Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Telashe në një familje në Gjakovë, e përfshirë një grua shtatzënë – ndërhyn Policia

Lajme
Çdo ditë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje nga të gjitha qytetet e Kosovës. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Këta të fundit nuk i kursejnë ato as kur janë në periudhën e shtatzënisë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë, ku Policia ka pranuar thirrje nga persona të panjohur të cilët kanë dëgjuar se në shtëpinë e një çifti po ushtrohet dhunë. Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në një grua shtatzënë e cila ka deklaruar se ka pasur mosmarrëveshje me ...
Komentet te Telashe në një familje në Gjakovë, e përfshirë një grua shtatzënë – ndërhyn Policia Janë të Mbyllura

“Kom me t’shtri për toke, ke me marrë vesh ti”/ Një person kërcënon 59-vjeçarin që po qëndronte në lokalin në Prishtinë

Lajme
Dje rreth orës 12:10 në sheshin ‘Edith Durham’ në Prishtinë, një burrë teksa po qëndronte në një lokal është përballur me një kërcënim nga një person, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se i dyshuari i ishte afruar 59-vjeçarit dhe i ishte drejtuar me fjalët “kom me t’shtri për toke, ke me marrë vesh ti” dhe është larguar që aty. Nga frika që i ngjalli ky kërcënim, 59-vjeçari njoftoi Policinë. Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të kapin personin e dyshuar, ndërkohë që është iniciuar rasti ‘Kanosje’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Kom me t’shtri për toke, ke me marrë vesh ti”/ Një person kërcënon 59-vjeçarin që po qëndronte në lokalin në Prishtinë Janë të Mbyllura

Ndryshimi i targave të veturave të serbëve, MPB-ja ka një njoftim

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët të cilët i posedojnë ende targat ilegale duhet t’i kthejnë në ato ‘RKS’ e për këtë nuk e kanë për obligim të paguajnë. Në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është mbajtur takimi informues me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve. “Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Vendimit Nr. 01/85 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 29.06.2022, si dhe u vunë në pah modalitetet për formën se si do të shkojë ky proces për regjistrimin e mjeteve, sipas Udhëzimit Administrativ, Nr. 03/2022 për regjistrimin me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat ...
Komentet te Ndryshimi i targave të veturave të serbëve, MPB-ja ka një njoftim Janë të Mbyllura

Kosovari që shpëtoi një grua serbe nga zjarri rrezikon të dëbohet nga Zvicra

Lajme
Muaj më parë në media u portretizua si hero. I riu nga Kosova me emrin Mexhid shpëtoi nga zjarri një grua serbe. Për më tepër, ky akt u përshëndet edhe nga fakti se një shqiptar i doli në ndihmë një serbeje. Por nuk përfundoi me kaq. Pikërisht kjo situatë nxori në pah se Mexhidi ishte pa leje qëndrim në Zvicër. Ai u shfaq në kompjuterët e policisë, e cila sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente. “Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë ditore prej 4500 frangash për qëndrim dhe punë të paligjshme. Në veçanti për shkak të një precedenti në Bazel. Ai u ankua kundër ...
Komentet te Kosovari që shpëtoi një grua serbe nga zjarri rrezikon të dëbohet nga Zvicra Janë të Mbyllura

Kuvendi i Shqipërisë do ta votojë sot rezolutën kundër pretendimeve të Dick Martyt

Lajme
Kuvendi i Shqipërisë sot pritet ta votojë një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së thuhet se PS beson se do të ketë  “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë” dhe se me këtë projekt rezolutë synohet të vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën. Në tekstin e projekt-rezolutës që pritet të votohet thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martyt për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara, prandaj theksohet ...
Komentet te Kuvendi i Shqipërisë do ta votojë sot rezolutën kundër pretendimeve të Dick Martyt Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Lajme
Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Mustafa që po akuzohet për krime lufte në Zllash, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri pas pushimeve verore. Kështu ka vendosur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia, në një vendim që e ka bërë publik një ditë më parë. Në mesin e arsyeve pse Mustafës iu vazhdua paraburgimi është rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe zhdukja e provave. Kjo pavarësisht, se procesi ndaj tij tashmë mund të thuhet se është në fazën e fundit. Në mesin e muajit shtator janë caktuar datat kur do të thuhen fjalët përfundimtare nga palët, dhe më pas ...
Komentet te Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës Janë të Mbyllura

Nuk lëvizë nafta, benzina edhe sot më lirë, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ekonomi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për një centë në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ai i naftës ka mbetur i njëjtë, shkruan Reporteri.net. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.60 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.79 € për litër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nuk lëvizë nafta, benzina edhe sot më lirë, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura

Pse është kaq vapë?

Lajme
Pse po shohim temperatura kaq brutale? Shumica e shkencëtarëve të klimës thonë se përgjigja është ndryshimet klimaterike. Zyra britanike për klimë vlerëson se nxehtësia ekstreme që po shohim është bërë dhjetë herë më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike, raporton bbc. Njerëzit po paralajmërohen se temperaturat mund të përbëjnë rrezik për jetën e çdokujt dhe jo vetëm për të shëndetshmit, transmeton Telegrafi. Tani mbani mend, kjo po ndodh kur temperaturat mesatare të botës janë rritur vetëm pak më shumë se 1 gradë Celsius para se shumë pjesë të botës të industrializoheshin. Një gradë nuk tingëllon shumë, apo jo? Por ne po jetojmë në periudhën më të nxehtë në 125 ...
Komentet te Pse është kaq vapë? Janë të Mbyllura

Tërmeti lëkund Bosnjën, zgjati disa sekonda

Rajoni dhe Bota
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën, njofton Instituti Federal Hidrometeorologjik. Tërmeti është regjistruar në orën 21:45. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra ka qenë 24 kilometra nga Zenica dhe 12 kilometra nga Kakanj, shkruan EMSC. “U ndje, zgjati për disa sekonda“, tha një nga qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës në faqen e internetit të EMSC. Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmeti lëkund Bosnjën, zgjati disa sekonda Janë të Mbyllura

Përleshje me thika në Fushë Kosovë: 22-vjeçari theret në dy këmbët, dërgohet në QKUK

Lajme
Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur sonte në rrugën “Xhemajl Mustafa” të Fushë Kosovës. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një 22 vjeçar. Për pasojë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar pak minuta pasi i riu është therur dhe një patrullë policore menjëherë ka intervenuar, duke marrë deklaratën e viktimës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve po dyshohet se e ka therur në të dy këmbët, duke ...
Komentet te Përleshje me thika në Fushë Kosovë: 22-vjeçari theret në dy këmbët, dërgohet në QKUK Janë të Mbyllura