Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

27 vjet nga masakra e Srebrenicës, sot varrosen edhe pesëdhjetë viktima

Rajoni dhe Bota
Sot në Qendrën Përkujtimore Potoçari, eshtrat e 50 viktimave, të gjetura së voni, do të varrosen në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth. Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende. Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, ...
Komentet te 27 vjet nga masakra e Srebrenicës, sot varrosen edhe pesëdhjetë viktima Janë të Mbyllura

Polici i dyshuar për rrahjen në Kamenicë ishte arrestuar para disa muajsh për kanosje me armë zjarri

Lajme
Zyrtari policor Flamur Keka nga fshati Muqivërcë i Kamenicës, është futur sërish në telashe me ligjin. I arrestuar dhe suspenduar më parë, polici 23-vjeçar së fundmi dyshohet se është përfshirë sërish në një incident, që ndodhi më 9 korrik në një kafeteri të Kamenicës. Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se Keka dhe tre të rinj të tjerë, dyshohen se janë rrahur mes vete në kafeterinë ‘Loungebar Moe’. Derisa ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare bashkë me personat B.A., Q.B., dhe A.A., po dyshohen se janë përleshur në kafeteri me njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshje që nisi aty dhe eskaloi në sulm fizik. Si pasojë e goditjeve, katër të dyshuarit pësuan lëndime ...
Komentet te Polici i dyshuar për rrahjen në Kamenicë ishte arrestuar para disa muajsh për kanosje me armë zjarri Janë të Mbyllura

Fevziu: Thaçi ka besuar një ëndërr që është dukur e pabesueshme për të gjithë, emrin e tij në histori

Lajme
Një nga gazetarët më të njohur të trevave shqiptare z. Blendi Fevziu ka dhënë mendimin e tij për shumicën e liderëve shqiptarë në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit. Ai për Hashim Thaçin ka dhënë mendimin dhe vlerësimin e tij. “Ai së bashku me grupin e tij, por tani po përqendrohem tek ai që ka besuar një ëndërr që është dukur e pabesueshme për të gjithë, është ngritur me djemtë e pak fshatrave rreth e rrotull për të konstestuar Jugosllavinë dhe ushtrinë jugosllave që konsiderohej nga më të fuqishmet në botë. Gjithkush cilit mund t’ia thoshte në një moment do ta kishte marrë për të marrë, por në fund fare arriti ...
Komentet te Fevziu: Thaçi ka besuar një ëndërr që është dukur e pabesueshme për të gjithë, emrin e tij në histori Janë të Mbyllura

Ambasada e Kosovë në Zagreb shpërfill gjuhën shqipe, prezantimin e Gërvallës e quan “vehement”

Lajme
“Vehement”, sipas njoftimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb, ishte prezentimi i Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut. “Prezentim vehement i ministres Gërvalla në Dubrovnik”, shkroi ambasada kosovare. Gjuha shqipe nuk ia ka mbushur syrin shkruajtësit të njoftimit në faqen e Facebook-ut të ambasadës, derisa një fjalë e tillë e panevojshme në gjuhën angleze fare lehtë ka mundur të mënjanohet, me ato shqipe ose të përdorshme zakonisht edhe në gjuhën shqipe si “Prezentim i vrullshëm/i fortë/pasionant ose edhe me ndjenja të fuqishme”. Megjithë nevojën për të lënë anash gjuhën shqipe, në njoftim thuhet “Në këtë panel fjala e ministres Gërvalla ...
Komentet te Ambasada e Kosovë në Zagreb shpërfill gjuhën shqipe, prezantimin e Gërvallës e quan “vehement” Janë të Mbyllura

Latifin gjen kundërthënie në Abazoviçin: “Të jesh kundër nacionalizmit dhe të nënshkruash marrëveshje me Kishën Serbe është kontradiktë”

Lajme
Të thuash se je kundër nacionalizmit dhe të nënshkruash një kontratë e cila për qëllim ka njohjen ligjore të interesave hegjemoniste të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, sipas filozofit dhe profesorit universitar Blerim Latifi, është kundërthënëse. Kjo pasi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, miratoi draft-kontratën për të ashtuquajturën Marrëveshje Themeltare mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, gjë nga e cila edhe pësoi humbjen e mbështetjes së plot 29 deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, parti kjo që udhëhiqet nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe është formacioni më i madh partiak parlamentar. Abazoviç tha se e “mirëpret” vendimin e DPS-së, por se ...
Komentet te Latifin gjen kundërthënie në Abazoviçin: “Të jesh kundër nacionalizmit dhe të nënshkruash marrëveshje me Kishën Serbe është kontradiktë” Janë të Mbyllura

Mërgimtari: Burri i presidentes ka pasaportë serbe, do të prezantoj fakte që familjarisht i takojnë regjimit të Millosheviqit

Lajme
Mërgimtari dhe veprimtari politik Sali Rexhaj ka shpërthyer me akuza ndaj bashkëshortit të Presidentes dhe vet Presidentes Vjosa Osmani. Sipas tij për disa ditë profili i tij në facebook është bllokuar sepse është raportuar nga bashkëshorti i Presidentes Osmani. Ai ka thënë se ditëve në vijim do të prezantoj akte që familjarisht i takojnë regjimit të Millosheviqit. Poashtu ai ka thënë se burri i Presidentes Osmani ka pasaportë serbe. Ai ka vazhduar me akuza duke thënë se ata janë në shërbim të Serbisë dhe Rusisë më tërë qenien e tyre./Epilogu ...
Komentet te Mërgimtari: Burri i presidentes ka pasaportë serbe, do të prezantoj fakte që familjarisht i takojnë regjimit të Millosheviqit Janë të Mbyllura

Maltretimi me policat – mërgimtari i drejtohet kryeministrit me video: pse po na mashtron me sigurimin?

Lajme
Qeveria e Kosovës, me datë 4 korrik, mori vendim për t’iu paguar policat e sigurimeve bashkatdhetarëve tanë që do të zbarkojnë në vendlindjen e tyre përgjatë kësaj sezone dhe jo vetëm. Megjithatë, duket se ky vendim ka prapaskenat e veta, që nuk po u pëlqejnë edhe aq mërgimtarëve. Kjo për shkak, sipas vendimit, atyre do t’u duhet ta kryejnë pagesën prej 20 eurove, ndërkaq, më pas të drejtohen te zyret e sigurimit respektiv, për t’i tërhequr paratë. Ky itinerar po shihet si maltretim për shumë prej mërgimtarëve. Madje, njëri syresh ka dhënë edhe arsyet pse kjo ide është e gabuar. Sipas tij, për të siguruar paratë, një mërgimtari që i ...
Komentet te Maltretimi me policat – mërgimtari i drejtohet kryeministrit me video: pse po na mashtron me sigurimin? Janë të Mbyllura

Shoferi në Prishtinë rrezikon trafikun, hyn në të kuqen dhe kthehet djathtas derisa në shiritin tjetër ishte e gjelbra(Video)

Lajme
Shkeljet e rregullave në trafik janë një dukuri shumë e shpeshtë në Kosovë. Një rast i tillë, ka ndodhur edhe sot te semaforët në sheshin ‘Bill Clinton’, raporton Gazeta Sinjali. Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një veturë me targat 01 – 214 – LM e cila përveç që hyn në semaforin e kuq, nga shiriti i majtë kthehet në rrugën djathtas, duke tejkaluar shiritin tjetër, për të cilin ishte semafori i gjelbër. Pamjet se si shoferi ka rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik mund t’i shihni më poshtë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shoferi në Prishtinë rrezikon trafikun, hyn në të kuqen dhe kthehet djathtas derisa në shiritin tjetër ishte e gjelbra(Video) Janë të Mbyllura

Petkoviq i reagon Kusari-Lilës: Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta në dialog

Lajme
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ia ka dërguar një mesazh kryenegociatiorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq. Ajo i ka thënë se “kurdo që është i gatshëm”, do të nënshkruajmë marrëveshjen për njohje reciproke. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Petkoviq, i cili në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta. Sipas tij, në dialog marrëdhënia midis dy palëve është “jo e barabartë” Kjo sepse, sipas Petkoviq, Serbia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kurse Kosova jo, edhe pse dialogu ndërmjetësohet nga BE-ja e jo OKB-ja. “Le ...
Komentet te Petkoviq i reagon Kusari-Lilës: Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta në dialog Janë të Mbyllura

Ky është burri nga Obiliqi që dyshohet se e dhunoi seksualisht gruan e mitur të djalit

Lajme
Gazeta Sinjali publikoi sot detaje për një rast të rëndë që u raportua në Obiliq, nga një grua e cila denoncoi në Polici se vajzën e saj të mitur e ka dhunuar vjehrri i saj. Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik, në fshatin Plemetin, teksa Prokuroria është vënë në dijeni për rastin tek gjatë ditës së djeshme. I dyshuari ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet, sipas burimeve të Sinjalit është Sherif Berisha. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarit si “Dhunim”, pas ekzaminimit që i është bërë vajzës 17-vjeçare. E mitura që dyshohet se u dhunua është e martuar dhe rasti ka ndodhur pas mesnatës, përderisa ajo ...
Komentet te Ky është burri nga Obiliqi që dyshohet se e dhunoi seksualisht gruan e mitur të djalit Janë të Mbyllura