Prishtina Weather ka njoftuar se edhe sot të do të mbajë mot kryesisht me diell në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit temperaturat maksimale do arrijnë në 32-35C, raporton Gazeta Sinjali. Ndërsa javën ardhshme është paralajmëruar se me shumë gjasa pritet të ketë rrebeshe e bubullima. Ndryshe, korriku i vitit 2022 në Prishtinë i shtati më i ngrohtë në shënimet 70-vjeçare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot temperaturat deri në 35 gradë, javën tjetër prishet moti Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Çdo ditë në Polici denoncohen dhjetëra raste nga gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe familjarët tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali. Një familje në fshatin Ribar i Madh është në hall me të zotin e shtëpisë, i cili vazhdimisht dyshohet se ushtron dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se dje gjatë ditës është rrahur nga bashkëshorti i saj, i cili i ka kërcënuar familjarët me vdekje në rast se nuk ia japin një shumë të parave prej ...
Komentet te “Mi jepni 4 mijë e 500 ose ju vras”/ Burri në Lipjan rrah gruan dhe kërcënon familjarët Janë të Mbyllura
Loredana është përfolur së fundmi se është bërë “mollë sherri” mes Noizyt dhe Mozzikut. Dy reperët, të cilët sollën disa muaj më parë një duet të suksesshëm, i kanë dhënë fund miqësisë, gjë që u provua dhe nga fshirja e hitit “Bonjour Madame” në Youtube. Ishte Noizy, i cili hodhi poshtë këto spekulime, ku theksoi se mes tij dhe Loredanës nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi. Sa i përket raportit me Mozzik-un, ai theksoi se kishte ardhur për arsye biznesi dhe se Loredana nuk kishte të bënte aspak me këtë. Pas këngës “Heart Attack”, të publikuar disa javë më parë, Noizy dhe Loredana janë bërë sërish bashkë. Sipas “Prive”, ...
Komentet te Ç’po kurdisin? Mes thashethemeve për një romancë, Loredana dhe Noizy sërish bashkë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident trafiku që ndodhi në orët e mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht te rrethi i Çagllavicës, ku mbetën të lënduar gjashtë persona. Në aksident u përfshinë dy vetura, me ç’rast shoferi që drejtonte njërin automjeti dyshohet se shkaktoi aksidentin. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për A.H., 19-vjeçar, pakistanez, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit. Ai po dyshohet se shkaktoi këtë aksident dhe për pasojë mbeti i lënduar edhe vet. Të lënduarit u dërguan në QKUK, ku tre prej tyre, përfshirë të dyshuarin po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor si pasojë ...
Komentet te Shoferi që shkaktoi aksidentin në Çagllavicë po trajtohet në QKUK nën sigurimin e policis Janë të Mbyllura
Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot seancën e fundit të sesionit pranveror, raporton Gazeta Sinjali. Seanca përfundoi në mungesë kuorumi për vendimmarrje, me ç’rast kryetari Glauk Konjufca mbylli punimet. Ai bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pushim deri në fillim të muajit shtator. Në këtë seancë u miratuan një sërë projektligjesh, që i gjeni në këtë link. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Në mungesë kuorumi përfundon seanca, Kuvendi shkon në pushim veror Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast që lidhet me veprën penale “hyrje në sistemet kompjuterike”, pas denoncimit të një 33-vjeçari nga Fushë Kosovë i cili ka raportuar se dikush ia ka hakuar fjalëkalimin e tij në një llogari ku mban kriptovaluta dhe janë kryer transaksione të ndryshme. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se vlera e mjeteve që kanë kaluar nëpër disa kuleta virtuale është rreth 40 mijë euro. Viktima ka deklaruar se paratë janë marrë nga ‘Metamask’, me ç’rast dyshohet se kundërligjshëm i janë vjedhur paratë dixhitale. Ai ka deklaruar para hetuesve policorë së nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar ...
Komentet te Dikush bën kërdi në llogarinë e kriptove të 33-vjeçarit në Fushë Kosovë, ia marrin 40 mijë euro para dixhitale Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur përsëri se veprimi i qeverisë më 31 korrik për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, sipas saj, ka qenë i pakoordinuar me aleatët e vendit. Ajo, veprimet e së dielës i quajti të paplanifikuara, të papërgjegjshme dhe siç tha ajo, aleatët e Kosovës me kohë e kanë kërkuar shtyrjen e përkohshme të implementimit të masës së reciprocitetit për karta identiteti e targa të veturave. “Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur koordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapsesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ...
Komentet te Çitaku: Të dielën pamë një shfaqje kaotike, që prodhoi ankth e pasiguri – Hovenier ju nxori me fytyrë Janë të Mbyllura
Mediat britanike kanë bërë publike momentin kur 9-vjeçarja Lilia Valutyte është goditur me thikë nga një person në rrugë, ndërsa ishte duke luajtur jashtë kafenesë ku punonte nëna e saj. Siç shihet edhe nga pamjet e bëra publike nga “The Sun” Lilia e vogël dhe motra kanë qenë duke luajtur, ndërkohë që një person me thikë afrohet dhe e qëllon për vdekje. Menjëherë forcat e policisë aty pranë i shkojnë pranë vogëlushes për t’i dhënë ndihmën e parë, por ishte e kotë, pasi 9-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi thika i kishte prekur organet jetësore. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ishte duke luajtur në rrugë me motrën, 9-vjeçarja theret me thikë nga një burrë Janë të Mbyllura
Bashkësia Islame e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për lejimin e bartjes së shamive në shkolla. BIK kërkon që të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, që ua ndalin bartjen e shamisë nxënëseve. “Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin ...
Komentet te BIK kërkon lejimin e bartjes së shamisë në shkolla Janë të Mbyllura
Lista Srpska e sulmon ambasadorin amerikan i quan vlerësime të pretenduara deklaratat për Radoiçiqin
Lista Serbe i ka reaguar ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për deklaratën që diplomati e dha për nënkryetarin e këtij subjektin, Milan Radoiçiq, gjatë dhe pas takimit që pati me shefin e listës, Goran Rakiqin . Hovenier tha se në takim ripërsëriti qëndrimin e SHBA karshi politikanit ndaj të cilit ka vendosur sanksione. LS deklarohet se nuk qëndrojnë pohimet e ambasadorit për përfshirjen e pretenduar të Rakiqit në aktivitete ilegale, dhe pret nga zyrtari amerikan që pohimet e tij t’i mbështes me dëshmi, e jo me vlerësime të hamendësuara. Në një deklaratë për medie, ky subjekt e akuzon Hovenierin se pas takimit nuk u tregoi gazetarëve se edhe Rakiq brenda i ...
Komentet te Lista Srpska e sulmon ambasadorin amerikan i quan vlerësime të pretenduara deklaratat për Radoiçiqin Janë të Mbyllura