Një grua në Prishtinë ka raportuar se i është zhdukur djali 8-vjeçar në pishinën e Gërmisë Sipas Policisë, nëna ka raportuar se derisa ishin bashkë, djali është larguar dhe s’është kthyer më. “Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Kosovarja ...
Komentet te Zhduket një 8-vjeçar në Gërmi, nëna e raporton rastin në Polici Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19. Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 930 raste të reja, teksa janë shëruar 1,479 pacientë. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 8,702 raste. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një viktimë dhe 930 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Vazhdimi i qëndrimit refuzues të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, shihet si shqetësuese në vend. Shpërfillja e Kosovës gjatë vizitës së kryeministrit spanjoll në Ballkanin Perëndimor dhe mos lëvizja e pozicioneve të Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros për njohjen e Kosovës po i faturohet edhe Qeverisë Kurti. Megjithatë, ky proces ndërlidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Sipas deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, ekzekutivi nuk ka bërë mjaftueshëm në politikën e jashtme për t’iu qasur këtyre vendeve mos njohëse. Ajo i sheh me dyshime edhe vizitat e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti në Greqi, derisa thotë për KosovaPress se ende ky ...
Komentet te Mosnjohja e pesëshes së BE-së, qeveria kritikohet për pasivitet Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 11:25, Policia Kufitare në Zubin Potok është sulmuar me armë zjarri. Rasti ka ndodhur derisa Njësia Policore ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, numri i të shtënave me armë zjarri ka qenë dhjetë herë. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së Policisë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Komunikata e plotë: Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar ...
Komentet te Sulmohet me armë zjarri Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Lipjanit, me ç’rast një i ri humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal. Dardan Gashi do të varroset sot në varrezat e fshatit Terbufc, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të ndjerit, përmes një postimi në Facebook. “Njoftimi për varrim: Të Allahut jemi dhe te ai kthehemi. Me pikëllim të thellë ju njoftojë se pas një ngjarje tragjike ka ndërruar jetë më i dashuri jonë DARDAN (ISAK) GASHI 14.07.2000 – 06.08.2022. Allahu të shpërbleft me xhenet Dardan”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u vra mbrëmë në Lipjan Janë të Mbyllura
Sot në orën 05:00 të mëngjesit në një banesë në Prishtinë në rrugën “Sokol Dobruna” është gjetur pa shenja jete një 36-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ekipa e mjekëve ligjor në Prishtinë e kanë konstatuar vdekjen e 36-vjeçarit, sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pasur probleme mendore. Megjithatë, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, për të identifikuar të gjitha arsyet që kanë çuar të riun t’i jap fund jetës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Hetim mbi vdekjen”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjendet pa shenja jete një 36-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se kishte probleme mendore Janë të Mbyllura
Një deputet ukrainas po bënë përpjekje që vendi i tij të njeh shtetësinë e Kosovës. Oleksiy Goncharenko, deputeti ukrainas, ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Facebook. Ai ka ritheksuar faktin se në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare. ...
Komentet te Deputeti ukrainas dorëzon një rezolutë në Parlamentin e Ukrainës për njohjen e Kosovës Janë të Mbyllura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është përgjigjur deklaratave të Emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit. Brnabiq për Radio Televizonin e Serbisë është shprehur se Escobar thotë se kushtëzimi për Asociacionin e bën dialogun të pakuptimtë. “Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, ka thënë ajo. Sipas ...
Komentet te Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim Janë të Mbyllura
Një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje ku u përdorën edhe armë zjarri mbrëmë në një kafene në Lipjan. Dy të dyshuarit, Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi, menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenë ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar te rrahën mes vete. Më pas, dyshohet se Muhamet Gashi ka nxjerrë armën që e mbante me vete dhe ka shtënë në drejtim të viktimave, duke plagosur dy nga të përfshirët në përleshje dhe një kalimtar rasti. 22-vjeçari ...
Komentet te “Për disa vajza…”/ Zbardhet motivi që dyshohet se çoi në tragjedinë në Lipjan ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lipjan, ku gjatë një përleshjeje mes pesë personave u përdorën edhe armë zjarri. Si pasojë një 22-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se dy personat e dyshuar për vrasjen e rëndë janë Gazmend Selimi 45-vjeçar dhe Muhamet Gashi 23-vjeçar. Sipas informacioneve të para Gashi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke ikur në drejtim të panjohuar. E në arrati ndodhet ...
Komentet te Vrasja e rëndë në Lipjan/ Këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia Janë të Mbyllura