Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti sërish flet për luftën: Jemi vigjilentë, politikat agresive mund të kthehen në një sulm kundër Kosovës

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rrezikun e një lufte të mundshme me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali. Në një intervistë për tabloidin ‘Reuters’, Kurti ka thënë se Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me pakicat serbe mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.  “Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit në një mënyrë apo tjetrën mund të kthehen edhe në një sulm kundër Kosovës”, është shprehur Kurti. Tutje Kurti vazhdoi paralajmërimet, duke thënë se nuk jemi të frikësuar. “Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë ...
Komentet te Kurti sërish flet për luftën: Jemi vigjilentë, politikat agresive mund të kthehen në një sulm kundër Kosovës Janë të Mbyllura

Debati për shaminë, Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dude Balje, e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon bartjen e shamisë nëpër shkolla, raporton Gazeta Sinjali. Në një intervistë për Euronews Albania, Balje tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen. “Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmijë që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balje. Ndryshe, një debat i madh është hapur ...
Komentet te Debati për shaminë, Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Ky është 34-vjeçari që u kap me mbi 27 kilogramë drogë në Mramor

Lajme
Ditën e djeshme Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë mbi 27 kilogramë drogë në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Ato u gjenden brenda një veture, shoferi i së cilës përfundoi në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se personi që u arrestua është Nikola Nedeljkoviç, 34-vjeçar. Nikola Nedeljkoviç Sipas njoftimit të Policisë, vetura e Nedeljkoviç u ndalua pasi hetuesit policorë kishin marrë informacione se bëhet fjalë për një rast të trafikimit me substanca të dyshuara narkotike. Në veturën e tij ku u gjet droga, u gjetën dhe u sekuestruan edhe 60 euro dhe 320 dinarë. “Për veprimet lidhur me rastin është ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është 34-vjeçari që u kap me mbi 27 kilogramë drogë në Mramor Janë të Mbyllura

Haradinaj prezanton tre skenarë që mund të ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpalosur tre skenarë që sipas tij mund të jenë kyç për një arritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë intensivisht me QUINT-in dhe serbët e veriut deri 1 shtator. “Të dashur qytetarë, tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator”, ka thënë ai. Tutje, Haradinaj ka thënë se BE-ja duhet ...
Komentet te Haradinaj prezanton tre skenarë që mund të ndihmojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

Rikthehet ‘BeerFest Kosova’, zbulohen datat e organizimit dhe lokacioni i festivalit

Lajme
“BeerFest Kosova” është festivali i birrës që organizohet në Kosovë. Kjo ngjarje ka karakter promocional dhe argëtues, me ç’rast brende të ndryshme të birrave marrin pjesë me çmime promocionale dhe oferta interesante për adhuruesit e birrës. Ky festival po rikthehet edhe këtë vit, me datat 19, 20 dhe 21 gusht. Këtë e kanë bërë të ditur, organizatorët e festivalit. “BeerFest Kosova”, do të mbahet në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë. Njoftimi i plotë: Beerfest Kosova ’22, rikthehet fuqishëm me 19, 20 dhe 21 gusht, në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë. Njoftojmë të gjithë adhuruesit e birrave se 14 brende vendore dhe ndërkombëtare do të jenë pjesë ...
Komentet te Rikthehet ‘BeerFest Kosova’, zbulohen datat e organizimit dhe lokacioni i festivalit Janë të Mbyllura

Ish shefi i OSBE: Udhëheqësit e UÇK-së s’kanë përgjegjësi për krimet individuale etnike

Lajme
Ambasadori Dan Everts, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë në vitet 1999-2001, në pasthënien e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, shkruan se një propagandë që vazhdimisht përhap lajme të rreme e shpifëse, vazhdon të hedh magji të keqe mbi Kosovën dhe përfaqësuesit e saj. Everts thotë se spastrimi etnik i serbëve ishte rezultat i një fushate sistematike, të planifikuar dhe me vullnetin e autoriteteve më të larta, dhe që përfshiu edhe forcat e rregullta dhe vullnetarët. “Nuk ekziston asnjë dëshmi e qëllimit të ngjashëm strategjik apo sistematik nga ana e shqiptarëve të Kosovës. As pretendimet për përgjegjësi personale për krimet individuale ...
Komentet te Ish shefi i OSBE: Udhëheqësit e UÇK-së s’kanë përgjegjësi për krimet individuale etnike Janë të Mbyllura

Petkoviq i reagon menjëherë Kurtit për zbatimin e vendimit nga 1 shtatori: Ai po i bie borive të luftës

Lajme
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi deklaroi se nga 1 shtatori do të vazhdojë zbatimi i vendimit për targat dhe letërnjoftimet serbe. Petkoviq ka thënë se “Kurti di t’i bie vetë borive të luftës”. “E vetmja gjë që Albin Kurti di është se i bie borive të luftës dhe udhëheq politikë kërcënimesh dhe shantazhesh, siç dëshmohet nga deklaratat e tij të fundit, në të cilat ai edhe një herë konfirmoi se dëshiron konflikte dhe se i pëlqen të flasë për luftë çdo ditë”, ka thënë Petkoviq. Kryenegociatori serb ka thënë se Beogradi është i gatshëm të negociojë zgjidhje që janë ...
Komentet te Petkoviq i reagon menjëherë Kurtit për zbatimin e vendimit nga 1 shtatori: Ai po i bie borive të luftës Janë të Mbyllura

Sulmohet brutalisht një vajzë në parkingun e Viva Freshit te rruga B

Lajme
Një vajzë 22-vjeçare është sulmuar në parkingun e marketit ‘Viva Fresh’ te rruga B në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:00. Motivet e sulmit ende s’janë të njohura, por sipas informatave të para atë e ka rrahur një person i moshës 34-vjeçare, i cili nuk dihet se çfarë raporti ka me viktimën, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se dikush e ka njoftuar Policinë për rastin e rrahjes, me ç’rast një patrullë ka intervenuar, ku ka gjetur në parking vajzën që u sulmua. Ajo ka deklaruar se i dyshuari R.H., e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me duar dhe më pas është zhdukur, por jo për një kohë të ...
Komentet te Sulmohet brutalisht një vajzë në parkingun e Viva Freshit te rruga B Janë të Mbyllura

Raportohet se familjari i ministrit Mehaj u emërua në bordin e “Trainkos-it”

Lajme
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”. Astrit Mehaj është emëruar anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje, i cili siç raporton Paparaci është familjar i afërt i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai aktualisht punon në një kompani private të sigurimeve. Nuk dihet deri më tani përvoja e tij menaxheriale, por ajo që dihet është se ai ka lidhje familjare me ministrin e Mbrojtjes. Lëvizja Vetëvendosje, e cila vazhdimisht është ankuar për punësimet të së kaluarës nga partitë politike, tashmë kohë pas kohe po e dëshmon të kundërtën. Përveç punësimeve familjare dhe të militantëve, tashmë pushteti po ndërhyn edhe ...
Komentet te Raportohet se familjari i ministrit Mehaj u emërua në bordin e “Trainkos-it” Janë të Mbyllura

Rizvanolli bën thirrje të kursehet energjia: Do të jetë një dimër i jashtëzakonshëm

Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike për ta kaluar këtë dimër që ajo e quajti të jashtëzakonshëm. Rizavnolli përmendi se kanë marrë disa masa emergjente për kursimin e energjisë elektrike, ashtu siç kanë vepruar shumë shtete në Evropë. “Është mirë të jemi të vetëdijshëm për çfarë na pret. Ne po marrim masat e nevojshme. Aq më pak të importojmë, aq më pak do të ndikohemi. KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit. Duhet të kursejmë energji. Secili në institucionet, në shtëpitë tona do duhet ta bëjmë maksimumin për kursim. Marrëveshja ...
Komentet te Rizvanolli bën thirrje të kursehet energjia: Do të jetë një dimër i jashtëzakonshëm Janë të Mbyllura