Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. “Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano. Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit. ...
Komentet te Brukseli e ka caktuar takimin Kurti -Vuçiq, kjo është data Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dallimet që i kanë Goran Rakiq dhe Milan Radojçiq të cilët të dy janë pjesë e Listës Serbe. “A janë krejtësisht të ndryshëm Rakiqi dhe ai kryekrimineli nuk mund të them sepse janë në të njëjtin subjekt politik. A janë identik prapë nuk mund të them, a e dini pse se për kryekriminelin ka fletëarrest e mos harroni në një qeverisje të mëhershme iu patë fletëarresti për arsye teknike dhe taktike. Ndërkaq, edhe në listë të zezë nuk është Rakiqi sikurse ai krimineli nuk janë identik”, ka thënë Kurti. Ai, në seancën e Kuvendit të Kosovës duke iu kthyer përgjigje deputetëve të ...
Komentet te Kurti: Rakiq nuk ka fletëarrest, Radojçiq ka Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar. “Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e një padie të iniciuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. “Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve”, ka thënë ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haxhiu: Kosova e ka fituar një rast në arbitrazhin ndërkombëtar Janë të Mbyllura
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit”. Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë. Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, bëhet fjalë për katër viktima. Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin. Kërkohet ndërhyrje më e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje. Policia ndodhet në vendin ...
Komentet te Aksident tragjik në Rrogozhinë, shkon në 4 numri i viktimave: Shuhet familja, trupat kanë ngecur në makinë Janë të Mbyllura
“Sunny Hill Festival” nis sonte dhe për katër ditë do të sjell emra të mëdhenj të muzikës botërore, përfshirë Dua Lipën, J Balvin, Diplo dhe Skepta. Mbrëmë këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare pak orë para festivalit arriti në Prishtinë ndërsa këtë e ka konfirmuar vet ajo mëngjesin e ditës së sotme (e enjte). 26-vjeçarja ka publikuar imazhet e para nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa u shpreh se mezi pret natën e sotme. Vlen të theksohet se Komuna e Prishtinë njoftoi se rruga drejt parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 ...
Komentet te Dua Lipa publikon pamjet e para nga Prishtina: Mezi po pres natën e sotme Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti thotë se shtyrja për një muaj e zbatimit të reciprocitetit me targa dhe dokumente e kanë shtyrë shkaku i fushatës së fuqishme dezinformuese të Beogradit te serbët e Kosovës. “Për shkak të fushatës të madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi mbi qytetarët serbë të Kosovës ne kemi pranuar tek faktorët amerikanë dhe evropianë ta shtyjmë zbatimin deri më 1 shtator, për shkak të fushatës së tmerrshme të dezinformimit jo për shkak të mungesës të fushatës tonë. Nuk ka pasë qytetar që ka dashtë të informohet që nuk është informuar por është e vërtetë se ka qenë shumë më e fuqishme fushata e dezinformimit”, tha Kurti. ...
Komentet te Kurti: E kemi shtyrë zbatimin e reciprocitetit shkaku i fushatës dezinformuese të Beogradit Janë të Mbyllura
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Në një familje në lagjen Arbana të Prizrenit, djali bashkë me nusen e tij dyshohet se kanë keqtrajtuar nënën e moshuar. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 66-vjeçarja e cila ka deklaruar se djali i saj ka kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia ku jetojnë, duke e kërcënuar në mënyrë bizare se do e presë e do e pijë gjakun e saj. Po ashtu ankesa ka edhe për ...
Komentet te “Dil prej shpisë, se t’prej edhe e pij gjakun tond”/ Djali bashkë me gruan kërcënojnë dhe rrahin nënën e moshuar Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë replikuar mjaft ashpër në Kuvend në një debat për situatën në veri dhe veprimet e fundit të Qeverisë. Kurti fillimisht tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq ishte pritur nga Haradinaj në zyrën e kryeministrit. “Vetëm ta keni parasysh, para 4 viteve kryekrimineli atje është pritur në zyrën e kryeministrit. A sot ka fletë arrest dhe është në listën e zezë të Thesarit Amerikan. Ky është dallim i madh… Andaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm sepse ju njohim mirë”, tha Kurti. Në replikë, Haradinaj i tha Kurtit të mos merrte merita për listën e zezë të SHBA-së, por ...
Komentet te Kurti: Mos më shit moral, e prite Radojçiqin në zyrë, Haradinaj: Je në tavolinë me Rakiqin Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 03:20 në rrugën Prishtinë-Ferizaj saktësisht në Çagllavicë ka ndodhur një aksident ku të përfshira kanë qenë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sa i përket lëndimeve trupore, gjashtë persona kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale. “Sot rreth orës 03:20 ne rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci për Sinjalin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë në Çagllavicë, lëndohen gjashtë persona Janë të Mbyllura
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha pas takimit me ambasadorin amerikan, Joefferey Hovenier, se I dëgjoi me vëmendje porositë e tij për çështjen e reciprocitetit, por tha se vendimi i qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Në një bisedë ekskluzive për gazetarin Besnik Tahiri, ai tha se me ujdinë e Brukselit, ndalesat eventuale mund të vlejnë vetëm për palët e treta që hyjnë në Kosovë, ose për ndonjë makinë me targa të Serbisë, por jo edhe për ato të serbëve të Kosovës. Ministri për Kthim dhe Komunitete, tha në këtë bisedë, se Lista Serbe e synon rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe se për këtë ...
Komentet te Rakiq pas takimit me Hovenier: Qeveria po e shkel marëveshjen e Brukselit, bëhemi me opozitën për ta rrëzuar Janë të Mbyllura