Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi ose për kursime, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje sot xhaminë e madhe, në rrugën “Ibrahim Luftiu” në Prishtinë, ku dikush ka hyrë me forcë brenda objektit fetar dhe ka vjedhur arkën e kursimeve. Burimet nga Prokuroria thonë se rasti është denoncuar menjëherë në Policinë e Kosovës, me ç’rast pas marrjes së informatës, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Me vendim të prokurorit, ...
Komentet te Vjedhje e rëndë në xhaminë e madhe në Prishtinë, hajnat marrin arkën e kursimeve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kanë nënshkruar marrëveshjen, që pritet t’i sjell vendit 236 milionë dollarë investime në fushën e energjisë. Marrëveshja është nënshkruar në Washington nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja Ekzekutive e MCC-së, Alice Albright. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kosova nënshkruan marrëveshjen me MCC-në Janë të Mbyllura
“S’jam punëtore e VV-së”, Balje po e pret Kurtin kur të kthehet nga Amerika që ta sqarojë përplasjen
Deputetja Duda Balje është përplasur me deputetin e VV-së, Armend Muja i cili ka kërkuar përjashtimin e saj nga Komisioni Hetimor Parlamentar, për shkak të papajtueshmërive në çështjen e hetimit të sektorit të energjisë për periudhën 2006-2022. Ajo ka thënë se këtë çështje do ta sqarojë me kryeministrin Albin Kurti, posa të kthehet nga SHBA-ja. Balje u shpreh se nuk është punëtore e VV-së, por sipas saj, kjo përplasje nuk do të ndikojë që të prishet koalicioni mes partisë së saj dhe VV-së. “Unë nuk jam punëtore e VV-së, jam deputete dhe kam mendimin tim personal. E respektoj partnerin e koalicionit, ka disa momente, p.sh kodi civil, trusti, tash në ...
Komentet te “S’jam punëtore e VV-së”, Balje po e pret Kurtin kur të kthehet nga Amerika që ta sqarojë përplasjen Janë të Mbyllura
...
Komentet te Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në që i sjell Kosovës mbi 200 milionë dollarë 🇽🇰🇺🇸 Janë të Mbyllura
Një stuhi me të reshura të mëdha shiu ka nisur në disa pjesë të vendit tonë, raporton Gazeta Sinjali. Në disa pamje të siguruara nga faqet lokale, shihet se stuhia ka përfshirë Kaçanikun e Ferizajn. Ndryshimi i motit është paralajmëruar edhe për nesër, kur pritet të ketë stuhi me breshër, e erëra të fuqishme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndryshon moti, pamje nga stuhia në Kaçanik Janë të Mbyllura
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se një deputet nuk mund të jetë me mendime të njëjta të opozitës derisa është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit. Ai tha se deputetja Duda Balje e cila është pjesë e Grupit Parlamentar Multietnik duhet të ketë qëndrim të njëjtë me pjesëtarët e këtij grupi pasi sipas tij, ajo i përfaqëson ata në Komisionin për Energji. “Pjesëmarrja në qeveri bazohet në një marrëveshje të ndërsjellë edhe nëse një grup parlamentar apo një deputet nuk përputhet me qëndrimet e qeverisë, atëherë nuk mund të jetë edhe në qeveri”. “Duhet të jetë uniformë, për çështje të rëndësishme siç është trusti nuk ...
Komentet te Revoltimi i Baljes ndaj VV-së, Krasniqi ia kthen: S’mund të jesh në Qeveri dhe të kesh mendime të opozitës Janë të Mbyllura
Presidenti amerikan, Joe Biden, pasi rezultoi negativ nga Covid-19, vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital me helikopter. “Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari. Më 21 korrik u raportua se Biden kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Unë punova, ai shkoi me helikopter në spital”, Biden tallet me Trumpin pasi u shërua nga COVID-19 Janë të Mbyllura
Sot ka pasur reagime të shumta lidhur me fotografitë e publikuara nga takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan, Antony Blinken në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kjo pasi në fotografinë nga tryeza e takimit të cilën e publikoi Zyra e Kryeministrit, nuk shihej një grua me shami, ndërsa në ato të publikuara nga Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Presidentit, shihet edhe zyrtarja amerikane me shami. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar deklaratat se Zyra e Kryeministrit qëllimisht e ka larguar nga fotografitë gruan me shami. “Nuk pasur ndërhyrje. Fotot e publikuara janë përzgjedhur në mesin e atyre të cilat ne i ...
Komentet te Vjen reagimi i Qeverisë: Nuk e kemi larguar nga fotografia në DASH gruan me shami Janë të Mbyllura
Një 35-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Panorama.al mëson se sapo ka hyrë në det pushuesi kosovar nuk është ndjerë mirë dhe është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës. Por për fat të keq ai ka humbur jetën rrugës për në spital. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Humb jetën 35-vjeçari kosovar në plazhin e Tales në Shqipëri Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dhunës në familje në fshatin Grabovc i Ulët në komunën e Fushë Kosovës, ku një person e kërcënoi me vdekje babain e tij, pas një fjalosje me tyre. Policia u vu në lëvizje dhe arrestoi të dyshuarin dhe ndaj tij kanë nisur hetimet. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që u ndalua në lidhje me këtë rast është Besnik Imzi. Ai po dyshohet se gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, pas një mosmarrëveshje me babain e tij të moshuar, e ka kërcënuar atë me vdekje. Sinjali mëson se 40-vjeçari i është drejtuar babait të tij me fjalët ...
Komentet te Ky është djali 40-vjeçar nga Fushë Kosova që dyshohet se e kërcënoi babain me vrasje Janë të Mbyllura