Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kodra sfidon Sveçlën, edhe pse i shkarkuar ia mësynë zyrës – Policia në vendin e ngjarjes

Lajme
Fadil Kodra, i cili u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po e sfidon këtë të fundit, duke ia mësyrë sërish zyrës që kishte në këtë institucion, pavarësisht vendimit për lirim nga detyra, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda MPB-së, të cilat kanë njoftuar se Kodra është paraqitur sot te objekti i AME-së, duke tentuar që të futet në zyrën e tij, të cilës paraprakisht nga institucioni i ishte ndërruar cilindri i derës. Në pamundësi për të hyrë brenda zyrës, me pretendimin se dikush kundërligjshëm ka bërë ndërrimin e cilindrit ...
Komentet te Kodra sfidon Sveçlën, edhe pse i shkarkuar ia mësynë zyrës – Policia në vendin e ngjarjes Janë të Mbyllura

Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Rajoni dhe Bota
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është si “shumë kontrovers”, sepse sipas tij, është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. “Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, citohet të ketë thënë Gjukanoviq, gjatë një interviste për portalin e Vojvodinës “Autonomija”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi. “Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, këtë herë në ‘botën serbe’. ...
Komentet te Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura

Paralajmërohet ndryshim temperaturash, stuhi shiu, rrebeshe me bubullima e erëra

Lajme
Prishtina Weather ka njoftuar se nesër do të ketë stuhi shiu. Të premten dhe të shtunën pritet të ketë më shumë diell dhe të jetë sërish më nxehtë. Fusha jostabile që kanë përfshi vendin ditën e sotme, mbesin edhe ditën e enjte që sjellin deri tek zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende edhe zhvillohen si stuhi me erë, e lokalisht edhe me breshër. Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu. Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie ...
Komentet te Paralajmërohet ndryshim temperaturash, stuhi shiu, rrebeshe me bubullima e erëra Janë të Mbyllura

Dy foshnje me COVID po mjekohen në QKUK

Shëndetësi
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 92 pacientë të infektuar me COVID-19. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datës 27 korrik 2022, është si një vijim: Klinika Infektive ka 32 pacientë + 1 pacient në Mjekim Intensiv. “Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje Spitali i Gjakovës,11 pacientë Spitali i Pejës, 11 pacientë Spitali i Gjilanit, 11 pacientë Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë”, njofton SHSKUK. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy foshnje me COVID po mjekohen në QKUK Janë të Mbyllura

Nuk shkarkohet Krasniqi, Bordi del me njoftim: Shqyrtimi i raportit do të vazhdojë

Shëndetësi
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar nuk e ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm Valbon Krasniqi. Bordi Drejtues ka dal me një njoftim ku ka deklaruar se shqyrtimi i raportit të auditimit nuk ka përfunduar ende, dhe i njëjti do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme, shkruan Gazeta Shneta. “Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te Nuk shkarkohet Krasniqi, Bordi del me njoftim: Shqyrtimi i raportit do të vazhdojë Janë të Mbyllura

Alarmante: Tre të vdekur nga koronavirusi e mbi 1 mijë e 800 taste të reja në Kosovë

Shëndetësi
Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për një numër të lartë të të infektuarve, gjithsej 1853, në 24 orët e fundit. Dje janë shëruar 840 persona, ndërkaq janë dhënë 127 doza të vaksinës anti-Covid. Aktualisht numri i rasteve aktive ka kaluar në mbi 10 mijë. ...
Komentet te Alarmante: Tre të vdekur nga koronavirusi e mbi 1 mijë e 800 taste të reja në Kosovë Janë të Mbyllura

DJE DHE SOT

Lajme
  Tregu i Prishtinës, sot me rrugë të lirë, të pastër, dëshirë kjo e kahmotshme për prishtinalitë… Për çdo ditë kryeqyteti po merr pamje tjetër! E po, kështu është kur komuna bashkëpunon me qytetarët! Edhe premtimet realizohen. ...
Komentet te DJE DHE SOT Janë të Mbyllura

Shaban Gogaj s’dëshiron mbrojtës përveç Besnik Berishës, gjobitet edhe avokati tjetër që u tërhoq nga mbrojtja

Lajme
Për shkak se i akuzuari Shaban Gogaj nuk dëshiron mbrojtës tjetër përveç Besnik Berishës, është tërhequr edhe avokati Asdren Mekaj, të cilit gjykata i shqiptoi gjobë prej 250 euro, për mosparaqitje në seancë. Në seancën e së mërkurës, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, konstatoi se mbrojtësi i të akuzuarit Gogaj, avokati Asdren Mekaj, i caktuar sipas detyrës zyrtare, me parashtresën e paraqitur sot në gjykatë në orën 8, e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të paraqitet në seancë, pasi i ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet për mbrojtje dhe përfaqësim, mirëpo përkundër përgatitjes për një gjykim dhe brenda afatit të arsyeshëm, ka hasur në një pengesë absolute që ia ...
Komentet te Shaban Gogaj s’dëshiron mbrojtës përveç Besnik Berishës, gjobitet edhe avokati tjetër që u tërhoq nga mbrojtja Janë të Mbyllura

Konfirmohet rast i ri me ethet e derrit afrikan në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se është konfirmuar lloj i ri i ethet e derrit afrikan. Sipas Institutit Veteriner pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinere, sëmundja është regjistruar në fshatin Moshticë, të Makedonska Kamenicës, në një fermë e cila ruan derra. AUV për rastin e ri me ethet e derrit afrikan tashmë i ka njoftuar kultivuesit e derrave. “Pas denoncimit për dyshimin e sëmundjes në fermë, është kryer kontroll zyrtar nga shërbimet inspektuese të AUV-së dhe pas testimit laboratorik të mostrave të marra nga dy derrat e ngordhur nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konfirmua prania e sëmundjes. Në fermë janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme për asgjësimin ...
Komentet te Konfirmohet rast i ri me ethet e derrit afrikan në Maqedoninë e Veriut Janë të Mbyllura

Rrahu brutalisht qytetarin në rrugë, 30 ditë paraburgim për Feron

ShowBiz
Gjykata në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur si Fero. Ai dyshohet për veprën penale “Sulm”. “Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të ...
Komentet te Rrahu brutalisht qytetarin në rrugë, 30 ditë paraburgim për Feron Janë të Mbyllura