Një rast i vdekjes dhe 1 mijë e 155 raste të reja me Covid-19, janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 3 mijë e 209 mostrave. Nga dje janë shëruar 1 mijë e 850 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 592. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Del raporti 24 orësh, 1 mijë e 155 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Aktorja e shumëpërfolur, Arjola Demiri është një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive dhe vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme. Mirëpo, ndjekësit në Instagram e akuzojnë se përdor “photoshop”. Arjola është revoltuar dhe përmes një “Instastory” thotë se janë filtra, dhe se e do veten në inperfeksionin e saj. Ajo thekson se është nënë e tre fëmijëve, prandaj ka celulit dhe strija. “Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe ...
Komentet te E akuzuan për “photoshop”, revoltohet Arjola Demiri: Kam lindur 3 fëmijë, nuk m’i kanë dhuruar Janë të Mbyllura
Situata e tensionuar në veri të vendit ka bërë që drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, të raportojë para deputetëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se së fundmi ky komision ka mbajtur një mbledhje dhe se kanë marrë nga drejtori i AKI-së informacione mbi situatën e sigurisë në vend. Musliu tha se situata në veri tani është stabile. “Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet ...
Komentet te Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve pas tensioneve në veri: Situata tani është stabile Janë të Mbyllura
Me 61 vota për, asnjë kundër e abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Rezolutën që adreson rritjen e çmimeve të produkteve bazike. Rezoluta e njëjtë nuk kishte pasur kuorum që të votohet as me 21 korrik dhe 3 gusht të këtij viti. Kjo rezolutë ishte propozuar nga LVV-ja. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Me 61 vota PRO, miratohet rezoluta që adreson rritjen e çmimeve e produkteve bazike Janë të Mbyllura
Festivali “Sunny Hill” sot fillon dhe hap dyert për të gjithë ata që kanë siguruar bileta për t’i shijuar disa ditë me artistët që janë zgjedhur të performojnë. Përmes faqes zyrtare në Instagram, festivali ka njoftuar se dyert hapen në orën 12:00 dhe mbyllen në ora 22:00. “Ju lutemi ejani herët për të shmangur pritjet në radhë të gjata”, shkruhej në postimin e tyre në Instagram. Ndryshe, komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga për në Parkun e Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga sot deri mëngjesin e 8 gushtit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot nis ‘Sunny Hill Festival’, kur hapen dhe mbyllen dyert? Janë të Mbyllura
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Ardiana Abdullahu” në Prishtinë, ku një 12-vjeçare e ka denoncuar në Polici vëllain e saj, i cili po dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike. 20-vjeçari, sipas viktimës e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar shumë shqetësim. Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili është ...
Komentet te Numri i rasteve të dhunës në familje në rritje: 20-vjeçari nga Prishtina arrestohet, rrahu motrën 12-vjeçare Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot temperaturat më të larta se dje, ky është parashikimi i motit Janë të Mbyllura
Pasi edhe drejtori i tretë i Inspektoriatit në Podujevë u shkarkua nga kjo pozitë, tashmë në komunën e drejtuar nga Shpejtim Bulliqi dha dorëheqje edhe një drejtor tjetër, ai i Shëndetësisë. Çka saktësisht po ndodh me VV-në e Llapit? Vetëvendosje po mban zgjedhjet e brendshme që pritet të rizgjedhin strukturat e reja partiake. Pakënaqësi e përplasje janë raportuar edhe në komunën e Mitrovicës, por duket se ato janë shpërndarë edhe në komunën e Podujevës që drejtohet nga z. Shpejtim Bulliqi. Çka po ndodh? Përveç komunës, z. Bulliqi drejton edhe qendrën e Vetëvendosjes së Kurtit në këtë komunë. Ndërkohë që për shkarkimin e z. Besnik Mulliqit u përmend ndërhyrja në ...
Komentet te Pse Shpejtim Bulliqit po i largohen drejtorët? VV-ja në Llap po dridhet me dorëheqje, shkarkime e akuza Janë të Mbyllura
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para dy orësh në rrugën “Shaban Polluzha”, në Mitrovicë, ku një 5-vjeçar është goditur për vdekje, raporton Gazeta Sinjali. Fëmija ka qenë më biçikletë në momentin kur vetura e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Mitrovicë. “Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare.” /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E dhimbshme: Fëmija 5-vjeçar goditet për vdekje nga vetura në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Pothuajse çdo ditë ndodhin dhjetëra raste të dhunës në familjet në Kosovë, por jo të gjitha denoncohen në Polici. Në shumicën prej tyre gratë janë viktima, por shpesh ndodh që edhe familjarët e tjerë, të përfundojnë të prangosur si pasojë e përleshjeve. Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë në Maznik të Deçanit, Prokuroria ka nisur hetimet. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë të përfshirë dy djem dhe babai i tyre, që u përleshën dhe përfunduan në ndalim policor. Sipas informacioneve të para fillimisht janë kapur dy vëllezërit, të cilët u rrahën me njëri-tjetrin për shkak të rrugës së fshatit ...
Komentet te Përleshje në Deçan: Vëllezërit rrahen për një rrugë, babai i ndihmon njërit ta bëjë llom tjetrin Janë të Mbyllura