Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Konfirmohet rasti i parë i Lisë së Majmunëve në Malin e Zi

Rajoni dhe Bota
Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Mal të Zi, njofton Instituti për Shëndet Publik (IJZ), i cili thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, raporton Vijesi2. Siç u tha, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive. “Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e institucioneve malzeze. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Konfirmohet rasti i parë i Lisë së Majmunëve në Malin e Zi Janë të Mbyllura

Nesër nis zbatimi i reciprocitetit për targat

Lajme
Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se nga nesër nis implementimi i masës së reciprocitetit për targat ilegale serbe. Në një njoftim për media thuhet se fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”. Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerët dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve ...
Komentet te Nesër nis zbatimi i reciprocitetit për targat Janë të Mbyllura

Digjet një fabrikë në Babush të Ferizajt, dëmi kap vlerën e rreth 50 mijë eurove

Lajme
Një fabrikë në fshatin Babush të Ferizajt është përfshirë nga flakët, të shtunën në mëngjes, raporton Gazeta Sinjali. Në këtë fabrikë që merret me përpunimin e filtrave, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, vlera e të cilave është goxha e majme. Pasi Policia mori informacionin për këtë incident, Zjarrfikësit dh njësitë tjera kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin dhe fatmirësisht s’ka persona të lënduar. Sipas informatave të para, dëmi kap vlerën e rreth 50 mijë euro. Përveç tyre, Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekspertët, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si erdhi deri te zjarri dhe cili është shkaktari. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë ...
Komentet te Digjet një fabrikë në Babush të Ferizajt, dëmi kap vlerën e rreth 50 mijë eurove Janë të Mbyllura

“Do t’ju kalli krejtve”/ Bie në pranga të Policisë 41-vjeçarja nga Prishtina, kërcënoi një grua

Lajme
Një 41-vjeçare nga Prishtina ka përfunduar në ndalim policor gjatë ditës së djeshme, pas denoncimit të një gruaje tjetër nën dyshimet se e njëjta e ka kërcënuar, raporton Gazeta Sinjali. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Vëllezërit Maqastena”, në Prishtinë. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se gruaja e arrestuar M.M.,  po dyshohet se e ka kërcënuar viktimën verbalisht, duke iu drejtuar me fjalët “Do t’ju kalli krejtve”, duke i shkaktuar asaj shqetësim dhe frikë. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia, për çka posedon edhe dëshmi, që provojnë se e njëjta e ka kanosur. Bazuar në ...
Komentet te “Do t’ju kalli krejtve”/ Bie në pranga të Policisë 41-vjeçarja nga Prishtina, kërcënoi një grua Janë të Mbyllura

Tërmet në Kosovë

Lajme
Një tërmet është ndjerë sot në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. Raportohet se lëkundje të tokës ka pasur edhe në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Lëkundjet, sipas EMSC janë ndjerë në rajonin e Ferizajt.   /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmet në Kosovë Janë të Mbyllura

Martohet alpinistja Uta Ibrahimi

Lajme
Ditën e sotme (e shtunë) bëhet e ditur se i ka dhënë fund beqarisë alpinistja, Uta Ibrahimi. Ajo është martuar me partnerin e saj, Metodi Chilimanov, në një ceremoni me miqtë e të afërmit. Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, në disa postime që ka shpërndarë në rrjete sociale. Foto: Screenshot/Facebook Alpinistja, e cila ka korrë suksese të mëdha në sportin e alpinizmit, ka shkëlqyer me një dukje më ndryshe me fustan të bardhë. Partneri i saj në anën tjetër po ashtu ka zgjedhur një kostum bardh e zi mjaft elegant. Foto: Screenshot/Facebook Të ftuar kanë qenë edhe figura të tjera të njohura, ...
Komentet te Martohet alpinistja Uta Ibrahimi Janë të Mbyllura

Vjedhje e rëndë në Agjensionin për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Mbrojtje Bërthamore në Prishtinë

Lajme
Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se kësaj here cak i hajnave ishte Agjensioni për për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Mbrojtje Bërthamore në Prishtinë, me ç’rast rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me punëtoren e administratës, e cila ka bërë të ditur se ka vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brena objektit, ku kanë arritur që të marrin ...
Komentet te Vjedhje e rëndë në Agjensionin për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Mbrojtje Bërthamore në Prishtinë Janë të Mbyllura

Dy persona bëjnë llom 31-vjeçarin në Vushtrri, ia thyejnë hundën duke e goditur me boks të hekurit

Lajme
Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i ngjashëm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 në Vushtrri, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 31-vjeçar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në qytet, ku përballë një mobi shopi po qëndronte 31-vjeçari, i cili kishte vërejtur se dikush po e thërret nga mbrapa. ...
Komentet te Dy persona bëjnë llom 31-vjeçarin në Vushtrri, ia thyejnë hundën duke e goditur me boks të hekurit Janë të Mbyllura

Mërgimtarët drejt atdheut, kaq janë pritjet në Merdare dhe te Dheu i Bardhë

Lajme
Fluksi i mërgimtarëve të cilët dëshirojnë të vizitojnë atdheun e tyre, gjatë stinës së verës është më i madh. Tash kur ata janë nisur drejt Kosovës, pikat kufitare janë të ngarkuara me kolona më shumë se zakonisht. Edhe sot pritjet të gjatë janë tek pika kufitare Dheu i Bardhë deri në 1 orë, derisa në Merdarë pritjet janë deri në 30 min. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë mbi një orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mërgimtarët drejt atdheut, kaq janë pritjet në Merdare dhe te Dheu i Bardhë Janë të Mbyllura

Sezona e mushkonjave? Zgjidhja shumë e thjeshtë, ju duhet vetëm një limon

Lajme
Mushkonjat gjatë stinës së verës janë problem në vete për shumë njerëz. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se mushkonjat mund të bartin edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika dhe ethet. Ndërsa shumica prej nesh i drejtohen insekticideve kimike për të vrarë mushkonjat, këta agjentë kimikë dihet se shkaktojnë reaksione alergjike te shumë njerëz dhe janë thjesht të dëmshëm për të tjerët. Lëngu i limonit rekomandohet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) si një repelent shumë i mirë ndaj insekteve. Është veçanërisht efektiv kundër mushkonjave. Arsyeja është përbërja aktive cineole, e cila ka veti antiseptike dhe kundër insekteve kur aplikohet në lëkurë. Gjëja më ...
Komentet te Sezona e mushkonjave? Zgjidhja shumë e thjeshtë, ju duhet vetëm një limon Janë të Mbyllura