Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zëvendëskryeministri sot raporton në komisionin parlamentar

Lajme
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog do të raportojë sot në Komisionin për Integrime Evropiane. Arsyeja e raportimit është ratifikimi i Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit. Përndryshe, të dielën gjatë një konference për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se “Bislimi nëse fle bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupim për  regjistrin e konsumatorëve në veri”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zëvendëskryeministri sot raporton në komisionin parlamentar Janë të Mbyllura

Drenicasi e ndërron fenë, nga mysliman bëhet katolik

Lajme
Sot në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një qytetar kishte vendosur ta ndërrojë fenë e tij. Ragip Isufi nga Sankoci përveç fesë ndërroi edhe emrin e tij në Arbër. Ky vendimi i këtij personi ka ngjallur edhe reagimin e hoxhës nga Mitrovica, Eroll Nesimi. Hoxha në postimin e tij ka shkruar se ky qytetar me këtë veprim ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë musliman, andaj s’ka pasur as çka ndërron. “Pra, ai i cili e ka shijuar kënaqësinë e Islamit, kënaqësinë e namazit, agjërimit, kuranit etj, asnjëherë nuk e braktis fenë e tij. Kurse ai i cili ka qenë musliman vetëm me letërnjoftim (musliman i ka shkruar ...
Komentet te Drenicasi e ndërron fenë, nga mysliman bëhet katolik Janë të Mbyllura

Tmerrohet Prishtinasi, dëgjon të shtëna me armë afër shtëpisë, Policia gjen disa gëzhoja

Lajme
Sot në orët e para të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Sylejman Jashari” në Prishtinë. Rastin e ka denoncuar në Polici një qytetar, i cili kishte dëgjuar gjuajtjet afër shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, ankuesi ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte duke fjetur ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas raportimit të rastit, një patrullë policore bashkë me njësitin e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur katër gëzhoja të gjuajtjes me armë. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se lidhur me këtë rast, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “shkaktim i rrezikut të ...
Komentet te Tmerrohet Prishtinasi, dëgjon të shtëna me armë afër shtëpisë, Policia gjen disa gëzhoja Janë të Mbyllura

Studentët që s’u lejuan ta vizitojnë Prekazin nuk ishin serbë

Lajme
Autobusi me studentë që u ndalua të vizitonte Prekazin të dielën nuk ishte me studentë serbë. Ata ishin studentë ndërkombëtarë që ishin pjesë e organizimit të organizatës joqeveritare “Qendra kosovare për diplomaci”. Organizatori i kësaj vizite, Labinot Hajdari bëri të ditur se vizitën e tyre e kanë anuluar për shkak që të “mos e provokojnë situatën”. “Rrugës për në Prekaz, me 60 studentët ndërkombëtarë, asnjë nga rajoni, fatkeqësisht hyrja na u pamundësua nga protestuesit që kishin dalë për të parandalu hyrjen e një grupi tjetër që ishte e paraparë të ndodhte sot. Duke qenë vet nga Drenica, i di mirë plagët dhe shqetësimin e secilit protestues, prandaj edhe pse ne ...
Komentet te Studentët që s’u lejuan ta vizitojnë Prekazin nuk ishin serbë Janë të Mbyllura

Shtetasi palestinez kapet duke vjedhur trenerka në Albi Mall, ndalohet nga punëtorët e lokalit

Lajme
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në qendrën tregtare Albi Mall, shkruan Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në ‘Albi Mall’, ku një palestinez i moshës 19-vjeçare, dyshohet se ka vjedhur veshmbathje në një nga lokalet e kësaj qendre. Sipas burimeve të Sinjalit brenda qendrës, punëtorët e lokalit kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin si dhe kanë denoncuar rastin menjëherë në Polici. Policia ka dalur në vendngjarje bashkë me Urgjencën mjekësore të cilët e kanë trajtuar ...
Komentet te Shtetasi palestinez kapet duke vjedhur trenerka në Albi Mall, ndalohet nga punëtorët e lokalit Janë të Mbyllura

Rrahu nënën e tij dhe demoloi shtëpinë, arrestohet 22-vjeçari!

Lajme
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike, shkruan Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur edhe sot rreth orës 12:00, në fshatin Bllagajë të Pejës, ku një nënë 42-vjeçare e ka denoncuar në Polici djalin e saj 22-vjeçar për dhunë në familje. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Pejë bëjnë të ditur se nëna ka rrëfyer në Polici se djali i saj e ka sulmuar atë fizikisht me ç‘rast i ka shkaktuar edhe lëndime në dorën e majtë. Përveç lëndimit të nënës së vet, 22-vjeçari dyshohet se kishte demoluar ...
Komentet te Rrahu nënën e tij dhe demoloi shtëpinë, arrestohet 22-vjeçari! Janë të Mbyllura

Shefi i EULEX-it takohet me Kurtin: Si gjithmonë, një diskutim inspirues

Lajme
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti. Ata janë takuar në lojërat “Para Sports Games 2022”, që po zhvillohen në Prishtinë. Wigemark shkroi se si gjithmonë, ai dhe Kurti patën një diskutim inspirues. “Si gjithmonë, një diskutim frymëzues me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Këtë herë në margjinat e lojërave “Kosova Para Sports Games 2022”, u shpreh Wigemark në Twitter. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shefi i EULEX-it takohet me Kurtin: Si gjithmonë, një diskutim inspirues Janë të Mbyllura

Joystick-at, batanijet, popull agjil e gjumi i Bislimit: Figurat tallëse të pushtetit me krizën ekonomike

Lajme
 Rruga e Albin Kurtit drejt karriges së kryeministrit kaloi nëpër protesta të dhunshme, deklarata me nervozizëm, e kaos në seanca të Kuvendit. Pushtetin, siç duket ai dhe vartësit e tij po duan t’a mbajnë me deklarata më të qeta e qesharake, që atyre mund t’iu duken “cool”, por të njëjtat ngjallën shumë reagime. Shefi i ekzekutivit, ministra e zëvendësministra shumë herë janë përfolur nëpër media për deklaratat e tyre që i bëjnë karshi situatave të caktuara, që shpesh duke tentuar ta zbusin gjendjen, kalojnë në tallje. Fundi i vitit 2021 në Kosovë shënoi fillimin e krizës energjetike, e cila i parapriu krizës ekonomike me të cilën vendi po përballet ende. ...
Komentet te Joystick-at, batanijet, popull agjil e gjumi i Bislimit: Figurat tallëse të pushtetit me krizën ekonomike Janë të Mbyllura

Përfundon takimi mes Kurtit dhe policëve të lënduar në veri

Lajme
Posa ka përfunduar takimi në mes kryeministrit Albin Kurti dhe pesë policëve të lënduar në operacionin e zhvilluar mbrëmë në një fshat të Leposaviqit në veri të Kosovës. Takimi zgjati më shumë se një orë dhe aty mori pjesë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Pas takimit nuk kishte deklarata për media, megjithatë, KosovaPress ka arrit t’i sigurojë disa fotografi dhe pamje. Ndërkohë, në Qeveri kanë thënë se do të ketë edhe komunikatë për media. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfundon takimi mes Kurtit dhe policëve të lënduar në veri Janë të Mbyllura

Sulmi ndaj policëve në veri, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të dyshuarit, që u përfshi në sulmin ndaj zyrtarëve policor që ndodhi të shtunën në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.D., me datë 16 korrik në fshatin Llazhin të komunës së Leposaviqit, me vullnet dhe vetëdije ka ndërmarrë veprime me të cilat ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë. “Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar ...
Komentet te Sulmi ndaj policëve në veri, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit Janë të Mbyllura