Rastet kur qytetarët rrezikojnë jetën e tyre por edhe të tjerëve në trafik janë shpeshtuar në vendin tonë e sidomos pas daljes së idesë në përdorimin e trotinetave elektrik. Një rast i fundit ka ndodhur në kryeqytet, teksa shihet një person duke e ngarë një trotinet elektrik dhe prapa tij ka të ulur një fëmijë të cilit ia rrezikon jetën, raporton Gazeta Sinjali. Pamjet janë publikuar në Facebook, nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, ku shihet se gjatë ngasjes së trotinetit makinat veçse kalojnë në drejtimin e tyre gjatë rrugës duke e vështirësuar situatën për mos shkaktimin e ndonjë incidenti ndaj fëmijës, gjithashtu edhe personit i cili vozit trotinetin. Ndryshe, trotinetet ...
Komentet te E frikshme: Një person ia rrezikon jetën fëmijës, e vendos prapa në trotinet elektrik (PAMJE) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një deklaratë e kryeministrit Kurti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për intervistën dhënë medias italiane, “La Repubblica”. Ai nuk e mohoi mundësinë e luftës, duke thënë se për këtë iniciatore është Rusia, që po ndihmohet nga Serbia për destabilizim të rajonit. Tutje, kryeministri shkoi edhe më tej. Tha se po të kishte një episod të dytë lufte në Transnistria, atëherë mundësitë që një luftë e tretë të ndodhte në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Kosovë, do të jenë të mëdha. “Nuk dua të them shumë i lartë, sepse këtu kemi kontigjentin e NATO-s, por sigurisht mbetet i lartë. Mbi të gjitha, jemi një demokraci ...
Komentet te Nuk kishte luftuar kur ishte koha, Kurti tash çdo ditë flet për luftë – Pse? Janë të Mbyllura
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati që të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore, raporton Gazeta Sinjali. Lëshimi i kësaj Qarkore ju mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor. Sinjali ka kontaktuar me Jeton Abazin, kryesuesin e e kolegjiumit të financave në kuadër të AKK, i cili tha se mos lëshimi i Qarkores së dytë Buxhetore iu shkakton telashe komunave të Kosovës. “Është hera e parë që nuk lëshohet Qarkorja Buxhetore gjatë muajit korrik. Kërkesa jonë është që Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve të lëshoj Qarkoren e dytë Buxhetore ...
Komentet te “Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet”, AKK me kërkesë urgjente për Ministrinë e Financave dhe Transfereve Janë të Mbyllura
Rastet kur debatet mes personave eskalojnë në dhunë fizike nuk janë edhe të rralla në vendin tonë, gjë që për të cilën pothuajse çdo ditë raportohet. Një rast i fundit ka ndodhur në kryeqytet, ku dy persona shihen duke u rrahur mes vete, raporton Gazeta Sinjali. Sipas pamjeve të publikuara nga faqja në Facebook, “Vrojtuesit e Lagjes”, shihet se njëri nga personat e përfshirë në rrahje e kap për xhakete tjetrin dhe i bie me grushte në fytyrë. Arsyeja se pse ka ndodhur kjo rrahje nuk dihet, megjithatë Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë ndonjë informacion nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prishtinës lidhur me rastin, por të njëjtit ...
Komentet te Rrahje në Prishtinë, e kap për xhakete dhe i bie me grushte në fytyrë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Këngëtarja shqiptare me renome, Dua Lipa, prej disa ditësh është duke qëndruar në Kosovë. Kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”, që organizohet për vitin e tretë me radhë nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Ajo performoi në natën e parë të këtij festivali, ndërkohë që ka ndjekur edhe netët e tjera me artistë të shumtë botëror. Foto: Screenshot/Instagram 26-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa momente të veçanta nga “Sunny Hill”, ku shfaqet së bashku edhe me të motrën, Rinën dhe të vëllanë, Gjinin. Krijuesja e hitit “One Kiss” po ashtu në koleksion ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën. Foto: Screenshot/Instagram “Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, ka ...
Komentet te Dua Lipa ndan momente të tjera të veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të rezistojnë për krijimin e asociacionit nëse insistimi për themelimin e tij është për të forcuar një mekanizëm të Serbisë në Kosovë. Në një konferencë për media, ajo ka thënë se nuk po krijohen augmente kredibile për përmirësimin e jetës së qytetarëve serb në Kosovë por për krijimin e mekanizmave të ndikimit të Serbisë. Kusari-Lila ka përmendur Listën Serbe, e cila është pjesë e Kuvendit të Kosovës, por sipas saj ka muaj që abstenon tërësisht nga të gjitha veprimet brenda institucionit. Sipas saj, ata nuk përfaqësojnë interesat e komunitetit serb në Kosovë, por ...
Komentet te Kusari për asociacionin: Do të rezistojmë siç kemi bërë deri tani Janë të Mbyllura
Turi i koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore po vazhdon kudo ku ka shqiptar dhe padyshim një nga ata më të angazhuarit është Noizy. Reperi së fundmi u përball me një situatë jo të këndshme por që e mori me sportivitet. Teksa po performonte këngën “Alkool”, laptopi i DJ-it ka ngecur. “A vjen a vjen a vjen… Mu ka prish laptopi” ,këndon Noizy teksa ‘deformon’ me humor tekstin e këngës. “Ka shumë nxehtësi, ju kërkojmë ndjesë. Edhe pak do i gjuajm DJ me bidona. Hë m lila ça bëhet? Ku është Beleci? Oooo Belec”- vijoi Noizy. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te I ndodh e papritura teksa po performonte, publiku si mban të qeshurat nga reagimi i Noizyt (Video) Janë të Mbyllura
Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka biseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Grennell është shprehur i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende president. “Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell. Pavarësisht se nuk mban ndonjë post në administratën amerikane, Grenell vazhdon t’i komentoj ...
Komentet te Grenell tregon se ka folur në telefon me Thaçin në Hagë Janë të Mbyllura
Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar pas intervistës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku foli për rrezikun e një lufte të re. Petkoviq shkroi në Facebook me një postim se Kurti “po bën thirrje për konflikte në Kosovë”. Petkoviq shtoi se “Kurti haptas do luftë, jo dialog e marrëveshje, por do të marrë mësim nga presidenti Vuçiq”. “Përpjekjet e Prishtinës për ta imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me disa ëndrra të kota për ‘njohje reciproke’ nuk janë gjë tjetër veçse taktikë për të marrë kuptim dhe për ta prishur dialogun edhe para fillimit të tij. E di që ...
Komentet te Petkoviq i drejtohet Kurtit: Do ta marrësh një mësim nga Vuçiqi në Bruksel Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore e Ferizajt po zhvillon një aksion, si vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në Brezovicë, lidhur me ndërtimet atje. Qëllimi i këtij inspektimi sipas Prokurorisë është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin. Kështu ka bërë të ditur prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku. “Operacioni për identifikim dhe regjistrim të vikend-shtëpive në Brezovicë është duke vazhduar edhe sot sikur më datë 04.08.2022”, tha prokurori Maloku./Sinjali ...
Komentet te Aksion i Prokurorisë, cak ndërtimet në zonën e Brezovicës Janë të Mbyllura