Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Escobar: Sekretari i Shtetit u tha Kurtit e Osmanit se duhet të nisë diskutimi për Asociacionin

Lajme
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u ka thënë se Osmani e Kurtit në takimin që kanë pasur në Departament të Shtetit se duhet të nisë diskutimi për Asociacionin. “Ne besojmë se ka një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Besoj se jemi afër zbatimit e udhërrëfyesit për energjinë në veri, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes për të pagjeturit dhe shpresoj që palët do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje shumë shpejt. Dhe sikurse sekretari [amerikan i Shtetit, Antony]Blinken u tha presidentes [Vjosa Osmani] dhe [Albin Kurti] kryeministrit të Kosovës kur ishin në SHBA, ...
Komentet te Escobar: Sekretari i Shtetit u tha Kurtit e Osmanit se duhet të nisë diskutimi për Asociacionin Janë të Mbyllura

Hoti ia kthen Ferajt: S’jam si ti, mund ta artikuloj mendimin lirshëm pa marrë urdhër

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook është kundërpërgjigjur kundër kritikave të Hysamedin Ferajt, këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Hoti dirigjohet nga ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Sipas Hotit, kritikuesi i tij është një person i cili nuk mund të artikuloj mendimin e tij pa marrë urdhër. “Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhrave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe rrobë në ...
Komentet te Hoti ia kthen Ferajt: S’jam si ti, mund ta artikuloj mendimin lirshëm pa marrë urdhër Janë të Mbyllura

Ish-ushtari i UÇK-së do të padisë LVV-në dhe Listën Guxo: Po kërcënohem vazhdimisht nga militantët e tyre

Lajme
Ushtari me origjinë amerikano-gjermane i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Michael Spath, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se po përgatit kallëzim penal kundër udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo. Kjo pasi që sipas tij ai po kërcënohet vazhdimisht me komente fyese dhe denigruese nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, në rrjetet sociale. Sipas tij komentet e tilla kanë për qëllim poshtërimin e personalitetit të tij në rend të parë dhe denigrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rend të dytë. Ai poshtë lajmërimit të tij në Facebook, ka postuar edhe disa fotografi ku shihen komentet ofenduese ndaj tij. “Është ...
Komentet te Ish-ushtari i UÇK-së do të padisë LVV-në dhe Listën Guxo: Po kërcënohem vazhdimisht nga militantët e tyre Janë të Mbyllura

Bulliqi reagon pas nisjes së hetimeve rreth ndërtimeve pa leje në Batllavë: Le të zbardhet e vërteta

Lajme
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mirëpritur hetimet e Prokurorisë Themelore lidhur me shkarkimin e ish-drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi. Bulliqi thotë se i është gëzuar hetimeve me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me ndërtimeve pa leje rreth Liqenit të Batllavës. “Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës. I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje”. “Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë ...
Komentet te Bulliqi reagon pas nisjes së hetimeve rreth ndërtimeve pa leje në Batllavë: Le të zbardhet e vërteta Janë të Mbyllura

MSH publikon raportin: Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

Lajme
Mbi një mijë raste me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton për 1.266 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë viktimë. Dje janë shëruar 1.606 qytetarë, ndërsa janë dhënë 64 doza të vaksinës. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 9.252. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te MSH publikon raportin: Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus sot në Kosovë Janë të Mbyllura

HYJNESHA NË FRON

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është rikthyer në vendin e saj të origjinës për edicionin e tretë të festivalit Sunny Hill. Ajo sot ka mbajtur një konferencë për media , në prezencë të babait të saj, Dukagjin Lipa, dhe Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit teksa ka vlerësuar lartë kontributin që ky festival i sjell promovimit të kryeqytetit, i ka bërë edhe një dhuratë simbolike këngëtares 26-vjeçare Ai i ka dhuruar asaj ‘Hyjneshën në Fron’ të gravuar në ari të bardhë 4000 vjeçar të vjetër. Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare ...
Komentet te HYJNESHA NË FRON Janë të Mbyllura

Dua Lipa dhuroi performancë madhështore në Prishtinë – elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival” (Video)

ShowBiz
Mbrëmë (e enjte) është bërë hapja e “Sunny Hill Festival”, ku mijëra persona morën pjesë për të parë nga afër performancën e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Artistja e famshme u ngjit në skenën e festivalit në mesnatën e mbrëmjes së kaluar për të performuar disa prej hiteve më të mëdha. E veshur e tërë me ngjyrë rozë me shkëlqim, bluz, mini-fund dhe çizme me taka, Dua ishte e shoqëruar edhe nga valltarët e saj. Foto: Sunny Hill Festival/Instagram Krijuesja e hitit “Levitating” i dha të gjitha në performancë, duke bërë që publiku të këndonte e duartrokiste me secilën këngë të saj. Foto: Dua Lipa në “Sunny Hill ...
Komentet te Dua Lipa dhuroi performancë madhështore në Prishtinë – elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival” (Video) Janë të Mbyllura

Tragjike: Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, dy persona tjerë mbesin të lënduar

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë, teksa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një 19-vjeçar, i cili u godit për vdekje nga vetura. “Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara).  Si pasojë e aksidentit ...
Komentet te Tragjike: Vetura godet për vdekje një 19-vjeçar në Prishtinë, dy persona tjerë mbesin të lënduar Janë të Mbyllura

Vitiasi e ndjek pas gruan që iku nga dhuna në familje, e rrah edhe në rrugë – e shpëton një kalimtar i rastit

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ku një burrë përfundoi në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht bashkëshorten e tij. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ku pas dhunës së përjetuar, 20-vjeçarja është nisur të ikë nga shtëpia dhe të shkojë te familjarët e saj. ...
Komentet te Vitiasi e ndjek pas gruan që iku nga dhuna në familje, e rrah edhe në rrugë – e shpëton një kalimtar i rastit Janë të Mbyllura

Punime në rrjet, vendet që do të mbesin sot pa rrymë

Lajme
Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të premten. Ky është orari i ndërprerjeve të rrymës sipas rajoneve: Prishtinë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga TS 110/35/10 kV Palaj do të ndërprehet: Dalja 10 kV Prelluzha (kodi: 18024003) nga ora 10:00 deri 15:00 Vendet: Plemetin, Stanovci i Ulët, Prilluzhë, Lumi i Madh, Gllavotinë, Bivolak, Zhilivodë, Strovc dhe Bequk. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve. 2. Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet: Dalja 10 kV Llapushnik (kodi: 16023003) nga ora 09:00 deri 14:00 ...
Komentet te Punime në rrjet, vendet që do të mbesin sot pa rrymë Janë të Mbyllura