Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Klani: Rrufeja godet aeroplanin në ‘Adem Jashari’, po bartte udhëtarë nga Baseli

Lajme
Gjatë ditës së djeshme një aeroplan u godit nga rrufeja në aeroportin “Adem Jashari”. Ky aeroplan po barte udhëtarë nga Baseli i Zvicrës. Burimet e Klankosova bëjnë me dije se nuk ka të lënduar por se nuk dihet vlera e dëmeve materiale të shkaktuar. Si rezultat i kësaj është anuluar edhe fluturimi i paraparë të realizohej për në Nuremberg të Gjermanisë./Foto e lajmit: Ilustrim/ Periskopi ...
Komentet te Klani: Rrufeja godet aeroplanin në ‘Adem Jashari’, po bartte udhëtarë nga Baseli Janë të Mbyllura

Anton Quni – Gërvallës: Jashtëligjshëm e ke kthyer në Kosovë diplomatin e Kosovës nga Britania

Lajme
Deputeti i LDK-së, Anton Quni është ankuar për ministren e Punëvë të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sipas tij pa asnjë arsyetim e ka kthyer në Kosovë, diplomatin Viskont Jakupi nga Britania e Madhe. Quni ka thënë se diplomati është kthyer në Kosovë, vetëm se nuk e ka ditur adresën e banesës së re, në të cilën ende nuk kishte filluar së banuari. “Do e ndajë një rast që unë e njohë mirë, e është publik por se ka marrë vëmendjen e duhur. Në katër raste jam përpjekur të marrë spjegim nga ministrja Gërvalla, po ashtu i jam drejtuar edhe me shkrim por të gjitha ishin të kota, asnjë përgjigjë ...
Komentet te Anton Quni – Gërvallës: Jashtëligjshëm e ke kthyer në Kosovë diplomatin e Kosovës nga Britania Janë të Mbyllura

Kadriaj: Zotëriu i Parë i paprekshëm, Gërvalla po ia fsheh skandalet

Lajme
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar gjobën që iu shqiptua Ministrisë së Punëve të Jashtme pasi s’ofroi faturat për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili është edhe bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani. Kadriaj ka thënë se MPJ-ja “për dikë është nënë, e për dikë njerkë”. Ajo tutje ka akuzuar Ministren Donika Gërvalla se po ia fsheh “skandalet e vazhdueshme” të Sadriut. “MPJ ka pranuar të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati që po shihet se është i paprekshëm, pavarësisht skandaleve dhe shkeljeve të vazhdueshme. Ministrja Gërvalla në vazhdën e përpjekeve të vazhdueshme ...
Komentet te Kadriaj: Zotëriu i Parë i paprekshëm, Gërvalla po ia fsheh skandalet Janë të Mbyllura

“Je ministri më i dështuar i Qeverisë Kurti”, përplasje në Kuvend mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit

Lajme
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri është përplasur në seancën e Kuvendit me Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Tahiri e ka quajtur Muratin “ministrin më të dështuar të Qeverisë”, pasi sipas tij Ministria që ai drejton nuk po i merr parasysh kërkesat e kryetarëve të komunave. Tahiri ka përmendur këtu rrugën Prishtinë-Podujevë, që ishte një nga premtimet e VV-së në fushatë zgjedhore. “Je ministri ma i dështum në Qeverinë Kurti. Është rruga Prishtinë-Podujevë. Jeni dalë në fushatë zgjedhore jeni ba gaz. Mos fol kështu, fol me argumente. Del thua ju keni lista dëshirash. Unë nuk kam listë dëshirash se skam kurrë nevojë për ty. Pres me pasë një ...
Komentet te “Je ministri më i dështuar i Qeverisë Kurti”, përplasje në Kuvend mes Besnik Tahirit e Hekuran Muratit Janë të Mbyllura

PDK kërkon heqjen e TVSh-së në faturat e rrymës

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të hiqet TVSH-ja nga faturat e energjisë elektrike. Këtë kërkesë së bashku me 6 të tjera i paraqiti deputeti Ferat Shala në seancën e Kuvendit të Kosovës e për të cilën tha se do të mundësojë që dimri të tejkalohet më lehtë. Shala tha se sektori energjetik në vend është duke u përballur me mungesë të likuiditetit financiar dhe kjo sipas tij po ndodhë ndër të tjera edhe për fajin e Qeverisë së Kosovës. “E para është moszbatimi i qeverisë për ndarjen e subvencionit në vlerë prej 100 milionë euro e cila ka bërë që furnizuesi për shërbim publik të kërkojë nga ZRRE ...
Komentet te PDK kërkon heqjen e TVSh-së në faturat e rrymës Janë të Mbyllura

Ambasadori i Kroacisë: Vuçiqit nuk i ndalohet vizita në Jasenovac

Rajoni dhe Bota
Ambasadori i Kroacisë në Serbi, Hidajet Bishqeviq, tha se “për sa i përket vizitës së planifikuar private të presidentit (të Serbisë) Aleksandar Vuçiq në Jasenovac, është thelbësore të pranohet se në asnjë moment nuk janë respektuar dhe zbatuar procedurat standarde diplomatike. Sipas tij, “nuk bëhet fjalë për një ndalim, siç interpretohet përgjithësisht në Serbi”. “Kroacia nuk ka asgjë kundër vizitës së Jasenovacit, sepse Kroacia e ka përcaktuar marrëdhënien e saj me Jasenovacin shumë kohë më parë dhe në mënyrë të përsëritur – duke shprehur nderim për viktimat dhe duke dënuar krimet e kryera – por kur është koha e duhur dhe kur janë plotësuar kushtet, dhe në një farë mënyre. ...
Komentet te Ambasadori i Kroacisë: Vuçiqit nuk i ndalohet vizita në Jasenovac Janë të Mbyllura

Gruaja në Prizren përfundon në spital si pasojë e dhunës nga partneri i saj, kërkon ndihmë edhe nga Policia

Lajme
Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se një 25-vjeçare është dërguar atje me lëndime të dukshme, ku më pas i është ofruar ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Ndërkohë është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët e kanë dërguar në stacion policor për intervistim gruan që u trajtua në spital. Ajo para hetuesve ka deklaruar se lëndimet i ...
Komentet te Gruaja në Prizren përfundon në spital si pasojë e dhunës nga partneri i saj, kërkon ndihmë edhe nga Policia Janë të Mbyllura

Çitaku: Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në

Lajme
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “Qeveria Kurti nuk e ka as një meritë për marrëveshjen me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Madje, sipas saj Qeveria aktuale veç çka e ka devijuar procesin. “Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën”, ka shkruar Çitaku në Facebook. Ajo ka shtuar se “nikoqirët e ceremonisë janë vu në siklet”. “Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në ...
Komentet te Çitaku: Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në Janë të Mbyllura

Kurti publikon marrëveshjen e nënshkruar në SHBA: Ditë e shënuar e një bashkëpunimi historik

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sërish pas marrëveshjes që Kosova e nënshkroi me SHBA-në. Ai publikoi marrëveshjen 236 milionë dollarëshe me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Nënshkrimi i marrëveshjes me MCC-në, Kurti tha se është ditë e shënuar e një bashkëpunimi historik. “Pas tetë vjetëve, isha në ShBA para tre muajve. Pikërisht më 27 prill, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Zonjës Sekretare, Madeleine Albright, në funeralin në Katedralen e Washington DC. Saktësisht tre muaj më vonë, më 27 korrik 2022, morëm pjesë në këtë ngjarje historike për Kosovën, zhvillimin e saj dhe lidhjen e saj me ShBA-të. Në njërën anë të marrëveshjes është pikërisht zonja tjetër Albright, Alice, ...
Komentet te Kurti publikon marrëveshjen e nënshkruar në SHBA: Ditë e shënuar e një bashkëpunimi historik Janë të Mbyllura

“Merre djalin dhe dilni prej shtëpisë”/ I riu nga Prishtina denoncon babain për dhunë në familje

Lajme
Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Ali Pashë Gucia” në Prishtinë. Këtë herë rastin e ka denoncuar në Polici djali i çiftit, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia për ta ndihmuan nënën e  tij, Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se djali ka raportuar se babai po i shkakton dhunë psikike nënës së tij në mënyrë sistematike dhe i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia bashkë me të. Për ...
Komentet te “Merre djalin dhe dilni prej shtëpisë”/ I riu nga Prishtina denoncon babain për dhunë në familje Janë të Mbyllura