Nga temperaturat e larta, në Bosnje për herë të parë pas 10 viteve kur u mboll – pema e bananes jep frytet e saj

- in Kuriozitete

Vala e të nxehtit që ka kapluar Evropën, ka goditur edhe Bosnjën, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, e si rezultat i kësaj ka ardhur deri të “shfaqja” e një fruti të pazakontë në këtë vend që ka një klimë të ngjashme me atë tonën.

Në fakt në Lisiqiq një pemë e bananes për herë të parë ka dhënë frytet e saj. Ajo 10 vite më parë ishte mbjellë, por deri më sot nuk ka dhënë fryt, transmeton Telegrafi.

Pronarja e kësaj peme, Fatima Mehiq, tha ka treguar mënyrat se si është kujdesur për këtë pemë.

“Pema duhet të mbrohet nga temperaturat e ulëta, shpesh duhet mbështjellë me najlon dhe materiale të ndryshme për mbrojtje nga i ftohti. Nuk duhet ujitur shumë”, shtoi Mehiq.

Mediat boshnjake si dëshmi për kultivimin e bananes kanë publikuar pamjet ku shihen bananet në këtë pemë të një familje boshnjake. /Telegrafi/