Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas ndryshimit të Rregullores së re të Punës për Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Mirëpo postimi i tij është vërshuar nga komente që kërkojnë ndryshimin e udhëzimit administrativ për shaminë në shkolla. Kjo pasi ditëve të fundit ka nisur një fushatë në rrjete sociale që kërkon lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla me hashtagun “ndryshojeni_ua_për_shaminë” Postime të shumta janë bërë në postimin e Kurtit për këtë çështje. Një fushatë e njëjtë ka ndodhur edhe në një postim të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mobilizohen qytetarët/ Përmes komenteve në Facebook i kërkojnë Kurtit lejimin e shamisë në shkolla Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur mesnatën e 24 korrikut në Uglarë të Zubin Potokut, ku si pasojë kishte humbur jetën një 20-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferit i cili ishte në gjendje të dehur momentin që dyshohet se shkaktoi aksidentin, me urdhër të prokurorit sot i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndaj tij nuk ishin marrë veprime ligjore deri më sot, për shkak se si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, po trajtohej në spital. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndalohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në Zubin Potok ku humbi jetën një 20-vjeçar, po voziste i dehur Janë të Mbyllura
Sipas raportimeve, Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi, në një ceremoni private në Londër. Këngëtarja 31-vjeçare mësohet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe se do të njihet si zonja Waititi-Ora. Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari – duke ndezur spekulimet se janë martuar. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht. Çifti u fejuan dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën me miqtë dhe familjen. Një burim i tha The ...
Komentet te Rita Ora martohet me regjisorin Taika Waititi në Londër Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt përçarjes së radhës si pasojë e pakënaqësive që kanë shpërthyer në Grupin e saj Parlamentar. Tashmë janë dy blloqe të pakënaqura në Grupin më të madh Parlamentar; ata që identifikohen si grupi i njerëzve më religjiozë të kësaj partie dhe deputetët e Listës Guxo. Po ashtu, flitet se të pakënaqur janë edhe disa deputetë të njohur të VV’së. Pakënaqësia e këtyre deputetëve është e përbashkëta e vetme, kurse arsyet e këtyre pakënaqësive janë komplet të ndryshme. Express, mbështetur në disa burime të saj, sjell situatën që po zhvillohet në partinë e Albin Kurtit. Haki Abazi kishte hyr vrullshëm në skenën politike të Kosovës, duke u ...
Komentet te Grupi Parlamentar i VV’së po shkapërderdhet? Janë të Mbyllura
Në Gazetën Zyrtare është publikuar rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës. E pika e 66-të e kësaj rregulloreje tregon se çfarë ndodhë kur deputeti ose anëtari i Qeverisë përdor fjalë fyese gjatë seancës së Kuvendit. Fillimisht, deputeti përjashtohet nga seanca e asaj dite prej kryesuesit të seancës. Por nëse personi refuzon të dalë nga salla, atëherë kryesuesi i seancës e ndërpret atë – pason sigurimi i cili obligohet ta largojë me dhunë deputetin ose anëtarin e Qeverisë. E me largim nga seanca individi shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me kompensimin për një seancë plenare. Për rregulloren e re të Kuvendit, të martën ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ...
Komentet te Rregullorja e re e Kuvendit – çfarë ndodh me deputetin i cili përdor gjuhë fyese në Kuvend Janë të Mbyllura
Një ish-mjeshtër i matematikës dhe student premtues i mjekësisë me vendlindje nga Kosova dogji vetën për përpara djalit të tij adoleshent në një qytet jo shumë larg Londrës, pasi kishte borxhe kumar prej 250,000 paund apo 295 mijë euro, sipas një hetimi që raporton Daily Mail. Bylent ‘Bill’ Troshupa, 53 vjeç me vendlindje nga Prishtina i cili u largua nga Kosova për shkak të regjimit të ish-Jugosllavisë për në Londër, u vetvra pasi humbi mijëra baste gjatë pandemisë me firma përfshirë “William Hill” dhe “888”. Martesa e tij u prish dhe një urdhër i ndalimit e pengoi atë të vizitonte gruan Julie Martin, 51 vjeç, dhe djalin e tyre 16-vjeçar. ...
Komentet te Burri nga Prishtina dogji vetën para syve të djalit të tij, shkak borxhet në lojëra fati Janë të Mbyllura
Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova z. Adnan Merovci, kishte shkruar në ditarin e tij personal çdo detaj nga komunikimet e përditshme të anëtarëve të delegacionit gjatë Konferencës së Rambujesë. Ai pas publikimit të të gjitha detajeve të cilat i ka parë në Rambuje, në fund të librit ka shkruar edhe për liderin e delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi. Ai e përshkruan kështu “Kishte momente kur mendohej se e tërë bota ishte në një anë, e Thaçi në anën tjetër, megjithëkëtë, mbeti i pari. Pa këmbëngulësinë e tij nuk do të arriheshin dy gjëra: Referendumi dhe transformimi i UÇK-së. Thaçi, në Konferencën e Rambujesë, ishte në kohën ...
Komentet te Merovci: Thaçi, në Konferencën e Rambujesë, ishte në kohën dhe në vendin e duhur Janë të Mbyllura
Avdullah Hoti, ish-ministër i Financave e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mos rishikimin e buxhetit. Beson se mos rishikimi i buxhetit “do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura”. “Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria”, ka shkruar Hoti në Facebook. Ish-kryeministri i Kosovës që tash është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shtuar se kurrë në histori nuk ka pasur më pak investime kapitale sesa tash. ...
Komentet te Hoti – Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin, po e dëmtoni ekonominë Janë të Mbyllura
Një 20-vjeçari nga fshati Hajvali i Prishtinës është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tij, dje në orët e mëngjesit. I dyshuari ka gjuajtur në drejtim të një familjarit, që fatmirësisht nuk e ka qëlluar. Rastin e ka denoncuar në Polici nëna e tij, e cila ka dhënë detaje për ngjarjen. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se posa nëna e të dyshuarit ka dëgjuar të shtënat me armë ka njoftuar Policinë për të intervenuar, pasi nuk ishte e sigurt nëse i biri gjendej ende në shtëpi. Posa njësite policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes e kanë kuptuar ...
Komentet te Të shtëna me armë në një shtëpi në Hajvali, 20-vjeçari gjuan në drejtim të familjarit – arratiset Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të inskenuar të grabitjes nga një punëtor i kompanisë ‘Falcon’ – postë e shpejtë me seli në Lipjan. Punëtori i dyshuar u zbulua nag Policia pasi ai denoncoi rastin dhe deklaroi rrejshëm se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur rreth 1 mijë euro, dje në Mazgit të Lipjanit. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Atdhe Kelmendin, 36-vjeçar nga Obiliqi, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Ai po dyshohet se dje në mëngjes ka telefonuar Policinë dhe ka raportuar se hajnat ia kanë zënë pritën në Mazgit dhe ia morën 1 ...
Komentet te Ky është punëtori i postës ‘Falcon’ që dyshohet se inskenoi grabitjen e 1 mijë eurove, ndalohet për lajmërim të rrejshëm Janë të Mbyllura