Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit, ujësjellësi nuk përjashton reduktimet

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenet akumuluese kanë pësuar rënie. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 8 metra në kuotën e kapërderdhjes, dhe sipas drejtuesve të kësaj kompanie, ky është niveli më i ulët prej pas luftës. Aktualisht furnizimi me ujë nuk është rrezikuar po për shkak të konsumit të lartë gjërat mund të ndryshojnë dhe të fillojnë reduktimet. Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, deklaroi për KosovaPress, se situatë pak më e mirë është në liqenin e Batllavës. “Pjesa e liqeneve tona akumuluese, të dyja që menaxhojmë, në Batllavë dhe liqeni i Badovcit sa i përket ...
Komentet te Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit, ujësjellësi nuk përjashton reduktimet Janë të Mbyllura

Një vdekje dhe mbi 800 raste të reja me Covid-19

Shëndetësi
Një person ka vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 852 raste të reja me koronavirus. 38.70% të të testuarve dolën pozitivë me COVID-19, raporton Gazeta Express. Në 24 orët e fundit janë shëruar 394 persona, ndërsa aktualisht në Kosovë janë 5.359 raste aktive./Express     ...
Komentet te Një vdekje dhe mbi 800 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Ia kopjoi idenë Fatmir Limajt: Kurtit i bëhet ‘shprehi’ të kopjojë idetë e PAN-it

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si duket po shfleton programet zgjedhore të partive opozitare të bëra ndër vite. Pas atyre 100 eurove që i kishte propozuar AAK-ja e që i paraktikoi Qeveria Kurti, tash i pari i Ekzekutivitka prezantuar vendimin për një anëtar të punësuar në familje, ide kjo që ishte dhënë nga Nisma më 2017. Nuk dihet nëse kjo është rastësi e plan-programeve të njëjta apo një kopijim nga ana e Kurtit. Nisma vs Kurti “Nga këtu do të fillojmë zbutjen e kësaj pabarazie. Me neve ma asnjë familje në Kosovë nuk do të mbetet pa e pasur një pagë ose një anëtar të punësuar,” – janë fjalët e ...
Komentet te Ia kopjoi idenë Fatmir Limajt: Kurtit i bëhet ‘shprehi’ të kopjojë idetë e PAN-it Janë të Mbyllura

Rritja alarmante e të infektuarve me koronavirus, afër 5 mijë raste aktive

Shëndetësi
Në Kosovë aktualisht janë 4902 raste aktive me virusin COVID-19. Vetëm në 24 orët e kaluara rezultuan 1084 raste pozitive. 293 qytetarë u vaksinuan kundër COVID-it gjatë ditës së djeshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, në vend janë infektuar 235 mijë e 964 qytetarë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rritja alarmante e të infektuarve me koronavirus, afër 5 mijë raste aktive Janë të Mbyllura

Valide për 48 orët e ardhshme, Ministria publikon çmimin e derivateve

Ekonomi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin për çmimet e derivateve të naftës për 48 orët e ardhshme, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.74 euro për litër, 1.63 për benzinën, ndërsa një litër gas kushton 0.78 centë. Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 dhe janë valide 48 orë. Ky vendim, sipas MINT, është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Valide për 48 orët e ardhshme, Ministria publikon çmimin e derivateve Janë të Mbyllura

Flet britaniku që publikoi mesazhet e Arta Nitaj: Nuk i pëlqeu që e refuzova, më tha gay

ShowBiz
Youtuberi i njohur britanik Teddy Grey, i cili publikoi një bisedë private lidhur me Arta Nitajn, ka folur për herë të parë për skandalin që bëri bujë në media ditën e djeshme. Ai publikoi disa mesazhe, në të cilat pretendohet se modelja nga Kosova shet trupin për 5 mijë euro. Të gjitha këto mesazhe që zhvillohen mes Arta Nitajt dhe një personi shqiptar që thuhet se ka fjetur me të kundrejt pagesës, janë bërë publike në Instagramin e Teedy Grey. Në një intervistë për Expuls.mk, Grey tregoi njohjen me modelen dhe arsyen e publikimit të këtyre mesazheve eksplicite. “Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk ...
Komentet te Flet britaniku që publikoi mesazhet e Arta Nitaj: Nuk i pëlqeu që e refuzova, më tha gay Janë të Mbyllura

Policia dënon me 500 euro dhe heqje të patentës për 1 vit shoferin që ‘fluturoi’ rrugëve të Gjakovës

Lajme
Një një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, një shofer në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë ia ‘shkeli’ hiç më pak se 158 km/h, raporton Gazeta Sinjali. E kjo sigurisht nuk kaloi pa rënë në syrin e organeve të rendit, ku Policia me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar automjetin që ‘fluturoi’, duke i shqiptuar kështu gjobë prej 500 eurosh. Po ashtu atij i janë shqiptuat 5 pikë negtative, si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një vit. “Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat ...
Komentet te Policia dënon me 500 euro dhe heqje të patentës për 1 vit shoferin që ‘fluturoi’ rrugëve të Gjakovës Janë të Mbyllura

Ky është dilleri i drogës që u arrestua në Suharekë, u kap duke i shitur narkotikë një të mituri

Lajme
Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një rast në Suharekë, ku një prind ka raportuar djalin e tij të mitur për posedim të narkotikëve. Pas arrestimit u zbulua se 17-vjeçari kishte blerë qesen me narkotikë për 20 euro nga një person tjetër, i cili pas një periudhe të shkurtër u arrestua nga Policia. Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi që u arrestua nën dyshimet për shitje të drogës është, Flori Asimi 21-vjeçar. Asimi bashkë me të miturin janë dërguar në stacion policor për intervistim lidhur me veprën për të cilën ngarkohen, ndërkohë që Policia ka sekuestruar edhe disa prova që lidhen me rastin. Burimet bëjnë të ...
Komentet te Ky është dilleri i drogës që u arrestua në Suharekë, u kap duke i shitur narkotikë një të mituri Janë të Mbyllura

Mihrije Braha prezanton dukjen pa makijazh

ShowBiz
Ajo është shumë aktive dhe publikon me fansat imazhe e video të ndryshme. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të skenës shqiptare, Mihrije Brahën, e cila përmes rrjeteve sociale vazhdimisht informon ndjekësit për më të rejat në jetë e karrierë. Artistja së fundmi ka shpërndarë një video, ku shfaqet tërësisht natyrale pa makijazh. Foto: Screenshot/Instagram Përkundër moshës meqë tani është 54-vjeçare, ajo kujdeset vazhdimisht për paraqitjet e daljet publike. Megjithëse rrallë është shfaqur e tillë, krijuesja e hitit “Ma kadal” mori komplimente të shumta nga ndjekësit. Foto: Screenshot/Instagram Braha vitet e fundit ka qenë më pak e fokusuar në projekte muzikore, duke lënë më anash profesionin e këngëtares. E njëjta ...
Komentet te Mihrije Braha prezanton dukjen pa makijazh Janë të Mbyllura

Gjendet një mjet i pashpërthyer në arat e Gllamnikut në Podujevë, dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore

Lajme
Të premten rreth orës 19:45 është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se mjeti është hasur nga një banor i zonës, i cili e vërejti atë në arat e tij. Ai ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët bashkë me njësitet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sinjali mëson se dyshohet që mjeti i pashpërthyer i takon Luftës së Dytë Botërore. Ai është marrë në mënyrë të sigurt nga njësitet e deminimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjendet një mjet i pashpërthyer në arat e Gllamnikut në Podujevë, dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore Janë të Mbyllura