Sipas ministres, ajo duhet të ishte treguar më gjakftohtë, por u justifikua duke thënë se edhe ajo “është njeri”. Jenkyns tha se kishte shkuar në Doëning Street për të parë fjalimin e dorëheqjes së kryeministrit të enjten pasdite. Turmat që festonin largimin e tij të afërt u mblodhën ...
Komentet te Ministrja e re e Arsimit në Britani ua drejton gishtin e mesit protestuesve: Qesh mirë kush qesh i fundit Janë të Mbyllura

PDK: Peci po krahason bujqësinë me vitin e kaluar pandemik, por shifrat e demantojnë për keq

Lajme
Koordinatori për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Naim Ismajli është shprehur se e kanë demantuar ministrin e Bujqësisë Faton Peci i cili këto ditë deklaroi se Kosova ka shënuar rekorde këtë vit me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë. “Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci po mburret me statistikat e mbjelljes së grurit dhe rendimenteve tjera bujqësore, duke bërë krahasim vetëm me vitin e kaluar kur vet ai ka udhëhequr këtë sektor. Por, shifrat zyrtare janë publike dhe e demantojnë keq këtë qeveri e cila në çdo sektor po mburret me kinse rritje, duke bërë krahasime vetëm me vitin 2021 kur gjithçka në Kosovë ishte ...
Komentet te PDK: Peci po krahason bujqësinë me vitin e kaluar pandemik, por shifrat e demantojnë për keq Janë të Mbyllura

Nuk keni parë gjë akoma, nga kjo datë do të jetë vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022

Lajme
Kaluam valën e parë, por një tjetër më e nxehtë po afron. Sipas parashikimeve të fundit, nga e enjtja, 14 korrik dhe të paktën për dhjetë ditët në vijim, vendi ynë do të goditet nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit, duke shënuar ditët më të nxehta të verës 2022. Gjatë fundjavës dhe deri të mërkurën më 13 korrik do të kemi kushte të qëndrueshme moti: me diell në të gjithë vendin dhe temperatura në përputhje me mesataret e stinës ose maksimumi pak më të larta. “Pra, nxehtë, po, por pa teprime dhe pa mundimin e vapës siç ka ndodhur javët e fundit”, ...
Komentet te Nuk keni parë gjë akoma, nga kjo datë do të jetë vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022 Janë të Mbyllura

Rritet numri i personave që preken nga infarkti në Kosovë – gjashtë pacientë në ditë, në mesin e tyre edhe 30-vjeçarët

Shëndetësi
Numri i pacientëve që preken nga infarkti në Kosovë është rritur ndjeshëm. Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në tre muajt e fundit kanë kërkuar ndihmë 561 pacientë me infarkt ose 6 pacientë në ditë. Kjo sëmundje po prek dhe 30-vjeçaret, pavarësisht se është me e përhapur tek moshat e shtyra. Si shkak për rritjen e numrit të personave me atak kardiak dyshohet se është edhe COVID-19 por edhe i nxehti. Që nga fillimi i këtij viti, mbi 3 mijë pacientë kanë qenë të shtrirë në këtë klinikë si pasojë e sulmeve kardiake dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare, ndërsa mbi 100 pacientë kanë humbur jetën. Pacientet që trajtohen më së shumti nga ...
Komentet te Rritet numri i personave që preken nga infarkti në Kosovë – gjashtë pacientë në ditë, në mesin e tyre edhe 30-vjeçarët Janë të Mbyllura

Nga temperaturat e larta, në Bosnje për herë të parë pas 10 viteve kur u mboll – pema e bananes jep frytet e saj

Kuriozitete
Vala e të nxehtit që ka kapluar Evropën, ka goditur edhe Bosnjën, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, e si rezultat i kësaj ka ardhur deri të “shfaqja” e një fruti të pazakontë në këtë vend që ka një klimë të ngjashme me atë tonën. Në fakt në Lisiqiq një pemë e bananes për herë të parë ka dhënë frytet e saj. Ajo 10 vite më parë ishte mbjellë, por deri më sot nuk ka dhënë fryt, transmeton Telegrafi. Pronarja e kësaj peme, Fatima Mehiq, tha ka treguar mënyrat se si është kujdesur për këtë pemë. “Pema duhet të mbrohet nga temperaturat e ulëta, shpesh duhet mbështjellë me ...
Komentet te Nga temperaturat e larta, në Bosnje për herë të parë pas 10 viteve kur u mboll – pema e bananes jep frytet e saj Janë të Mbyllura

Berisha: Armend Muja nuk është shizofren, por e ka parë p. e macës…

Lajme
Edhe ne ishim shku në shpi t’Albinit, me na siguru dikush që ka bazen. – Tash kafenetë janë mbushur plot; – Shend e verë, gëzim e hare… – Varfëria nuk shihet me sy – se e fshehim me buzëqeshje dhe me kamera! Inati dhe sevdaja na ka mbajt’ gjithmonë. Varfëria në Kosovë mbahet fshehur nga milionerët – pronarët e TV-ve, që shesin kastraveca, kafe, birra dhe lajme politike. – Hoxha e ka shpjeguar një herë e përgjithmonë dhe na ka udhëzuar qartë: nëse mushkonja është e keqe – mbyte lirisht, nëse mushkonja s’është ‘njeri’ i keq – mos e mbyt. Ti e merr mushkonjën në pyetje një herë, ia zbulon ...
Komentet te Berisha: Armend Muja nuk është shizofren, por e ka parë p. e macës… Janë të Mbyllura