Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haradinaj: Qeveria e mashtrimit nuk ia dha 16,6 milionë euro shërbyesve civil

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave, në 12 muajt e fundit, nuk janë dhënë 16.6 milionë euro për shërbyesit civil të Kosovës. Haradinaj thotë se “Qeveria e mashtrimit, nuk u kujdes për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit“. “Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit“, shkruan ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haradinaj: Qeveria e mashtrimit nuk ia dha 16,6 milionë euro shërbyesve civil Janë të Mbyllura

Bekim Jashari reagon pasi studentë të huaj u penguan të shkojnë në Prekaz

Lajme
Bekim Jashari, anëtar i familjes Jashari, ka dalë kundër pengimit që i është bërë disa studentëve ndërkombëtarë për ta vizituar Prekazin, të dielën, e që në mesin e tyre thuhej se ishin edhe disa studentë serbë. Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka thënë se “aksioni i sotëm pos që është në kundërshtim me traditën shqiptare në raport me mysafirin, bie ndesh edhe me qëndrimet tona si familje”. Vizita ishte penguar me pretendime, se disa studentë serbë duan t’i vizitojnë varrezat e Jasharëve. “Jam i shqetësuar me disa pamje që tani shikova ku shihet se janë penguar për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” disa studentë nderkombëtar, mysafirë në Kosovë, ...
Komentet te Bekim Jashari reagon pasi studentë të huaj u penguan të shkojnë në Prekaz Janë të Mbyllura

Edhe kjo skemë subvencionon shefat: Rrëfimi i punëtorit që s’i pa kurrë me sy 170 eurot e Qeverisë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka planifikuar një skemë të re mbështetëse, për të cilën, po pretendon se do t’i ndihmojë familjet që s’e kanë asnjë anëtar të punësuar. Në fakt, ashtu siç ndodhi në vitin 2020, ky vendim do t’u dalë në ndihmë punëdhënësëve, e jo personave që do të jenë të punësuar për periudhën kohore prej gjashtë muajve. Në këtë artikull njoftojmë me rastin e Hysniut që punon si mirëmbajtës në Universitetin e Prishtinës. Kurti të shtunën prezantoi skemën mbështetëse, siç po e quan vetë ai, përmes së cilës do të subvencionohen deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit, maksimumi 300 euro, për gjashtë muaj. ...
Komentet te Edhe kjo skemë subvencionon shefat: Rrëfimi i punëtorit që s’i pa kurrë me sy 170 eurot e Qeverisë Janë të Mbyllura

‘Çfarë po dëgjon’/ 51-vjeçari e ndjek me shkop burrin që reagoi pasi dëgjoi muzikën serbe në lokal në Prishtinë

Lajme
Një rast goxha i pazakontë ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në rrugën ‘Anton Pashku’ në Prishtinë, ku një 51-vjeçar i është vërsulur ta sulmojë një person, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 32-vjeçari kishte dëgjuar muzikë me ton të lartë nga lokali i të dyshuarit dhe e kishte pyetur atë se “çfarë po dëgjon?”. Kjo e kishte nervozuar shumë të dyshuarin, i cili me një shkop në dorë ishte vënë në ndjekje të 32-vjeçarit të cilit ia ka dëmtuar edhe veturën dhe e ka kërcënuar. Njësitet policore kanë marrë informatën lidhur me rastin me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në ...
Komentet te ‘Çfarë po dëgjon’/ 51-vjeçari e ndjek me shkop burrin që reagoi pasi dëgjoi muzikën serbe në lokal në Prishtinë Janë të Mbyllura

Shoferi ndezi cigaren pasi e mbushi veturën me gas, katër persona përfundojnë në QKUK për shkak të djegieve

Lajme
Një veturë është përfshirë nga flakët dje rreth orës 11:50 në fshatin Shkabaj në Obiliq te pompa e derivateve ‘HIB Petrol’, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se kjo ka ndodhur pasi shoferi i veturës është furnizuar me gas dhe nga pakujdesia ka ndezur një cigare brenda veturës, gjë e cila ka bërë që automjeti të marrë flakë. Si pasojë e kësaj janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /GazetaSinjali ...
Komentet te Shoferi ndezi cigaren pasi e mbushi veturën me gas, katër persona përfundojnë në QKUK për shkak të djegieve Janë të Mbyllura

Kurti: Bislimi zgjohet e bie të fle me preokupimin për zbatimin e udhërrëfyesit për energji

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se preokupim i tyre, sidomos i zëvendësit të tij, Besnik Bislimit, është zbatimi i udhërrëfyesit për energji. Sipas tij, Bislimi zgjohet e bie të fle me këtë preokupim, sepse sipas tij, për zëvendëskryeministrin nuk ka gjë më të rëndësishme. “Zyra e Rregullatorit për Energji ka pasur dy javë ta bëjë licencimin dhe e ka bërë për dy ditë, por nga ana tjetër edhe sot e kësaj dite nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi im kryesor dhe kjo është çështja numër një me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im, nëse fle, ...
Komentet te Kurti: Bislimi zgjohet e bie të fle me preokupimin për zbatimin e udhërrëfyesit për energji Janë të Mbyllura

Kroacia ia ndaloi hyrjen Vuçiqit, Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli për zyrtarët kroatë

Rajoni dhe Bota
Ministri Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se nga 17 korriku për zyrtarët kroatë do të vendoset një regjim i veçantë i kontrollit për hyrje në Serbi. Deklarata e tij vjen pasi Kroacia ia ndaloi hyrjen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, ka thënë Vulin. Gazeta kroate Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate ia ndaluan hyrjen./Sinjali ...
Komentet te Kroacia ia ndaloi hyrjen Vuçiqit, Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli për zyrtarët kroatë Janë të Mbyllura

Doktorantja e Oxford-it s’arrin të punësohet në UP, vendin ia zë gruaja e deputetit të Vetëvendosjes

Lajme
Iliriana Blakaj është kandidate për doktoraturë në një nga universitetet më të mira në botë, atë të Oxfordit në Britani të Madhe, por kjo nuk ka mjaftuar që të punësohet si asistente në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik, Departamentin e Antropologjisë. Në vend të saj, është punësuar Yllka Syla-Uka, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e cila ka studiuar në Universitetin e Tiranës, një nga universitetet më të dobëta në botë. Në ranglistat që listojnë universitetet nëpër botë, Universiteti i Tiranës është i 3 mijë e 786-ti me radhë. Për ta kuptuar sa keq është kjo, Universiteti i Prishtinës është 759 vende më lartë. Pozita e hapur për ...
Komentet te Doktorantja e Oxford-it s’arrin të punësohet në UP, vendin ia zë gruaja e deputetit të Vetëvendosjes Janë të Mbyllura

I nxehti përvëlues në Evropë, diku temperaturat shkuan afër 50 gradë Celsius – 238 të vdekur në Portugali

Lajme
Mijëra zjarrfikës po vazhdojnë të luftojnë zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francë, pasi vala e të nxehtit nuk po tërhiqet. Autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar, shkruan BBC. Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit jugperëndimor të Francës Gironde, ku mbi 12,000 njerëz janë evakuuar. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celcius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha ...
Komentet te I nxehti përvëlues në Evropë, diku temperaturat shkuan afër 50 gradë Celsius – 238 të vdekur në Portugali Janë të Mbyllura

Tifozët e Drenicës dalin në rrugë për të ndaluar hyrjen e studentëve serbë në Prekaz

Lajme
Në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës, një grup studentësh serbë planifikohej që ta vizitonin Prekazin, vendin historik ku ranë dëshmorë komandant Adem Jashari me familje. Pas paralajmërimit të kësaj vizite, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, kanë dalë në rrugë për t’i ndalur studentët serbë të futen në këtë memorial. Madje njëri nga tifozët ka vendosur flamurin e UÇK-së në shpinë. Që nuk do ta lejojnë këtë vizitë, “Shqiponjat e Zeza” kanë treguar edhe mbrëmë vonë. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe. ...
Komentet te Tifozët e Drenicës dalin në rrugë për të ndaluar hyrjen e studentëve serbë në Prekaz Janë të Mbyllura