Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

2 të vdekur dhe 615 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të reja me koronavirus. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dy vdekje si pasojë e virusit Covid-19. Gjithashtu njoftohet për 615 raste të reja, nga 1 mijë e 465 testime. Gjithashtu bëhet e ditur se 285 qytetarë janë shëruar, teksa aktualisht janë 5.687 raste aktive. Me dozën e katërt të vaksinës sipas MSH janë vaksinuar 549 persona. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 2 të vdekur dhe 615 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Murati: Nga sot hynë në fuqi projekti i subvencionimit të punësimit për familjet e papuna

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nga sot  do të hyjë në funksion masa Qeveria për Familjet, që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e cila nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar. Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ky program ishte njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinte në pushtet, ai tha se kjo do të realizohet mes bizneseve, qeverisë dhe qytetarëve. Ai tutje ka treguar kriteret për bizneset dhe të papunët që mund të përfitojnë nga masa e fundit e Qeverisë për “punësim të garantuar”. Qeveria ka vendosur që t’i ndihmojë me 70% të pagës bruto (maksimum deri në 300 euro) ...
Komentet te Murati: Nga sot hynë në fuqi projekti i subvencionimit të punësimit për familjet e papuna Janë të Mbyllura

Tetë shtetas të huaj nga Siria kapen në veturën e kosovarit, ky i fundit arrestohet

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi në veturën e tij, u gjetën disa emigrantë ilegalë. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, kanë hasur në tetë persona shtetas të huaj nga Siria”, thuhet në njoftimin e Policisë. Sirianët, siç njofton policia, ishin pa dokumente identifikuese. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tetë shtetas të huaj nga Siria kapen në veturën e kosovarit, ky i fundit arrestohet Janë të Mbyllura

Kurti: Kosova është vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari. “Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar Kurti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti: Kosova është vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari Janë të Mbyllura

Moti në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.   Sipas njoftimit, kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë. “Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe ...
Komentet te Moti në Kosovë Janë të Mbyllura

Ky është çmimi i naftës për sot

Ekonomi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.   Sipas vendimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 74 centë, për benzinë 1 euro e 63 centë, derisa për gazin 0.78 centë.Çmimet vlejnë të njëjtat si ditën e diel edhe sot, duke filluar nga ora 10:00. ...
Komentet te Ky është çmimi i naftës për sot Janë të Mbyllura

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

Shëndetësi
5 mijë e 359 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë. Rastet aktive u shtuan pasi gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 852 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq të shëruar ishin më pak, 394 sosh. Po ashtu gjatë ditës së fundit ka ndodhur edhe një vdekje si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që ata që s’e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, ta bëjnë këtë. Rreth 904 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në vend Janë të Mbyllura

Arrestohet gazetarja që protestoi kundër luftës në televizionin rus

Rajoni dhe Bota
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës, njoftoi avokati i saj më 17 korrik. Ovsyannikova publikoi një postim në Instagram, ku tha se është dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës. Më vonë, ajo shkroi se është akuzuar për diskreditim të veprimeve të ushtrisë ruse për shkak të intervistës që kishte dhënë pranë një gjykate në Moskë në mbështetje të politikanit opozitar, Ilya Yashin, i cili po mbahet në paraburgim nën dyshime për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse. Ovsyannikova ...
Komentet te Arrestohet gazetarja që protestoi kundër luftës në televizionin rus Janë të Mbyllura

Krejt çka ndodhi dje në vrasjen në Fushë Krujë që tronditi Shqipërinë

Lajme
Mbarë opinioni publik  është tronditur nga masakra që la të vdekur tre të rinj dje më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës. Brilant Martinaj, Dilen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur. Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve autorët zbrazën rreth 50 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat. Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk. Brenda makinë u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja. FNSH vijon krehjen e ...
Komentet te Krejt çka ndodhi dje në vrasjen në Fushë Krujë që tronditi Shqipërinë Janë të Mbyllura

Zjarret ‘pushtojnë’ Evropën, evakuohen mijëra njerëz

Lajme
Franca ka evakuuar më shumë se 16 mijë njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi. Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet – turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras. Në Spanjën jugore, më shumë se 3 mijë e 200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin. Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin. Më shumë se 1000 vdekje i janë atribuuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zjarret ‘pushtojnë’ Evropën, evakuohen mijëra njerëz Janë të Mbyllura