Avokati Dastid Pallaska, ka përmendur një shkelje të rëndë kryer nga Dhomat e Specializuara, në rastin e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ai, u shpreh se kjo ndodhi meqë paneli kushtetues i Dhomave të Specializuara, i ka dhënë epërsi kushtetuese verzionit të kushtetutës në gjuhën serbe, përkundër faktit që ofron më pak të drejta. ”Në rastin e Veselit, ka ndodhur një shkelje më e madhe. Paneli kushtetues i Dhomave të Specializuara, i ka dhënë epërsi kushtetuese, verzionit të kushtetutës në gjuhën serbe, përkundër faktit që ky version ofron më pak të drejta”,tha Pallaska në Rubikon Pallaska tutje ka sqaruar si si rrodhi ky proces: ”Janë shikuar të trija gjuhë zyrtare”. ”Kadri Veseli ...
Komentet te Pallaska: Në rastin e Veselit pati shkelje të madhe, Specialja i dha epërsi verzionit kushtetues në gjuhën serbe Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Burrat tradicionalisht kanë një jetë jo shumë të gjatë, për shkak të zakoneve të mbajtura prej kohësh si për shembull pirja e duhanit. Në vitin 2016, Qendra Kombëtare e Statistikave të Shëndetit lëshoi të dhëna që tregojnë se gratë në SHBA mund të jetonin mesatarisht 81.1 vjet, ndërsa burrat, 76.1. Kjo tregon që është plot pesë vjet më pak. Si pasojë është ngritur një pyetje shkencore: Pse ndodh? Në një ese të shkruar për Nautilus, Richard G. Bribiescas, një profesor i antropologjisë, ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Yale, beson se përgjigjja qëndron jashtë gjinisë mashkullore duke bërë zgjedhje të dobëta të jetës. Biologjikisht, burrat mund të presin jetëgjatësi ...
Komentet te Pse gratë jetojnë më shumë se burrat? Janë të Mbyllura
Nesër, në Gjykatën Themelore në Gjilan do të bëhet shpallja e aktgjykimit për rastin tragjik që ndodhi në qershor të vitit të kaluar, në një kafene të Gjilanit, ku Bardhyl Zeqiri po akuzohet se ka therur për vdekje Ismajl Canin, pas një mosmarrëveshje verbale. Aktgjykimi do të shpallet në orën 13:00, ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra, raporton Gazeta Sinjali. Bardhyl Zeqiri po akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi më 24 qershor, në kafeterinë “Viva La”, me dashje ka privuar nga jeta viktimën Ismajl Canin për motive të ulëta. Gazeta Sinjali muaj më parë ka publikuar detaje ekskluzive nga aktakuza e ngritur ndaj ...
Komentet te Të premten shpallet aktgjykimi për vrasjen e rëndë si shkak i lidhjes intime të të akuzuarit me gruan e viktimës Janë të Mbyllura
Drita ka pësuar humbje nga Royal Antwerp në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”, duke mbyllur kështu aventurën në Ligën e Konferencës. Klubi gjilanas arriti që të sigurojë një barazim të vlefshëm në ndeshjen e parë në Belgjikë. Pavarësisht se të motivuar pas atij barazimi në duelin e parë, Drita megjithatë ka dëshpëruar duke u mposhtur në ndeshjen e dytë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0. Golin e parë e realizoi kosovari Laurit Krasniqi në minutën e 53-të ndërkohë i dyti erdhi në fund të shtesës. Drita mbyll kështu aventurën në garat evropiane në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Drita mposhtet nga Antwerp, eliminohet nga Liga e Konferencës Janë të Mbyllura
Për shkak të motit të ligë, sot në Gjilan, është rrëzuar një kran mbi një veturë në lëvizje dhe si pasojë tre persona janë lënduar. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, i cili ka dhënë detaje. “Më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një kran. Vetura në lëvizje është e tipit Mercedes (pick-up), me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, shqiptarë/kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre ...
Komentet te Krani rrëzohet mbi veturë nga erërat e fuqishme në Gjilan, tre të lënduar Janë të Mbyllura
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në, ku pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Teksa i ka reaguar një kongresisti amerikan, që cili e ka përshëndetur këtë ujdi, marrëveshje, Grenell ia kujtoi atij kohën kur Kurti e kishte refuzuar një marrëveshje për gazin amerikan. ”Kongresisti Keating thotë: ‘Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi.’ A ishte Keating në gjumë vjeshtën e kaluar kur Kurti refuzoi LNG-në e SHBA-së?! Kjo lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”, ka shkruar Grenell. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas marrëveshjes me MCC-në, Grenell ia përmend Kurtit refuzimin e gazit amerikan Janë të Mbyllura
Një rrahje mes katër personave ka ndodhur sot në rrugën “Mustafë Veselaj” në Prishtinë, si pasojë e një mosmarrëveshje për parking, raporton Gazeta Sinjali. Në përleshje u përdor edhe një mjet i mprehtë, ndërkohë që të dyshuarit kanë përfunduar në Polici. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se katër personat e përfshirë në përleshje janë fqinj mes vete dhe gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje për shkak të një parkingu. Fqinjët gjatë rrahjes nuk kanë kursyer as mjetet e forta si shufra metalike, ku si pasojë e kësaj dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u desh të marrin trajtim mjekësor. Sinjali mëson se ...
Komentet te Përleshje me shufra metali për parking në Prishtinë: Baballarët me djem rrahen 2 vs 2 Janë të Mbyllura
Banorët e Lipjanit kanë mbetur të shokuar nga një fenomen që ndodh rrallë në vendin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali. Incizimet e dërguara nga sinjalizuesit, kanë kapur tornadon në përmasa të vogla, e cila shihet që ka “bllokuar” qiellin mbi këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur sot, gjatë pasditës, ndërkohë që nuk raportohet për dëme. Ky fenomen është i rrallë në Kosovë dhe kësisoj mbetet interesant në secilën herë që ndodh. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te VIDEO/ Fenomen i rrallë, tornado në Lipjan Janë të Mbyllura
“Asnjë kundër, asnjë abstenim”. Janë të rralla momentet kur kryetari i Kuvendit i shqipton këto fjalë pasi deputetët votojnë. Një i tillë ishte sot. Kuvendi e ratifikoi marrëveshjen e nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington DC. Në sallë ishin 89 deputetë dhe të gjithë votuan për. Asnjë nuk ishte kundër. Askush nuk abstenoi. Paraprakisht, përmes një mocioni procedural deputetët u pajtuan që kjo marrëveshje të futej në rendin e ditës. Dëshmisë së unitetit të rrallë mes ligjvënëse, mund t’i shtohet fakti se futja e kësaj pike në rend dite u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala. Edhe pse grupet parlamentare ...
Komentet te 200 milionë dollarët amerikanë që e bën kompakt skenën politike Janë të Mbyllura
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe MCC-së, shkruan Gazeta Express. Hovenier ka thënë se mirëpret ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes mbi 200 milionëshe, gjë që hap rrugën për të punuar drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës. Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Kuvend duke thënë se dallimet pozitë-opozitë nuk vijnë në shprehje kur bëhet fjalë për SHBA-në dhe interesin e Kosovës./Express./ ...
Komentet te Hovenier ka disa fjalë pasi Kosova ratifikon marrëveshjen me MCC-në me “shpejtësinë e dritës” Janë të Mbyllura